Ja Se Si Infiltrohen “Mistaravimët” Në Mesin e Palestinezëve

  • None
nga Adnan Ebu Amer | Publikuar në Tet. 18, 2015, mesnatë

“Sipas të përditshmes arabe“Al-Monitor” (Monitori)masmediat ndërkombëtare kanë filmuar se, çfarë po ndodh në të vërtetë, në trojet palestineze të Çisjordanisë dhe në kryeqytetin palestinez, të Kudsit Sherif, gjatë përleshjeve të fundit mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Filmimet shfaqin qartë se,si civilëtë armatosur izraelitë “mistaravimët”arrestojnë dhe dorëzojnëcivilët palestinezë, tek forcat e mbrojtjes izraelite.Këta izraelitë të infiltruar“mistaravimët” veshinxhelabijen tradicionale arabe dhe flasin rrjedhshëm gjuhën arabe si palestinezët. “Mistaravimët” kanë për detyrë, infiltrimin, arrestimin dhe në disa raste asgjësimin fizik të palestinezëve”.

“Në ditët e sotme, ndërhyrjet dhe operacionet e “mistaravimëve” po vijnë duke u rritur. “Mistaravimët” kanë kryer ndërhyrje dhe operacione, në mesin e pasletinezëve,  në hyrjet e qyteteve palestineze dhe pranë postoblloqeve izraelite,përkatësisht në pikat e kontrollit, në të dyja anët e kufirit”.

“Më datë 7 tetor 2015, ju mund t’i shihnit qartë “mistaravimët” gjatë përleshjeve mes forcave të mbrojtjes izraelite dhe studentëve palestinezë, të Universitetit të Birzeitit dhe në demonstratat e palestinezëve, në pikën e kontrollit izraelit të Bejt Elit, i cili ndodhet në anën veriore, të qytetit palestinez të Ramallahut”.

“Ndonëse deri me tani, nuk ka ndonjë vlerësim të saktë, në veprën me titull: “Mistaravimët: Skuadrat e Vdekjes Izraelite”e autorit Gasan Darit, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i botuar në vitin 2005, shkruhet se “mistaravimët” kanëasgjësuar fizikisht 422 palestinezë nga viti 1988 deri në vitin 2004”.

“Radiotelevizioni kataras “Al Jazeera” (El Xhezire-Gadishulli) më datë 27 mars 2015, përgatiti një dokumentar, mbi “mistaravimët” dhe detyrat e tyre të fshehta. Gjithashtu në faqen e internetit të “You Tube” (Televizioni Yt) gjenden pamje të shumta mbi “mistaravimët”.

“Sipas të përditshmes arabe “Al-Monitor” (Monitori)Imad Husejni, kjo figurë udhëheqëse e protestave palestineze, në trojet palestineze të Çisjordanisë shprehu: “Mistaravimët” mund të shndërrohen nga çasti në çast, nga civilë palestinezë, në ushtarë izraelitë, duke nxjerrur pistoletat e tyre të vogla. “Mistaravimët” pasi arrestojnë protestuesit palestinezë, vënë kapelet e tyre të policisë, me mbishkrimin “policia” (מִשׁטָרָה) në gjuhën hebreje. Gjatë përleshjeve të fundit, kur rinia palestineze, ishte duke hedhur gurë, kundër ushtrisë izraelite,protestuesit palestinezëpapritur vërejtën se, shumë protestues në mesin e tyre, nisën të hapnin zjarr kundër tyre. Këta pra ishin pikërisht “mistaravimët”.

“Palestinezët, kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme mbi “mistaravimët” gjatë“Intifadës” (Kryengritjes) së parë dhe të dytë palestineze. Sipas këtyre të të dhënave, pohojmë se “mistaravimët” flasin rrjedhshëm gjuhën arabe. Këta të fundit, janë të vështirë për t’udalluar, në mesin e palestinezëve, sepse këta tëfundit mbulojnë fytyrat me shallë dhe këmisha. Arsyeja kryesore e këtij mbulimi të fytyrës është, mosidentifikimi nga kamerat e instaluara, të forcave të mbrojtjes izraelite dhe si rrjedhojë arrestimi i pashmangshëm”.

“Gjithashtu sipas të përditshmes arabe “Al-Monitor” (Monitori)gazetari fotograf Ibrahim Xhumajacitoi: “Mistaravimët” infiltrohen në mesine palestinezëve. Më pas ata i japin guxim, protestuesve palestinezë,qëtë hedhin gurë dhe të përparojnë në sulm kundër ushtrisë izarelite. Ata gjithashtu sigurojnë ujë të pijshëm, për protestuesit palestinezë dhe më pas i arrestojnë. Unë kam qenë dëshmitar okular, nëmëshumëse një rast,se “mistaravimët” duke drejtuar armët kundër protestuesve palestinezë, në pikën e kontrollit në rrethinat eKalendijes, në pikën e kontrollit në rrethinat e kryeqytetit palestinez të Kudsit Sherif dhe në rrethinat e Oferit, në rrethinat e qytetit palestinez të Ramallahut. Më pas “mistaravimët” hapin zjarr mbi protestuesit palestinezë, pak çaste para se të arrijë ushtria izraelite”.

“Mistaravimët” në kohët e fundit, kanë rritur ndjeshëm ndërhyrjet edhe opercionet etyre. Ata zënë rreshtat e para, në mesin e protestuesve palestinezë, vetëm pak metra para ushtrisë izraelite, në rrethinat dhe në hyrjet e qyteteve palestineze të trojeve të Çisjordanisë. “Mistaravimët” hedhin gurë mbi ushtrinë izraelite dhe strehohen pas barrikadave të mëdha, me synimine ruajtjes nga gazi lotsjellës dhe nga plumbat me veshje gome. Por pastaj sa hap e mbyll sytë, ata largohen nga protestuesit palestinezë dhe më pas nisin të hapin zjarr mbi ta. “Mistaravimët” arrestojnë protestuesit palestinezë, të cilët shoqërohen në automjetet e blinduara ushtarake të ushtrisë izraelite”.

“Gjithashtu sipas të përditshmes arabe “Al-Monitor” (Monitori)një protestues palestinez, me nofkën Abdul Hadiu, i arrestuar kohët efundit nga “mistaravimët” tregoi: “Kur isha në mesin e protestuesve palestinezë, në rrethinat e kryeqytetit palestineztë Kudsit Sherif,erdhën dhe na sulmuan me armë, gjashtë njerëz të armatour dhe të veshur me xhelabijen tradicionale arabe. Më pas ne mësuam se, ata ishin në mesin tonë për më shumë se një orë, derisa u erdhi çasti i duhur për arrestimin e tre të rinjve palestinezë. Fatmirësisht unëbashkë më dy protestues të tjerë palestinezë shpëtuam, ndërsa protestuesit e tjerë palestinezë, vijuan të hidhnin gurë kundër “mistaravimëve”.

“Mistaravimët” i nënshtrohen një stërvitjeje të rëndë, e cila është e ndryshme nga stërvitja e ushtrisë së zakonshme izraelite. Ata mësojnë përsosjene dialekteve të gjuhës arabe dhe njohjen e traditave palestineze. Ndonjëherë ata e heqin veten si palestinezë të vjetër, ose shitës rruge”.

“Atat janë të qetë përpara se të hyjnë në protesta. Më pas ushtria izraelite, pëson tërheqje dhe ndalon qëllimin me plumba me veshje gome. Më pas “mistaravimët” rrethojnë protestuesit palestinezë, në bashkëpunim me ushtrinë izraelite dhe më pas kur ushtria izraelite, përparon drejt protestuesve palestinezë, “mistaravimt” tërhiqen pa rënë në sy dhe të qetë, në fund të rreshtave të protestuesve palestinezë dhe përgatiten për arresimin ose asgjësimin fizik të protestuesve palestinezë”.

“Gjithashtu sipas të përditshmes arabe “Al-Monitor” (Monitori)Maha Husejni zëdhënësja e Euro-Medit sqaroi: “Unë ndihem shumë e shqetësuar, mbi përdorimin e tepruar, të ushtrisë izraelite të “mistaravimëve” gjatë përleshjeve, mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, në trojet palestineze të Çisjordanisë dhe në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif”.

“Maha Husejni, këto ndërhyrje dhe operacione të shumtatë“mistaravimëve”i cilëson të jashtëligjshme dhe dhunojnë dallimin mes civilëve dhe ushtrisë izraelitë, diçka qëështë e ndaluar nga ligji njerëzor ndërkombëtar. “Mistaravimët” të cilët dallojnë nga ushtria izraelite, dëmton rëndë civilët palestinezë. Për më tepër “mistaravimët” kanë si detyra kryesore dhe mbledhjen e të dhënave, asgjësimet fizike, rrëmbimet dhe shpërndarjen e protestave”.

“Mënyra e përdorur e “mistaravimëve” gjatë arrestimit të palestinezëve,është e dhunshme dhe mashtruese, sepse të arrestuarit palestinezë, vuajnë shumë nga goditjet e ashpra dhe brutale tëpakufizuara dhe të papërgjegjshme si të “mistaravimëve” ashtu dhe të ushtrisë izraelite”.

“Një zyrtar ilëvizjes kombëtare, për çlirimin e trojeve palestineze,të “Hamasit” (Entuziazmit)nga Qendra e Informimit Palestinez,më datë 8 tetor 2015, botoi një artikull mbi rritjen e gadishmnërisë mes protestuesve palestinezë, duke sqaruar në formën më të bukur, mjetet dhe mënyrat e mbrojtjes kundër “mistaravimëve”. Artikulli këshillon që protestuesit palestinezë, të vishen me ngjyra të hapura, sepse “mistaravimët” vishen me ngjyra të erëta. Gjithashtu artikulli këshillon që protestuesit palestinezë, të veshin veshje të gjëra, me synimin e fshehjes së armëve që zotërojnë. Më tej artikulli vijon të këshillojë, protestuesit palestinezë, që t’i mbërthejnë këmishët ë tyre, sepse “mistaravimët” i lënë të zbërthyera këmishët e tyre, me synimin e bartjes së pistoletave. Më pas artikulli në fjalë, mbyllet duke këshilluar protestuesit palestinezë, që të mblidhen në grupe të vogla, sepse në këtë mënyrë, ata mund të njohin lehtë njëri-tjetrin dhe të zbulojnë praninë e të huajve”.

“Mistaravimët” paraqisin një sfidë serioze, në vijimin e protestave palestineze, në trojet palestineze të Çisjordanisë, sepse ata po arrestojnë ajkën e aktivistëve dhe protestuesve palestinezë. Gjithashtu “mistaravimët” po mbjellin farërat e dyshimit, në mesin e rinisë palestineze, duke bërë të mundur që forcat e mbrojtjes izraelite, të vrasin shumë zogj vetëm me një gur”.

 

“Autori i këtij shkrimi, është palestinezi i njohur Adnan Ebu Amiri, i cili është dekan në Fakultetin e Arteve të Bukura dhe drejtor i Departamentit të Shtypit dhe të Lajmeve, në Universitetin e Ummetit të Edukimit të Hapur. Adnan Gjithashtu Adnan Ebu Amiri, është pedagog në katedrën e Historisë së Çështjes Palestineze, sigurimit kombëtar, shkencave politike dhe qytetërimit islam. Ai ka mbaruar doktoraturën në shkencën e historisë politike, në kryeqytetin sirian të Damaskut dhe ka botuar një gamë të gjërë librash, mbi çështjet që kanë të bëjnë me historinë bashkëkohore të çështjes palestineze dhe mbi konfliktin arabo-izraelit. Gjithahtu ai zotëron dhe një llogari twitteri, e cila është@adnanabuamer1”.



Burimi : Al Monitor

Adnan Ebu Amer

Adnan Ebu Amer është dekan i Fakultetit të Arteve dhe Shef i Seksionit Shtypit dhe ...