Nasrallah: “Loja mbaroi”

  • None
nga Ali Hashem | Publikuar në Jan. 22, 2015, 1 a.m.

“Loja mbaroi,”tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Hassan Nasrallah. “Të gjitha përpjekjet për planet armiqësore në Siri dhe Irak kanë dështuar,” tha ai gjatënjë interviste tre-orëshe në kanalin panarab të lajmeve Al-Mayadeen me datë 15 janar.


Intervista e Nasrallahu ishte plot me mesazhe në lidhje me Izraelin, Sirinë, Irakun, Bahrejnin dhe Iranin; një retorikë në dukje ofensive, mospajtuese dhe kërcënuese. Megjithatë, nëse lexojmë mes reshtave, kishte disa qëndrime që mund të shihen si të reja dhe premtuese, kryesisht për Sirinë.

Për sa i përket frontit me Izraelin, Nasrallahu përsëriti kërcënimet se Hezbollahu është i aftë të pushtojë Galilenë e përtej, nëse është e nevojshme, duke konfirmuar kështu raportimet e mëparshme se partia e tij zotëron raketat iraniane Fateh-110. “I kemi pasur që nga viti 2006. Sot kemi raketa shumë më të sofistikuara... I kemi të gjitha armët që mund të imagjinoni dhe në sasi të mëdha. Si lëvizje, ne jemi më të fortë se kurrë ndonjëherë më parë,” tha ai.

Kjo mund të jetë hera e parë që Nasrallahu përmend se ka raketa të avancuara në arsenalin e partisë së tij, pasi ai gjithmonë ka preferuar të jetë ambig rreth llojit dhe numrit të raketave që ka Hezbollahu. Dekatata e Nasrallahut mund të interpretohet si pjesë e një strategjie të vjetër parandalimi, të adoptuar nga Hezbollahu, qëllimi i të cilës është shtyrja sa më shumë e çdo sulmi të mundshëm, duke mos dhënë një informacion të qartë për nivelin e armatimit të lëvizjes. Megjithatë, lideri i Hezbollahut tha se “Ka një përmbajtje në të dyja anët e kufirit. Nëse lëvizja dëshiron që të nxisë një ballafaqim, duhet të ketë parasysh se Izraeli është një armik i fuqishëm. Po ashtu edhe izraelitët e dinë se rezistenca është e fortë dhe e aftë.”

Në lidhje me sulmet e fundit të Izraelit në Siri, Nasrallahu tha se këto sulme ishin kundër “bllokut të rezistencës”. Ai tha se “Kjo do të thotë se i gjithë blloku i lëvizjesështë përgjegjës për përgjigjen. E kjo mund të ndodhë nëçdo kohë,” duke dhënë përshtypjen se “blloku i rezistencës” është bërë njëfarë trupi i bashkuar që ka marrë rol drejtues në bisedimet politike dhe vendimet ushtarake, veçanërisht pasi ai shpjegoi në thellësi situatën politike dhe ushtarake në Siri, në lidhje me çdo lloj zgjidhjeje të mundshme në të ardhmen.

Nasrallahu dukej më shumë si kujdestari i regjimit sirian se sa lideri i aleatit të fortë libanez. Ai vuri vijat e kuqe, analizoi përpjekjet dhe dha rekomandime, si dhe kritikoi Turqinë si anjëherë më parë, duke e akuzuar ashpërsisht se është vendi kryesor që mbështet Shtetin Islamik (IS) dhe Xhabhat al-Nusran. Megjithatë, në lidhje me Irakun, ai vuri në dukje një ndryshim në strategjinë e Ankarasë.

Sulmi i tij i paprecedentë kundër Turqisë u shoqërua me kritika ndaj rolit të Saudisë në Siri, për të cilin tha se është më i dobti i të gjithëve. Megjithatë, Nasrallahu tregoi se  vendi kryesor i Gjirit që mbështet kundërshtarët e Bashra al-Assadit nuk do të kundërshtonte që të mbante të gjithë regjimin të praprekut, përfshirë ushtrinë dhe partine Baath, me kusht që presidenti tëjapë dorëheqje. Ata [sauditët] janë të pashpresë dhe e dinë që nuk mund të ndryshojnë asgjë nëterren; ështe thjeshtëçështje zilie përsonale.” Ai tha se largimi i Asadit nuk është më shqetësimi kryesor i Uashingtonit. “Thellë, qëndrimi amerikan është se atyre nuk u bëhet vonë nëse Asadi qëndron apo largohet. Por nuk erdhën deri në këtë pikë pa paguar njëçmim. Edhe opozita, po të ishte lënë pa mbështetje rajonale, nuk do ta kishte problem ta ndante pushtetin me presidentin Asad. Zhvillimet në Europë e më gjerë do t’i provojnë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka asnjë zgjidhje pa Asadin.”

Nasrallahu pasqyroi një pikëpamje pozitive për Asadin dhe regjimin e tij nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por, një pyetje gjatë takimit të tij me të dërguarin e posaçëm të presidentit rus në Lindjen e Mesme, zevendës ministrin e jashtëm Mikhail Bogdanov, të jep një pështypje ndryshe.  “A i thatë Bogdanovit se Asadi përbën një vijë të kuqe?” pyeti intervistuesi. Nasrallahu u përgjigj: “Kjo është e saktë, por nuk mbaj mend t’ia kem thënë pikërisht me këto fjalë. Edhe Rusia humbet nëse heq dorë nga presidenti Asad. e nuk po thëm se po e bën.” Plani rus për Sirinë – që kërkonte sakrifica të mëdha për të arritur një zgjidhje politike – thuhet se e kishte frikësuar regjimin në Damask.

Zgjidhja politike në Siri ishte objekti kryesor i intervistës së Nasrallahut. Ai theksoi se çdo zgjidhje duhet të përfshijë Asadin dhe se ushtria e regjimit duhet të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të territorit sirian, ndërsa Shteti Islamik, Xhabhat al-nusra, dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) pjesën tjetër të vendit. Në këtë kuptim, ai la derën hapur duke thënë: “Edhe nëse zgjidhja politike do të thotë se Asadi duhet të largohet në fund të këtij mandati, kjo duhet të bëhet duke u koordinuar me të.”

Nasrallah tha se ka një draft për një zgjidhje e cila po qarkullon në disa vende arabe, e që ka për qëllim që Asadi të vazhdojë mandatin e tij si dhe të formohet një qeveri e unitetit kombëtar me “qeverinë dhe opozitën e moderuar. Askush nuk po sugjeron që Shteti Islamik apo Xhabhat al-Nusra të jenë pjesë e qeverisë, e as nuk mendoj se struktura, ideologjia dhe mënyra e të kuptuarit ua mundëson këtë,” tha Nasrallah. Ai shtoi: “Duhet të formohet një komitet për të rishikuar kushtetutën dhe reformat. Gjithashtu duhet të krijohet një dialog. Disa mund të sugjerojnë se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme – kjo po sugjerohet – apo që presidenti t’i japë kabinetit të tij një pjesë të pushtetit, jo të gjithë pushtetin.”

Në lidhje me krizën siriane, Nasrallahu zbuloi se janë rikthyer lidhjet me Hamasin dhe se aleati i vjetër ka treguar një vullnet të fortë për të forcuar lidhjet me Iranin dhe Hezbollahun, ndonëse çështje serioze vazhdojnë të jenë pengesë për çdo riparim të mundshëm të marrëdhënieve me regjimin sirian. Sipas Nasrallahut, Hamasi ka pikëpamjet e veta për Sirinë. Edhe nëse Hamasi vendos të ndreqë marrëdhëniet e tij me regjimin sirian, Siria mund të ketë vështirësi që ta pranojë këtë për shkak të ngjarjeve dhe zhvillimeve të kaluara,” tha ai. Ai shtoi se nuk ka asnjë provë se ndonjë grup palestinez, sidomos Hamasi, të kenë urdhëruar luftëtarët e vet në të kaluarën që të luftojnë kundër regjimit në Siri.

Kjo shkarërron mitin që ka qarkulluar për shumë vite në mesin e rezistencës dhe bllokut të makinerisë mediatike në lidhje me rolin e Hamasit në trajnimin e opozitës siriane dhe ndërtimin e një infrastrukture me tunele në Siri. Kjo gjithashtu është edhe një tregues se blloku – kryesisht Hezbollahu dhe Irani – po bëhen fleksibël me ata që nuk bien dakord me ta në lidhje me Sirinë, që do të thotë se edhe njëherë tjetër këto parti kanë filluar t’i shohin zhvillimet dhe aleancat nga një tjetër kënveshtrim, jo vetëm të lidhura me krizën në Siri.

Lidhur me Irakun, Nasrallahu kritikoi Shtetet e Bashkuara, duke thënë se koalicioni anti-ISIS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk ka për qëllim dhënien fund të veprimtarisë së ISIS-it, por ka për qëllim përmbajtjen e tij dhe ndërtimin e bazave ushtarake në Irak, përsëri.  Ai theksoi rolin e Iranit, i cili “i ndihmoi irakenët që ta ndalojnë sulmet e ISIS-in dhe të rimarrin përsëri tokat e tyre.” Ai vlerësoi komandantin e Forcave Kuds, mandati kryesor i të cilave është të ndihmojnë grupet e rezistencës në rajon. Hebollahu është grupi kryesor i rezistencës në rajon, prandaj marrëdhëniet tona janë më të afërtat dhe më të fortat.”



Burimi : Al Monitor