Kur Hezbollahu qesh me “teorinë” e oficerit izraelit

  • None
nga Yahya Dbouk | Publikuar në Nën. 9, 2014, 1 a.m.

Kur zgjidhja e Tel Avivit kufizohet, mrekullia shfaqet. Kjo është ajo që ka ndodhur me oficerin izraelit të rangut të lartë, i cili gjeti një strategji të duhur dhe të mjaftueshme për të detyruar Hezbollahun që të dorëzohet në luftën e ardhshme.

Pak ditë më parë, oficeri, një anëtar i përsonelit ushtarak, doli me një teori të re luftimi ku Izraeli nuk do të marrë iniciativen në luftën e ardhshme për të goditur zonat civile apo infrastrukturën e Libanit, por do të marrë iniciativën për të  vënë në shënjestër kuadrot dhe zyrtarët e Hezbollahut.

Sipas teorisë së re të Izraelit, kjo është e vetmja gjë që mund ta detyrojë partinë të tërhiqet.

Oficeri e pranoi gjithashtu, se të gjitha përpjekjet e shërbimit sekret për të mbledhur informacione rreth Hezbollahut për t’ia dorëzuar autoriteteve superiore të forcave ajrore, për qëllimet e luftës së ardhshme, nuk do të jenë të dobishme apo të prekshme.

“E gjitha kjo doli e gabuar,” tha oficeri, “por strategjia e re dhe zgjidhja më e mirëështë: shenjëstrimi i zyrtarëve të Hezbollahut.”

Sigurisht, zyrtarët e Hezbollahut morën vesh për këtë deklaratë. Dhe sigurisht, qeshën me ta.

Fjalët e oficerit ngjajnë me një shaka, pa përmendur ekzaltimin për një armik i cili nuk ka asnjë zgjidhje, pavarësisht potencialeve të tij të mëdha. Qëllo ose jo, fjalët e oficerit, në kuptimin e shprehjes së gjenialitetit ushtarak të Izraelit dhe teorisë së tij për të shenjëstruar zyrtarët e Hezbollahut, paraqesin një vërtetim se e gjithë ajo që Izraeli ka thënë që prej vitit 2006, çdo roman në lidhje me fitoren, kompetencat, inteligjenca, goditja e infrastrukturës, teoria e Dahijes për të goditur civilët, të gjitha këto narrativa që mbizotëronin pas luftës së korrikut me Libanin në vitin 2006, janë të destinuara të dështojnë.

Prandaj, po kërcënon se do të shenjëstrojë zyrtarët e Hezbollahut, tani dhe më pas, sikur në luftrat e mëparshme të kishte qënë i aftë t’i shënjestronte ata, por qëllimisht të kishte vendosur t’i linte gjallë!

Izrali ka bërë të pamudurën për t’i goditur ato figura, po ka dështuar gjithmonë. Duke filluan nga goditja e komplekseve, një numër i madh ndërtesash në Dahijeh, duke menduar se aty ndodheshin zyrtarët të lartë të Hezbollahut, e deri në qytetin jugor të Tyres dhe qytetin lindor të Baalbekut. Në të gjitha këto ishin në shënjestrët zyrtarë të Hebzollahut. E të gjitha dështuan.

Memoria e udhëheqësve të Hezbollahut nuk është e shkurtë, ashtu si edhe memoria e popullit të Libanit.



Burimi : Al Ahbar