Vrasja masive në Lindjen e Mesme është financuar nga miqtë tanë Sauditët
Të gjithë e dinë se ku i merr paratë el –Kaida, ndërsa për dhunën sektare, Perëndimi nuk bën asgjë.
Të gjithë e dinë se
ku i merr paratë el –Kaida, ndërsa për dhunën sektare, Perëndimi nuk bën asgjë.
Donatorët në
Arabinë Saudite kanë luajtur një rol tejet të rëndësishëm në krijimin dhe
ruajtjen e grupeve xhihadiste sunnite gjatë 30 viteve të fundit. Por, për të
gjithë, përcaktimi i supozuar i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, që
nga 11 shtatori 2001, për të luftuar luftën kundër terrorizmit ,
të gjithë kanë treguar vetëpërmbajtje të habitshme, kur është fjala për presion
ndaj Arabinë Saudite dhe monarkive të Gjirit Persik.
Krahasoni dy deklaratat e SHBA-ve, duke
theksuar rëndësinë e këtyre donacioneve
të bazuar përfundimisht nga Shërbimet e Inteligjencës më të mirë që ka në
dispozicion Qeveria e SHBA .
E para është në Raportin e 9/11, Komisioni
i cili konstatoi se Osama bin Laden nuk e ka financuar El-Kaida-n, sepse nga
1994 ai kishte pak të holla, por u
mbështet në lidhjet e tij me individët e pasur saudite të krijuara gjatë luftës
afgane në 1980 . Duke cituar, në mesin e burimeve të tjera, një raport analitik
i CIA-s i datës 14 nëntor 2002,
komisioni arriti në përfundimin se el -Kaida duket se është mbështetur nga
një grup kryesor financiar, që u ngritë nga një shumëllojshmëri e donatorëve, kryesisht
nga vendet e Gjirit Persik dhe veçanërisht në Arabinë Saudite .
Shtatë vjet kanë kaluar pasi është
shkruar raporti i CIA-s, ku gjatë kësaj kohe SHBA pushtuan Irakun, ndër të
tjera, sapo u krijua në Irak el- Kaida, dhe angazhohet në një luftë të
përgjakshme në Afganistan me talebanët e rilindur. Dronat amerikanë janë
gjuajtur në objektivat e menduara të el –Kaidas, të vendosura kudo në Veziristan
në Veri-Perëndim të Pakistanit dhe deri në fshatrat malore të Jemenit .
Por, gjatë kësaj kohe, Uashingtoni mund të
arrijnë jo më shumë se në disa prova të ditura të Arabisë Saudite në promovimin
e saj të militantizmit Sunnit fanatik
dhe sektar jashtë kufijve të vet.
Dëshmi për këtë është një telegram
interesant në finanancat e
terroristëve nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton për ambasadave amerikane, datës 30 dhjetor 2009, të
lëshuara nga WikiLeaks. Ajo thotë se në mënyrë të vendosur donatorët në
Arabinë Saudite përbëjnë burimin më të rëndësishëm të financimit të grupeve sunnite
terroriste në mbarë botën .
Tetë vjet pas 11 shtatorit 2001, ( 9/11), kur 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë, zonja Klinton përsërit në të njëjtin mesazh se Arabia Saudite mbetet një mbështetëse financiare për el- Kaidës, Talibanët , Lashkar - e- Taiba në Pakistan dhe grupe të tjera terroriste .
Arabia Saudite është vendi më i rëndësishëm për ruajtjen e këtyre grupeve, por kjo nuk mjafton, sepse el -Kaida dhe grupe të tjera vazhdojnë të shfrytëzojnë Kuvajtin si një burim i fondeve dhe si një pikë kyçe tranziti .
Pse SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë
trajtojnë Arabia Saudite me përmbajtje të tillë, kur dihet se mbretëria ishte
qendër e el- Kaidës dhe organizata të tjera edhe më sektare xhihadiste sunnite
? Një shpjegim i dukshëm është se SHBA , Britania dhe të tjerët nuk kanë dashur
të ofendojnë një aleat të ngushtë dhe se familja mbretërore saudite kishte
përdorur ligjërisht paratë e saj për të blerë klasën sunduese ndërkombëtar në
pushtet.
Përpjekje jo bindëse janë bërë për të
lidhur Iranin dhe Irakun me el- Kaidën,
kur fajtorët e vërtetë duket qartë .
Por ka edhe një tjetër arsye bindëse pse fuqitë perëndimore kanë qenë aq të frenuara,
të përmbajtura, për të denoncuar Arabinë Saudite dhe krerët sunni të Gjirit për
përhapjen fanatizmit dhe urrejtjen fetare. Anëtarë të el-Kaidas apo grupe të tjera të
el -Kaidas – kanë ndikuar për të mbajtur gjithmonë dy pamje të ndryshme se kush
është kundërshtari i tyre kryesor. Për Osama bin Ladenin, armiku kryesor ishin
amerikanët, por për shumicën e madhe të xhihadistëve sunnitë, duke përfshirë
edhe të drejtat ekskluzive të el-Kaidas në Irak dhe Siri, objektivi kryesor
janë Shi’itët. Janë shi’itët të cilët po vrahen me mijëra në Irak, Siri, Pakistan
edhe madje në vendet ku ka më pak prej tyre, janë vrarë në vende të tilla si
Egjipti.
Gazetat pakistaneze nuk i kushtojnë
shumë vëmendje vrasjeve të qindra Shi’ive që vriten që nga Kuetta deri në Lahore. Në Irak, shumica
e 7,000 apo më shumë njerëzve të vrarë në këtë vit janë civilë shi’itë të vrarë
nga bombat e el- Kaidës në Irak, si pjesë e një organizate ombrellë e quajtur Shteti
Islamik i Irakut dhe Levant ( Isil ), i cili gjithashtu, përfshinë edhe Sirinë. Në
Libi, ku shumica janë Sunnitë, militantët në qytetin lindor të Derna-s vranë
një profesor irakian i cili pranoi në video së është Shi’a, para se të
ekzekutohet nga rrëmbyesit e tij.
Supozojmë se një për qind e këtyre sulmeve
të pamëshirshme të ishin drejtuar kundër
objektivave perëndimore e jo kundër myslimanëve shi’itë, amerikanët dhe britanikët a do të ishin të
rehatshëm, të kënaqur me Sauditët, Kuvajtin dhe Emiratet? Është kjo që të jep
një ndjenjë qesharake, kurse burokracitë në Vashington dhe Londër, mburren në lidhje
me suksesin e tyre në luftën kundër terrorizmit, për të aryetuar buxhetin e madh
për veten e tyre dhe të lirive civile të kufizuara për të gjithë të tjerët. Të gjitha dronat godasin fshatrat Pashtun, në
Pakistan apo homologët e tyre në Jemen ose në Somali nuk do të bëjnë ndonjë
ndryshim nëse xhihadistët sunnitë në Irak dhe Siri ndonjëherë vendosin - ashtu
si edhe Osama bin Laden para tyre - se armiqtë e tyre kryesorë janë ata që
gjenden jo në mesin e shi’itëve, por në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
Shërbimet e Sigurisë do të duhet të
përballet me lëvizjet xhihadiste në Irak, Siri dhe Libi, ku zbarkohën qindra
bomba, kurse marrësit janë bombarduesit vetëvrasës. Vetëm gradualisht këtë vit,
një video prej Sirisë, duke u pre koka për motive sektare vetëm sa kanë filluar
për të shkundur indiferencën e fuqive perëndimore për xhihadin sunnit aq kohë
sa ajo nuk është e drejtuar kundër tyre.
Arabia Saudite, si një qeveri e cila për
një kohë të gjatë me Katarin financon rebelët në Siri, për të përmbysur
presidentin Bashar el-Assad.
Drejtorët e politikës së Arabisë Saudisë në
Siri -Ministri i Jashtëm Princi Saud al - Faisal, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Arabisë Saudite, Princi Bandar bin Sultan
dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Princi Salman bin Sultan – planifikuan për të
shpenzuar miliarda për ngritjen e një
ushtrie të fortë militante Sunnite rreth
40. 000 deri në 50.000 ushtarë. Tashmë kryekomandantët lokal janë bashkuar në
Arabinë Saudite, por ndoshta, entuziazmi i tyre është më i madh se vullneti i
tyre për të luftuar.
Nisma e Arabisë Saudite nxitet nga
inati pjesërisht në Riad, nga vendimin e
presidentit Obama për të mos shkuar në luftë në Siri pasi Assadi përdori armët
kimike më 21 gusht. Kështu, për momentin, SHBA-ja vendosi të mos luftojë si në
Libi në vitin 2011. Zemërimi Arabisë Saudite
është përkeqësuar më tej nga negociatat e suksesshme të udhëhequra nga SHBA në
një marrëveshje të përkohshme me Iranin rreth programit të tij bërthamor.
Uniteti artificial i grupeve rebele
me paratë Arabisë Saudite nuk do të zgjasë. Një opozitë e ndarë do të jetë edhe më e
fragmentuar. Jordania mund të jetë e akomoduar me Sauditë dhe me një numër të Shërbimeve
të Inteligjencës së huaj, por kjo nuk do të jetë pikë bashkimi për një ushtri kundër
Assadit. .
Plani Saudit duhej dënuar që nga
fillimi, edhe pse ai mund të marrë shumë
më tepër jetë të sirianëve para se të dështon. Jezid Sajegh i Qendrës Carnegie
në Lindjen e Mesme nxjerr në pah në mënyrë të përmbledhur rreziqet e përfshira
në këtë ndërmarrje :
Arabia Saudite do të mund të gjen veten duke e përsëritur përvojën e saj në Afganistan, ku ajo ndërtojë grupe të ndryshme muxhahidinësh, por që ju mungonte një kuadër i unifikuar politik. Forcat ishin të paafta të qeverisin Kabulin, sapo ata e morën atë, duke hapur rrugën për talibanët për të marrë ata përsipër. Kështu ka vepruar edhe El-Kaida, por më pas arriti në Arabinë Saudite .
Burimi : The Independent