Agresioni izraelit në Gazë

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Korrik 17, 2014, mesnatë

Agresioni më i ri i Izraelit në Gazë ka vërtetuar se Izraeli nuk do paqe me palestinezët. Me sulmet në Gazë Izraeli përpiqet të ndalojë aksionin politik kolektiv të palestinezëve në çdo moment kur ekziston gjasa reale të vijë gjer të bashkimi i fraksioneve politike palestineze. Qëllimi i Izraelit nuk është vetëm të shkatërrojë lëvizjen islame të rezistencës Hamasin, por edhe popullin palestinez në Gazë. Nuk flitet për sulmet” precize kirurgjike” të Izraelit në caqet ushtarake të Hamasit dhe as në udhëheqësit e tij politik dhe ushtarak, kjo është propaganda të cilin Izraeli me vite në saje të mediave globale favorizuese mashtron opinionin publik botëror. Qëllimi i vërtet i udhëheqjes politike izraelite është goditja e rezistencës palestineze kundër okupimit dhe robërimit, pacifikimit, dëbimit dhe shkatërrimit të popullit palestinez si subjekt politik, rezistenca e së cilës kundër okupimit izraelit dhe politikës së aparthejdit gjatë gjashtë dekadash e gjysmë paraqet pengesën reale të realizimit të ëndrrës sioniste, krijimit të Izraelit të madh(Eretzi Israel) në territorin e Palestinës.

 

      Për këtë shkak, Izraeli është i vetmi shtet në botë i cili me kushtetutë nuk i ka të definuar kufijtë shtetëror dhe i cili, përveç SHBA-ve, nuk i njeh normat e së drejtës ndërkombëtare të cilët vlejnë për pjesën tjetër të botës së civilizuar. Qëllimet e Izraelit, më së miri e ka sqaruar Ayelet Shaked, deputetja e parlamentit izraelit. Shaked vetëm një ditë më pare para se 6 tinejxher izraelit kanë kidnapuar djaloshin palestinez Muhamed Abu Khudairin dhe të gjallë e kanë djegur, ka sugjeruar që i tërë populli palestinez është armik i Izraelit të cilin duhet shkatërruar, duke përfshirë edhe pleqtë, gratë dhe fëmijët, qytetet, fshatrat, pasurinë dhe infrastrukturën e tyre. Shaked nuk është një qytetare e rëndomtë e revoltuar izraelite, po është anëtare me ndikim të partisë politike Habayit Hayehudi(Shtëpia Yehude) e cila përbën qeverinë aktuale të koalicionit të Izraelit. Shaked e ka cituar tekstin e pabotuar të Uri Elitzurit, ish liderit të ndjerë të lëvizjes me ndikim të kolonëve çifut dhe ish këshilltarit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut. Shaked thekson se ai tekst është aktual edhe tani edhe pse është shkruar para 12 vitesh. Ajo ka bërë thirrje në luftën totale dhe zhdukjen e palestinezëve, duke cituar se lufta kundër tyre duhet të shkojë më tutje se operacionet luftarake të intensitetit të ultë, eskalimeve të kontrolluara, shkatërrimin e infrastrukturës terroriste dhe vrasjeve të shënjestruara, frazat me të cilët qeveria izraelite me mjeshtëri e ka mashtruar opinionin botëror gjatë viteve të kaluara.

 

            Lufta e Izraelit kundër palestinezëve nuk guxon të kufizohet vetëm në luftë kundër”ekstremistëve”,”terroristëve”, ose administratës palestineze, po duhet të jetë lufta në mes dy popujve. Më tutje cek, se Izraeli duhet të shpall luftë popullit palestinez. Atëherë, theksohet në tekst, ajo nuk do të jetë krim lufte, pasi që me këtë i tërë populli palestinez bëhet armiku i Izraelit. Arsyetimi i këtillë për këtë klithje luftarake dhe thirrje në gjenocid mbi Palestinezët, autori e sheh në analogjinë e bombardimit britanik të Dresdenit, bombardimit sovjetik të qyteteve polake si dhe shkatërrimit amerikan të Budapestit gjatë luftës së dytë botërore, në të cilin janë vrarë me dhjetëra mijëra civilë të cilët forcave aleate nuk i kanë sjell kurrfarë të keqe. Arsyetimin moral për këtë thirrje monstruoze autori i tekstit e gjen edhe në luftën ruse kundër Çeçenëve, bombardimin amerikan të Afganistanit, në të cilin janë shkatërruar me dhjetëra mijëra shtëpi civile, qytetarët e mbetur gjallë janë shndërruar në refugjatë të cilit nuk kanë ku të kthehen. Me analogjinë e përmendur përpiqet që të arsyetohen vrasjet e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Gazë, kampin më të madh modern jo formal të përqendrimit në zemër të botës arabe. Urrejtja ndaj Palestinezëve është gjithashtu evidente edhe në disa web faqe të internetit, sikurse shtieble.net, në të cilin djaloshi i djegur Muhamed Abu Khudair është përshkruar si “terroristi i vogël”. Që pushteti izraelit nuk dëshiron paqe por robërimin total dhe shkatërrimin e Palestinezëve  dhe krijimin të Izraelit të madh, dëshmon edhe Gideon Levy, gazetari izraelit dhe kolumnist i gazetës Haaretz. Levy insiston që bota duhet të dënojë dhe gjykojë Izraelin për shkak të nënshtrimit të Palestinezëve vuajtjeve të papara të cilët janë pasojë e pushtetit okupues izraelit.

 

         Pavarësisht agresionit të dukshëm dhe përpjekjes së gjenocidit mbi banorët palestinez të Gazës, ajo që më së shumti është zhgënjyese është politika impotente e shumicës së shteteve arabe dhe islame të cilët gjer tani në asnjë moment, përveç proklamatave boshe apo instrumentalizimit të çështjes palestineze për qëllime të brendshme politike, nuk kanë treguar fare gatishmëri që në mënyrë serioze dhe kreative të demonstrojnë gatishmërinë për të kundërshtuar sjelljen kriminele të Izraelit. Bota islame pa marr parasysh në ndarjet e tyre të brendshme, dobësive dhe konflikteve, akoma posedon mekanizmat serioze dhe të pashfrytëzuara ekonomike dhe diplomatike të cilët do të kishin mundur të zvogëlojnë vuajtjet e popullit palestinez, por edhe të arritjes së paqes përfundimtare dhe të drejtësisë. Impotenca, korruptimi dhe indolenca e shteteve islame që seriozisht të angazhohen në planin e zgjidhjes së kësaj çështje planetare të botës islame, më së miri e ka demonstruar kohë më pare Ekmeleddin Ihsanoglu, kandidat i dy partive opozitare turke për pozitën e kryetarit të Republikës, me deklaratën  tij të shkriftë se” Turqia nuk do të duhej të gërshetohet në politikën në Lindjen e Afërt” që nënkuptohet  jo përzierja e saj në konfliktin e Izraelit dhe Palestinezëve, ndaj të cilit Turqia do të duhej të mbetet neutrale dhe e paanshme. Deklarata e Ihsanoglut më së miri flet gjer në çfarë mase është e korruptuar Organizata për Bashkëpunimin Islamik(OBI), një organizatë multilaterale e cila tubon 57 shtete islame, e që e ka kryesuar plot një dekad vet Ihsanogluja. Me këtë Ihsanogluja ka shkaktuar indinjatë jo vetëm të opinionit turk, por edhe të opinionit botëror mysliman. Deklarata e tij është dhënë me qëllim të fitimit të mbështetjes së votuesve vendor sekular të cilët kanë mbështetur më pare aleancën turke me Izraelin, por edhe të qendrave globale të fuqishme sikurse atyre amerikane, izraelite dhe saudite për kampanjën e tij zgjedhore për kryetar të Turqisë. Por e mire është që deklarata e tij e ka zbuluar bankrotimin moral të ashtuquajturve lider të botës islame dhe politikën e shteteve islame, veçanërisht të monarkive tradicionale arabe dhe mbrojtësve të tyre botëror, interesat e të cilëve i ka mbrojtur Ihsanoglu gjatë dekadës së kaluar në pozitën e sekretarit gjeneral të OBI-së. Bota arabo-islame nuk do të ketë kapacitet real dhe vullnet politik që të kundërshtojë hegjemoninë izraelite në Lindjen e Afërt, e me këtë edhe agresionin e mëtutjeshëm dhe kolonizimin e Palestinës me qëllim të krijimit të Izraelit të madh, gjer sa nuk vjen gjer te demokratizimi i tij real. Monarkitë tradicionale arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite, me qëllim të mbijetesës së familjeve të tyre në pushtet, kurrë nuk kanë dashtë të kundërshtojnë politikën amerikane të mbrojtjes së politikës gjenocidiale, arrogante, represive izraelite ndaj Palestinezëve, pasi që vetë janë të varura nga mbrojtja amerikane. Izraeli dhe administrate amerikane janë të vetëdijshme për këtë dhe me mjeshtëri eksploatojnë me këtë politikë. Qëllimi i përbashkët i SHBA-ve dhe  Izraelit si dhe monarkive tradicionale arabe është ruajtja e status quosë gjeopolitike në Lindjen e Afërt me çdo çmim. Një rreze shprese se do të mund të vinte  ndërrimi i kësaj status quoje dekadente dhe antidemokratike ishte zgjimi arab, i cili është shuar me grushtshtetin ushtarak në Egjipt, margjinalizimin  e islamistëve në Tunizi, ngulfatjen e revoltës popullore në Bahrein dhe dënimi i padrejtë i politikës  turke në rajon. I vetmi shtet mysliman demokratik  i cili ka pas gjasa reale që në mënyrë paqësore me shembullin të vet, e sidomos me ndikimin e saj ekonomik dhe politik që ka mund të ndihmojë në transformimin e qetë të Lindjes së Afërt nga sistemi autoritar në sistemin demokratik ka qenë Turqia. Për këtë shkak monarkitë tradicionale arabe kanë përdorur pasurinë e tyre për të pamundësuar këtë transformim. Me kombinimin e tyre kundër revolucionare dhe metodat antidemokratike, petrodollarëve dhe prodhimit sistematik të frikës nga Vëllezërit Mysliman të matur, të Iranit ”neosafavid” të Turqisë”neoosmane”, si dhe financimit të organizatave politike dhe fetare selefite, duke përfshirë edhe atë më militante, ISIL-in, e për këtë politikë të tyre kanë arritur të fitojnë përkrahjen e Izraelit dhe administratës amerikane. Pikërisht ky skenar ka mundësuar krijimin e frontit respektabil opozitar politikës kolonialiste izraelite. Gjendja ekzistuese në Izrael-Palestinë, në një kohë afatgjate  sigurisht është e paqëndrueshme. Këtë e kanë pranuar edhe dy ish lider izraelit, Ehud Baraku dhe  Ehud Olmerti, të cilët kanë deklaruar se politika izraelite e represionit në një kohë afatgjate nuk është në interes ë Izraelit dhe popullit hebrenj. Linja e gjelbër në mes territorit të cekur izraelit dhe territoreve të okupuara palestineze ngadalë po zhduket. Numri i kolonëve hebrenj të cilët në mënyrë ilegale ndërtojnë vendbanimet e tyre në Bregun Perëndimor la arritur në gjysmë milion, që është 10% të popullatës izraelite me të drejtë vote. Kërkesat e tyre pushtetarët izraelit vështirë që mund të injorojnë. Gjasat për krijimin e shtetit palestinez janë më të vogla, ndërsa për krijimin e Izraelit të madh gjithnjë gjasat janë më të mëdha.

         Menahem Begini gjatë nënshkrimit të marrëveshjes paqësore me Egjiptin në Kemp Dejvid ka deklaruar se krijimi i çfarëdo shteti palestinez do të jetë kërcënim më i madh për sigurinë e Izraelit. Që Izraeli nuk është tërhequr as për një pëllëmbë nga qëllimet e Beginit dëshmon edhe okupimi kontinual izraelit i Bregut Perëndimor dhe agresioni më i ri në Gazë. Në rast se realizohen dëshirat sioniste për krijimin e Izraelit të madh (Eretzi Izrael),  në të gjatë kohës Palestinezët do të bëhen popull shumicë, për të cilin Olmerti dhe Baraku kanë qenë të vetëdijshëm. Izraeli për këtë shkak me agresionin brutal dhe politikën represive mbi Palestinezët punon në dobi të dëmit vetanak, me përjashtim të asaj në rast se e ka qëllimin që në tërësi të shkatërrojë popullin palestinez.


Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...