Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Shtatë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 12, 2021, 4:58 a.m.

Ashtu siç thonë dhe urtakët maḳāmi (vendi) në fjalë është vendi i khātemijjetit (qenies vulë) në udhëtimin e kemālit (përsosmërisë). Kështu që dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në këtë vend. Kur thuhet Khātemu’l-Enbijjāi (Vula e Lajmëtarëve) qëllimi ynë është përfundimi i mbarë shkallëve të sejru’ll-llāhit (udhëtimin për tek Allāhu) dhe nuk është qenia e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) i dërguari i fundit në këndvështrimin kohor.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot në programin e kaluar ju cekët disa çështje që përbëjnë pikën kryesore të çështjes. Një pjesë e sqarimeve tona mbështetej në nifāḳun (dyfytyrësinë) dhe në virtytet e disa bashkëkohësve, ndërsa një pjesë në ḥadīthet e shpikura për poshtërimin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). I nderuar imzot ajo që duam t’iu kërkojmë është se fillimisht le të paraqisim përmbledhjen e programit të shkuar dhe më pas le të veçojmë ndjekësve tanë të nderuar pjesën më të madhe të programit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash lejomëni t’iu bëj me shenjë tek kjo çështje si një përmbledhje e programit të mëparshëm: “Unë mendoj se elementi kryesor në çështjen e hetimit të argumentimit të diturisë fetare është dhënia rëndësi e këtyre lloj çështjeve. E thënë ndryshe ne duhet t’u japim vlerë dhe sunnetit të lajmëtarit (p.q.m.t.) që është i hapur, i qartë, i vërtetë dhe mbi të cilin është arritur ixhmā‘aja (njëzëshmëria) dhe duhet të jemi të njëzëri mbi këtë të vërtetë, ashtu siç iu është dhënë vlerë ājeteve të Ḳur’ānit Famëlartë. Ne e prekëm pjesërisht këtë në programin e shkuar. Si rrjedhojë askush të mos ngrihet dhe të na kundërshtojë duke thënë: “Nëse kjo çështje është nga bazat e sistemit të diturisë fetare, atëherë përse kjo nuk zë vend në Ḳur’ānin Fisnik?!” Citoj kështu sepse në këndvështrimin e përcaktimit të diturisë fetare nuk ka asnjë dallim mes ājeteve të Ḳur’ānit Kerīm dhe sunnetit të prerë. Ḳur’āni i Shenjtë zotëron veçorinë e qenies argument dhe në këtë çështje nuk ka asnjë lloj kundërshtimi. Dhe sunneti i lajmëtarit (p.q.m.t.) zotëron veçorinë e qenies argument. Mirpo sunneti i lajmëtarit (p.q.m.t.) që zotëron këtë veçori duhet të jetë në një strukturë që është i hapur, i qartë, i vërtetë dhe mbi të cilin është arritur ixhmā‘aja (njëzëshmëria).

Ne duhet të konceptojmë mirë këtë. Në sunnetin e lajmëtarit (p.q.m.t.) gjenden çështje të rëndësishme të cilat nuk ceken në Ḳur’ānin Famëlartë. Në shtesë gjenden dhe çështje më pak të rëndësishme të cilat ceken në Ḳur’ānin Fisnik dhe nuk ceken në sunnet. Si rrjedhojë kumtojmë nuk ka asnjë rregull të përgjith

shëm, të plotë se çdo gjë që është e rëndësishme kalon në Ḳur’ānin Kerīm, kurse gjërat që nuk janë të rëndësishme kalojnë në sunnet. Kjo është mjaft e rëndësishme. Shprehemi kështu sepse shikojmë se disa gjykime juridike zënë vend në Ḳur’ānin e Shenjtë dhe disa parime thelbësore të kredos zënë vend në sunnet. Kështu që ashtu siç kemi bërë me shenjë në programin tonë me titull: “Utruhatu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imām Mehdīut (p.m.t.)) as çështja e Imām Mehdīut (p.m.t.) nuk ceket në Ḳur’ānin Famëlartë, megjithëse është nga parimet thelbësore të besimit dhe nga më të rëndësishmet e kredos së muslimanëve.

Në këtë kornizë pohojmë se është plotësisht i pavend një kundërshtim në formën: “Nëse çështja e Imām Mehdīut (p.m.t.) ose dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.) është njëra nga dituritë fetare të shkallës së parë vallë përse nuk kalon në Ḳur’ānin Fisnik?!”

Prezantuesi: Ç’është e vërteta ky mendim mbështetet në një themel të kotë. Domethënë ky është një përfytyrim i kotë dhe i gabuar për të ndarë rëndësinë e Ḳur’ānit dhe sunnetit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kjo është arsyeja se ata na thonë: “Nëse khilāfeti (prijësia) dhe imāmeti (udhëheqja) e Imām ‘Alīut (p.m.t.) është nga parimet thelbësore të besimit ose nga parimet themelore të kredos, atëherë përse në Ḳur’ānin Kerīm nuk ka asnjë lloj shenje për këtë?!”

Prezantuesi: Madje as numri i rek‘ateve të namazit nuk preket në Ḳur’ān.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Jo nuk preket. Çështja jonë nuk ka të bëjë me çështje fetare të shkallës së dytë, siç janë numri i rek‘ateve të namazit dhe numri i ecjes së ṭauāfit (rrotullimit). Ne hetojmë çështjen lidhur me uṣūlu’d-dīnin (metodën, mënyrën e kuptimit të fesë) dhe besimin. Ne po mundohemi që ta hulumtojmë Ḥadīthin e Menzilesnë këtë këndvështrim.

Ne e kemi shqyrtuar Ḥadīthin e Menziles në shumë drejtime. Ne kishim sqaruar se si ata ishin orvatur që ta zbraznin brendinë e Ḥadīthit të Menziles, nuk kishin mundur që të kryenin asnjë qortim rreth zinxhirit të përcjelljes së këtij ḥadīthi, si rrjedhojë iu ishin drejtuar tërësisht përmbajtjes së ḥadīthit si metodikë. Kështu që e gjetëm veten përballë brendësisë së ḥadīthit.

Ne kishim thënë se si fillim ḥadīthin që donim ta shqyrtonim, do ta shtjellonim në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes dhe më pas në drejtimin e brendisë dhe dëshmisë.

Në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes themi: “Ndjekësit tanë të nderuar të programeve tona me të drejtë mund të drejtojnë pyetjen: “Imzot ju thoni se është arritur ixhmā‘ja (njëzëshmëria) e muslimanëve. Mirëpo ju mjaftoheni vetëm me ḥadīthet që kalojnë në burimet e Shkollës së Ehli Sunnetit dhe nuk përcillni asnjë ḥadīth që kalon në burimet e Shkollës së Ehli Bejtit. Ku është ixhmā‘ja (njëzëshmëria) në këtë rast?!”

Ashtu siç iu kemi lajmëruar disa gjëra janë aq të qarta sa nuk kemi nevojë të përcjellim ḥadīthe nga vepra me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit. Ne nuk e ndjejmë të nevojshme të themi se në burimet tona kryesore, në burimet thelbësore apo të shkallës së parë të Shkollës së Ehli Bejtit, në veprën me titull: “Teuḥīdu’ṣ-Ṣadūḳi” (Njëshmëria e Ṣadūḳut) ose në atë me titull: “Me‘ānīl’l-Akhbārī” (Kuptimet e Lajmeve) kalon ashtu dhe kështu.

Pavarësisht të tëra këtyre unë dua t’iu njoftoj për një pikë që preket në burimet tona brenda mudësisë.

Unë dua të përcjell një fragment nga vepra me titull: “Gājetu’l-Mer‘āmi” (Qëllimi i Synimit) e Sejjid Hāshim Baḥrānīt. Duke qenë se nuk kam mundësi të qëndroj mbi të tëra pikat unë do të mjaftohem vetëm me njoftimin e një pike të vetme. Ai citon kështu: “Kreu i XXI-të, urdhri i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) kur i ka thënë të nderuarit ‘Alī (p.m.t.): “O ‘Alī! Vendi yt në krahasim me mua është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit! Vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar” dhe se gjenden 100 ḥadīthe në këtë çështje”. (1)

Më pas autori përcjell 100 ḥadīthe hem nga burimet e vjetra hem nga ato të reja. Autori përshkruan kështu në faqen 70: “Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilīu thotë kështu: Gjenden argumente hyjnore fetare në Libër dhe sunnet lidhur me të vërtetën se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është uezīri (mëkëmbësi, ndihmësi) i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Argumenti hyjnor fetar nga Libri është. وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī. Shdud bihi ezrī. Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkurake kethīrān. Inneke kunte binā baṣīrān. Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!” (Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla.  Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 28-36)

Për sa i përket argumentit hyjnor fetar nga sunneti, themi se në një lajm mbi të cilin është arritur ixhmā‘ja (njëzëshmëria) edhe është përcjellur nga ana e degëve të tjeta muslimane, i nderuari i dërguar i ka thënë të nderuarit ‘Alī (p.m.t.): “O ‘Alī! Vendi yt në krahasim me mua është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit! Vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar”. (2)

Më tej autori në këtë pjesë hap dhe rrëfen si më poshtë: “Kreu i XXI-të, gjenden 72 ḥadīthe në këtë çështje nga udhët e përcjelljes së Ehli Bejtit.

Autori pasi përcjell këto ḥadīthe që preken në burimet e Shkollës së Ehli Bejtit në këtë pjesë që përbëhet nga 70 faqe në fund përkufizon kështu: “Këto përcjellje që vijnë nga udhët e përcjelljes së Ehli Sunnet dhe Ehli Shī‘ītëve janë të pashkëputura”. (3)

Fjalët e thëna: “Ndonëse dijetarët e bashkësisë muslimane kanë kundërshtime në pikën e interpretimit të tij, rishtas ata janë të njëzëri në pikën e pranimit të tij”, në veprën e tij me titull: “Shāfī‘ī fī Imāmeti” (Shëruesi i Udhëheqjes) e Sejjid Sherīf Murteḍāit hedhin dhe më shumë dritë qartësie në këtë çështje. (4)

Pra bëhet fjalë për një kundërshtim në pikën se si duhet komentuar dhe konceptuar ḥadīthi.

Fundja dhe Ibn ‘Abdulberri pohon se ḥadīthi është nga përcjelljet më të sigurta dhe më të vërteta. (5)

Për më tepër në programet paraardhëse, ne kemi bërë të ditur se njëra nga dëshmitë më të rëndësishme të qenies së sigurtë dhe të vërtetë të zinxhirit të përcjelljes së këtij ḥadīthi, është dhe pamundësia kundërshtimit të Ibn Tejmijjes. Citojmë kështu sepse Ibn Tejmijje ka huqin dhe vesin e qortimit në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes madje dhe të ḥadītheve të vërteta që janë përcjellur në lidhje me Imām ‘Alīun (p.m.t.).

Përpara se të kalojmë në brendinë e ḥadīthit dua të cek një pikë të rëndësishme. Fillimisht do të lexoj një fragment dhe pas tij do të përpiqem të sqaroj se ku qëndron e fshehtë pika e këtushme. Vallë çfarë lloj përgjigjjeje do të prisnit nëse Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit, imāmit të ḥanbelitëve dhe uehhābistëve do t’iu ngrihej një pyetje në lidhje me Ḥadīthin e Menziles. Unë për veten time do të prisja se ai do të komentonte sipas botëkuptimit të Ehli Sunnetit dhe se në njëfarë mënyre do të kryente komente në pikën e dëshmisë.Unë do t’u lutem që të kinit kujdes ndaj komentit të Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit rreth brendësisë së ḥadīthit. Unë nuk do të kryej asnjë lloj komentimi.

Le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Sunnet” (Sunneti) e Imām Ebū Bekr Ḥalālit (v.v. 311 m.i.), i cili është njëri nga dijetarët e brezave të vjetër. Në këtë vepër gjendet një përcjellje mjaft e rëndësishme. Përcjellja është si vijon: “Ebū Bekr Mereudī tha kështu duke na lajmëruar: “Unë e pyeta Ebū ‘Abdullāhun (Imām Aḥmedin) se çfarë kuptimi ka dhe si komentohet ḥadīthi: “O ‘Alī! Vendi yt në krahasim me mua është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit”, të cilin i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka thënë për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Ai më ktheu përgjigjen: “Hesht dhe mos bëj pyetje në këtë çështje. Lajmi është ashtu siç erdhi”. (6)

Prezantuesi: Përse?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ai ka dhënë këtë përgjigjje sepse nëse do ta komentonte ḥadīthin e lartpërmendur, do të shpalosej se çfarë bën me shenjë ḥadīthi i sipërcituar. Tani unë dua të shtroj pyetjen: “Nëse komentimi i ḥadīthit të mësipërm nuk vërteton khilāfetin (prijësinë), imāmetin (udhëheqjen) dhe vendet e veçanta të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), atëherë përse Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli ka dashur që Ebū Bekr Mereudī të heshttë dhe të mos bëjë pyetje në këtë çështje. Nëse në komentin e ḥadīthit në fjalë do të kishte një pikëpamje kundërshtare me atë Shkollës së Ehli Bejtit dhe një drejtim pozitiv për ta, vallë a do të kishte thënë: “Hesht?!” Ai ka dhënë këtë përgjigjje sepse përmbajtja e ḥadīthit përplaset me themelet e besimit të tij.

Me fjalë të tjera lëre lajmin ashtu siç është, mos u fut në komentimin e tij! Sepse nëse do ta komentosh këtë ḥadīth, atëherë do të shembet pikëpamja se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) “nuk ka përcaktuar aanjë njeri në prijësinë, udhëheqjen dhe kujdestarinë” pas tij!

Por le t’i rikthehemi përmbajtjes së ḥadīthit. Në programet pararendëse unë kisha bërë të qartë se Imām Nesāīu kishte shkruar një vepër me titull: “Khaṣāiṣu’l-Emīri’l-Mu’minīni ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi” (Veçoritë e Prijësit të Besimtarëve ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit). Kjo vepër nuk është përpiluar për feḍāil (virtytet) por për “khaṣāiṣ” (veçoritë) e Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.), pra për gjërat e veçanta dhe veçoritë të cilat u përkasin atij.

Këto veçori është e mundur që t’i studiojmë në dy ndarje.

Në ndarjen e parë themi se kemi të bëjmë me mospërmendjen për bërjen e ditur, ose për sqarimin e kësaj veçorie dhe për njeriun e cilësuar me këtë veçori në Ḳur’ānin Famëlartë. Që të dyja dukuritë zënë vend në ḥadīthin e lajmëtarit (p.q.m.t.). Fjala vjen “Rikthimi i Diellit për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.)”. Kjo veçori e veçantë është përcjellur në sunnet. Pra kjo nënkupton se kjo veçori dhe dhe përkatësia e kësaj veçorie të veçantë për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) ceket në sunnet.

Në ndarjen e dytë themi se kemi të bëjmë me moskalimin kësaj veçorie dhe për njeriun e cilësuar me këtë veçori në sunnet por kalimin e tyre në Ḳur’ānin Fisnik. Lejomëni t’iu kumtoj se ky mbiemër i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) është i pranishëm në sunnet. Koncepti dhe e vërteta e veçorisë kalon në Ḳur’ānin Kerīm, mirëpo ḥadīthi nuk e bën të ditur ose nuk e sqaron njeriun i cili do të përshtatet me të. Kjo veçori i përket vetëm këtij njeriu dhe askujt tjetër.

Në këtë çast mund të më pyesni: “I nderuar imzot vallë a nuk thatë ju pak më parë se nuk ka dallim mes Ḳur’ānit dhe sunnetit?!” Po, pohoj se thashë. Sipas mendimit tim nuk ka asnjë lloj dallimi. Por unë e bëj  këtë ndarje për ata njerëz të cilët kryejnë ndarjen e Ḳur’ānit nga sunneti. Rishtas unë e bëj këtë ndarje për ata njerëz që i quajnë të shkallës së parë diturinë fetare dhe veçoritë që kalojnë në Ḳu’rān, kurse ata që nuk kalojnë i quajnë si të shkallës së dytë. Sidoqoftë veçoritë e ndarjes së dytë do të jenë të shkallës së parë. Sepse këto nuk i ka sqaruar i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) por vetë Ḳur’āni Kerīm.

Për shembull Ājeti i Taṭhīrit (Pastrimit) në të cilin Allāhu i Lartësuar lajmëron se kush nënkuptohen dhe përfshihen në pastrimin e njerëzve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Ky është një parim ḳurānor. Në fakt në argumentet hyjnore të lajmëtarit (p.q.m.t.) kalon se kush janë njerëzit e Ehli Bejtit (p.m.t.).

Gjithashtu mund të ilustrojmë si shembull dhe ājetin: “O ju që keni besuar kini frikë Allahun dhe jini bashkë me të drejtët” është një parim ḳurānor. Megjithatë sunneti i lajmëtarit (p.q.m.t.) na ka sqaruar se kush janë të drejtët. Me natyrën e tyre botëkuptimi që e pranon diturinë fetare dhe veçoritë që kalojnë në Ḳur’ān si të shkallës së parë, ndërsa ata që kalojnë në sunnet i pranon si të shkallës së dytë, në ndarjen tonë virtytet dhe veçoritë që kalojnë në ndarjen e dytë janë të shkallës së parë në këndvështrimin e rëndësisë.

Shumë mirë po Ḥadīthi i Menziles në cilën ndarje hyn?! Sūreja Ṭā Hā e sqaron në mënyrë të hapur dhe të qartë vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në sytë e të nderuarit Mūsā (p.m.t.):

اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Idhheb ilā fir‘aune innehu ṭagā. Ḳāle Rabbi shraḥ lī ṣadrī. Ue jessir lī emrī. Ue ḥlul ‘uḳdeten min lisānī. Jefḳahū ḳaulī. Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī. Shdud bihi ezrī. Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkurakekethīrān. Inneke kunte binābaṣīrān. Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!”(Shko tek fir‘auni (faraoni) se ai me të vërtetë ka tejkaluar çdo cak. Ai (Mūsāi) tha:“Zgjeroma kraharorin tim! Dhe lehtësoma këtë punë time! Dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time. Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla.  Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 24-36)

Ja pra i nderuari Hārūn (p.m.t.) është shoku i të nderuarit Mūsā (p.m.t.) në këtë punë. Në Ḳur’ānin e Shenjtë nuk preket vetëm lutja dhe kërkesa por edhe përgjigjja ndaj lutjes.

Pyetje: Cili është vendi i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) në sytë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!

Prezantuesi: Sunneti jep përgjigjjen e kësaj.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka sqaruar menzilen (postin, vendin) e tij, por ka thënë se ai vend është ashtu siç është prekur në Ḳur’ānin Famëlartë. Në këtë rast i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk është sqaruesi i vendit por vetë Ḳur’āni Fisnik. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka bërë të ditur vetëm emrin e njeriut mbi të cilin do të vihet në zbatim vendi ḳurānor dhe ishte i detyruar që të përjashtonte qenien i dërguar.

Çështja e tretë: Nuk ka asnjë dyshim në çështjen e zbatimit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Për çështjen që kemi bërë me shenjë themi se janë të pranishme rrëfime të duhura. Pra ka rrëfim që shënjon se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka kërkuar të njëjtat gjëra, të cilat i nderuari Mūsā (p.m.t.) i ka kërkuar për të nderuarin Hārūn (p.m.t.).

Prezantuesi: Nëse do t’iu kërkonim burimin e këtij rrëfimi.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Para së gjithash lërmëni t’iu them se rrëfimi nuk është i pranuar në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Unë nuk po e paraqis këtë që ta përdor si një dëshmi por si një dëshmi dhe dëshmitar, i cili tregon vërtetësinë e ājetit të bekuar dhe komentit që kemi kryer për sa i përket Ḥadīthit të Menziles.

Rrëfimi është marrë nga vepra me titull: “Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe” (Virtytet e Bashkëkohësve) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. Askush të mos na kundërshtojë duke na thënë: “I nderuar imzot ju po dëshmoni me një rrëfim që nuk është i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes”. Në fund të fundit ne miratojmë se rrëfimi është i dobët. Vetëm po shprehemi se ky rrëfim është mbështetës dhe nënvizues i përfundimit që kemi përftuar nga ājeti i bekuar dhe Ḥadīthi i Menziles.

Rrëfimi është si më poshtë: “Unë kam dëgjuar me veshët e mi një burrë nga farefisi Ḥaṣām që të thoshte kështu: “Unë kam dëgjuar Esmā Bint Umejsin që të thoshte kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) thoshte kështu: “O Allāhu im! Edhe unë them ashtu siç tha vëllai im Mūsāi (p.m.t.). O Allāhu im! Caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime, vëllain tim ‘Alīun (p.m.t.). Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty më shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona”. (7)

Duke ecur nga kjo bazë le t’i drejtohemi dhe njëherë Ḳur’ānit Kerīm. Nëse duam që të mësojmë vendin e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) në sytë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), atëherë ne nuk duhet t’i drejtohemi Ḥadīthit të Menziles por Ḳur’ānit të Shenjtë. Në këtë mënyrë mund të shohim nëse rrëfimi është apo nuk është ‘amm (i përgjithshëm) dhe është apo nuk është i kufizuar me jetën e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Sepse naṣṣi (argumenti fetar hyjnor) i Ḳur’ānit e sqaron vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në sytë e të nderuarit Mūsā (p.m.t.).

Kështu ne nund të kuptojmë dhe demagogjitë në kornizën e këtij rrëfimi të kryera nga Ibn Tejmijje dhe uehhābistët të cilët janë vartësit e tij bashkëkohorë. Ata thonë se ky rrëfim nuk është ‘amm (i përgjithshëm) dhe se nuk përfshin epokën pas jetës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Ata thonë se rrëfimi në asnjë mënyrë nuk flet për një veçori.

Të themi të drejtën ata duhet t’iu drejtohen naṣṣit (argumentit fetar hyjnor)të Ḳur’ānit, si nevojë e zbatimit të rregullit me qëllim që të mund të konceptojnë vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.). Pas vënies në dukje të vendit të të nderuarit Hārūn (p.m.t.) mund të kalojmë në zbatimin e tij. Ne mund të kuptojmë vendin e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe gjërat që ai zotëron përveç çështjes së përjashtuar nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) (Vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar).

Tani ejani dhe le të shohim se çfarë janë veçoritë më të rëndësishme që zënë vend në Ḳur’ānin Famëlartë. Allāhu i Madhëruar urdhëron kështu: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32)

Prezantuesi: Cili është “emri” (urdhri)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Jo. Ḳur’āni Fisnik nuk thotë: “emri” (urdhri) por puna. Ājeti i nderuar nuk thotë “bëje atë shok në punë” që ne t’i drejtohemi Ḳur’ānit me synim që të mund mësojmë këtë koncept. Ḳur’āni Kerīm thotë: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) Pra i nderuari Mūsā (p.m.t.) ka kërkuar disa veçori të veçanta për të nderuarin Hārūn (p.m.t.) për ta bërë atë shok në punën e tij. Domethënë ājeti i nderuar nuk ka një kuptim se i nderuari i Mūsā (p.m.t.) kërkon për të nderuarin Hārūn (p.m.t.) gjërat që i kanë të përbashkëta dhe të tjetët. Në fakt një gjë e tillë tekefundit nuk ka as nevojë për lutje.

Meqenëse i nderuari Mūsā (p.m.t.) ka bërë një kërkesë në formën: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي(Dhe bëma atë shok në punën time) i nderuari Hārūn (p.m.t.) nuk duhet të jetë shoku në punën e tij që në fillim. E thënë ndryshe nëse kjo kërkesë nuk do të ishte, atëherë i nderuari Hārūn (p.m.t.) nuk do të ishte bërë shoku në punën e tij. Nëse nuk do t’i japim këtë kuptimin ājetit, atëherë ai do të marrë kuptimin se një gjë e tillë e kotë, e pakuptimtë dhe e zbrazur si “taḥṣīlu’l-ḥāṣili” (kërkimi i të përftuarës) ishte kërkuar nga ana e një të dërguari, dukuri kjo e cila nuk i ka hije një të dërguari të ulu’l-‘aḍḥmit (pesë të dërguarve më të mëdhenj).

Kërkesa e të nderuarit Mūsā (p.m.t.) ka këtë kuptim. Nëse kjo kërkesë e tij nuk do të ishte i nderuari Hārūn (p.m..t) nuk do të bëhej i dërguar. I nderuari Hārūn (p.m.t.) nuk do të zotëronte asnjë nga këto veçori madje as qenien i dërguar.

Sipas kësaj përsërisim se ka veçori që i përkasin të nderuarit Mūsā (p.m.t.).

Prezantuesi: Madje më të mëdha se qenia i dërguar.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Jo, më të mëdha se qenia i dërguar. Pra i nderuari Mūsā (p.m.t.) kërkon disa gjëra për vëllain e tij Hārūn (p.m.t.). Ejani dhe le t’i mësojmë bashkë këto të vërteta... Për këtë arsye ne cituam kështu në parathënie: “Ḥadīthi më i madh për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) është Ḥadīthi i Menziles”. Unë besoj kështu.

Unë nuk dua të hyj në hollësitë e çështjes. Tani për tani po trajtojmë këtë ājet. Nëse duam të mësojmë naṣṣin (argumentin hyjnor fetar) të Ḳur’ānit, atëherë theksojmë se Ḳur’āni i Shenjtë kumton: وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي“Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī” (Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime). (Sūre Ṭā Hā, 29) Që të tëra këto të vërteta nuk janë të fiksuara mepërcjellje por me argumentin fetar hyjnor të Ḳur’ānit Famëlartë për Imām ‘Alīun (p.m.t.).

Njerëz që nuk kanë dituri dhe njohuri të mjaftueshme për Ḳur’ānin dhe sunnetin pyesin: “Ku kalon qenia uezīr (mëkëmbës, ndihmës) e Imām ‘Alīut (p.m.t.) në Ḳur’ānin Famëlartë?!” dhe më pas kryejnë komente mjaft të sëmura.Atathonëkështu:“Qenia uezīr (mëkëmbës, ndihmës) e të nderuarit Hārūn (p.m.t.)ishte e vlefshme vetëm gjatë jetës së të nderuarit Mūsā (p.m.t.) dhe pas ndërrimit jetë të tij nuk ishte më e vlefshme”. Vallë çfarë lloj logjike është kjo?! O njeri! Lërmë të të bëj të qartë se ai njeri i cili ishte prijës dhe ndihmës i të nderuarit Mūsā (p.m.t.) për sa kohë që ky i fundit ishte gjallë, sërish është dhe mbetet prijës dhe ndihmës me përparësi dhe në mungesën e të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Domethënë ai njeri i cili kishte fuqinë e arritjes tek ky vend gjatë jetës së të nderuarit Mūsā (p.m.t.), është mëse e natyrshme se e meriton këtë vend dhe pas ndërrimit jetë të tij. Ka gjasa që ju nuk e dini se çfarë thoni!Këto lloj fjalësh janë fjalë të cilat iu përkasin Ibn Tejmijjes dhe njerëzve të paditur të ngjashëm me të.

وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي” ““Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī”(Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla).(Sūre Ṭā Ḥā, 29, 30)Ājeti i lartpërmendur ia jep të nderuarit ‘Alī(p.m.t.) dhe veçorinë e qenies vëlla (vëllazërisë) të cilën Ibn Tejmijje orvatet ta përgënjeshtrojë me fjalët “nuk janë të fiksuara”. Për hir të vërtetës kur shihet në këtë këndvështrim nuk ka më nevojë për përcjelljet lidhur me muakhatit (zotimin e qenies vëlla).Argumenti fetar hyjnor i Ḳur’ānit e vërteton në mënyrë të qartë këtë të vërtetë.اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي“Shdud bihi uzri”(Që me të të ma shtosh fuqinë time). (SūreṬā Ḥā, 31) Nëse ata na drejtojnë pyetjen se për kë ceket ky urdhër,ne ikthejmë përgjigjen se është për Imām ‘Alīun (p.m.t.), nga ana tjetër iu ngrejmëpyetjen:“Për kë është ājeti: إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا“idh humā fī’l-gāri jeḳūlu liṣāḥibihi lā taḥzen inne Allāhe me‘anā” (kur ata të dy ishin në shpellë dhe po i thoshte shokut të tij: “Mos u hidhëro, se me të vërtetë Allāhu është me ne!” (Sūre Teube, 40) për të cilinju këmbëngulni se është thënë lidhur me Ebū Bekrin, gjithmonë nëse marrim si të mirëqenë se përcjellja është e vërtetë?!”

Si rrjedhojë vëmë theksin se mbështetja dhe shtimi i fuqisë së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), që kishte detyrën e këshillimit dhe paralajmërimit të mbarë njerëzimit, as që mund të krahasohet me ājetin që ka të bëjë me Ebū Bekrin që preket në sūren Teube!

وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا” “Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkurakekethīrān” (Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë). (Sūre Ṭā Ḥā, 32, 33)Imām ‘Alīu (p.m.t.)ështëshoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe në lavdërimin, madhërimin dhe përmendjen hyjnore.

إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰInneke kunte binā baṣīrān.Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!”(Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 35-36)Pra ty t’u dhanë të tërë këto cilësi dhe mbiemra.

Në faktnë lutjen që zë vend në ājetin e nderuar:وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي“Ue ḥlul ‘uḳdeten min lisānī!” (Dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime!) (Sūre Ṭā Hā, 27) gjendja ndryshon. Themi kështu sepse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.)ishteaiiciliefliste gjuhën ‘arabe në mënyrën më të përkryer dhe më të përsosur.

Unë nuk dua tëhyj në imtësitë e këtyre ājeteve. Betohem në Allāhun e Madhëruar se nëse do të kisha kryer hulumtimin e komentit të këtyre ājeteve, atëherë do t’ua tregoja se në këto ājete gjenden të tëra këto gjëra për të cilat kemi nevojë, për të sqaruar postet dhe vendet e Emīru’l-Mu’minīnit ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Madje dhe nëse do të gjendej dhe një argumet tjetër fetar hyjnor përsëri këto ‘ajete do të na mjaftonin.

وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32)Cili është kuptimi që shpreh ky argument fetar hyjnor?! Kjo përkthehet se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shok i disa veçorive që i përkasin të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Për ne nga këtu hapen jo një mijë dyer por një milionë dyer. Le t’i drejtohemi vetëm Ḳur’ānit Kerīm për të mund të parë këto veçori që Allāhu i Lartësuar ua ka dhënë në përkatësi të të dërguarit të Tij (p.q.m.t.) dhe të cilat janë të përbashkëta dhe për Imām ‘Alīun (p.m.t.). Kjo çështje është tejet e gjërë. Unë nuk kam mundur të shoh asnjë komentues ose apologjet që të ketë cekur këtë çështje. Ndonëse në gjirin e dijetarëve ka nga ata të cilët e kanë përcjellur Ḥadīthin e Menziles dhe kanë kryer sqarime rreth hadīthit, por as ata nuk e kanë cekur këtë pikë.

Unë dua të prekshkurtimisht mbiemrat e veçantë (cilësitë, veçoritë) e të nderuarit të dërguar që kalojnë në Ḳur’ānin e Shenjtë. Lidhur me këtë do të përcjell një fragment nga vepra me titull: “Tefsīru’l-Muḥīṭi’l-E‘aḍḥami” (Komentimi i Oqeanit më të Madh) e Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlīt. Por më parë dua të paraqis shkurtimisht gjendjen e përkthyer të shkrimtarit.Shkrimtari është Sejjid Ḥajdar Ibn ‘Alī Ibn Ḥajdar Ibn ‘Alī ‘Aleuī Ḥusejnī ‘Āmūlī Mazenderānī; një ṣūfist i njohur.

Në veprënme titull: “Rijāḍ” (Kopështet) zënë vend thëniet si më poshtë: “Ai është fisnik, dijetar,i lartë, madhështor, komentues, jurist dhe muḥaddith. Ai është një dijetar i madh i doktrinës imāmite dhe një dijetar ṣūfist i nderuar”. (8)

Autoriteti i tij fetar është mjaft gjithëpërfshirës. Ja pra dijetarët imāmitë qëndrojnë në këtë shkallë. Ky njeri i përket doktrinës imāmite dhe për më tepër është ṣūfist.

Unë do të mjaftohemvetëm me përcjelljen e fjalëve të dijetarit të madh ‘Alāme Ḥilīt për Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlīn.

Në veprën me titull: “Mesāilu’l-Medanijjāt me‘a Xheuābatihā” (Çështjet e Qytetëruara me Përgjigjet në të) vëmë re se ai ka shënjuar emrin e Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlīt. Vepra e sipërcituar është përpiluar nga dora e Fakhruddīnit të birit të ‘Alāme Ḥilīt: “Me emrin e Allāhut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Kjo vepër përbëhet nga disa çështje të ngritura tim eti dhe nga përgjigjjet e sakta. Unë ia lexova këtë tim eti (m.m.t.) dhe rrëfeva nga ai, si dhe mora leje nga ai për të rrëfyer. Më pas unë i dhashë leje për këtë zotëriut tonë sejjidit, imāmit, dijetarit madhështor të fortnderuar, dijetarit më të virtytshëm, më të diturit të të virtytshmëve, ai i cili ka brumosur diturinë dhe punën tek vetja, të nderuarin e familjes së të dërguarit (p.q.m.t.), pikës së kthimit të krenarisë dhe mburrjes së bijve të Betūlit (të nderuarës Fāṭime (p.m.t.)),sejjidin (zotëriun) e ‘Iṭretu’ṭ-Ṭāhires(FarefisittëAromës së Pastër), shtyllës së fesë, popullit dhe të vërtetës Sejjid ḤajdarIbn Sejjid Sa‘īd Ruknuddīn Ibn Ḥajdar Ibn ‘Alī ‘Aleuī Ḥusejnī ‘Āmūlī Mazenderānīt.Allāhu i Lavdëruar i vijoftë virtytet e tij. Virtytet për rrëfimin e i tij nga unë dhe rrëfimin tim nga tim etdhe punimin dhe dhënien e miratimit të kësaj e përfshifshin në çdo anë.Këtë e ka shkruarMuḥammedIbn Ḥasān Ibn Jūsuf Ibn ‘Alī Muṭahhar Ḥilī (v.v. 761 m.i.)”. (9)

Sejjid Ḥajdari,është njëri nga nxënësit e Fakhruddīnittëbirit të ‘Alāme Ḥilīt... “Unë shpresoj nga Allāhu i Madhëruar që të më përfshijë ndërmjetësimi i tij në Ditën e Ḳijāmetit. Allāhu i Lartësuar ua zgjattë jetën dhe na dhëntë rizḳ (furnizim) me begatinë e tij. Unë lutem të kemi fatin e përfshirjes me ndërmjetësimin e tij pranë të parëve tanë tejet të pastër”. (10)

Pra Fakhruddīni shpreson në ndërmjetësimin e Sejjid Ḥajdarit.

Prezantuesi: Atëherë Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlī zotëron një vend të madh.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Miqtë e mi të nderuar lërmëni t’iu përsëris se Fakhruddīni ose i ati i tij, e dinë se ‘Alāme Ḥilī është njëri nga juristët e mëdhenj imāmitë. Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlī është njëri nga urtakët e mëdhenj të imāmitëve dhe zotëron mendimin e uaḥdetu’l-uxhūdit (trupit të vetëm). Krahas kësaj ai zotëron një botëkuptim të vërtetë dhe të shëndetshëm të uaḥdetu’l-uxhūdit (trupit të vetëm) i cili ndan nga njëri-tjetri, Khāliḳun (Krijuesin) dhe makhlūḳun (krijesën). Këtu nuk synojmë uaḥdetu’l-uxhūdin (trupin e vetëm), të përfytyruar nga ana e disa të paditurve dhe atyre të cilët nuk dinë asgjë që kanë mbetur nga ana mendimore. Të themi të drejtën këta nuk kuptojnë as të vërtetat. Nuk është se njëri është thjesht një ṣūfist shī‘īt dhe tjetri është imām dhe jurist! ‘Alāmeja shpreson të arrijë në shkallën e Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlīt.

Një lidhje tejet e çiltër, e dëlirë dhe e pastër. Fakhruddīni thotë se unë nuk mund të përvetësoj pikëpamjen e uaḥdetu’l-uxhūdit (trupit të vetëm) të vërtetuesit. Sigurisht se ai ka të drejtë të ketë një mendim të tillë. Pavarësit këtij mendimi dashuria që ushqen për të nuk dëmtohet ose pakësohet aspak. Dashuria, nderimi dhe tregimi i respektit për palën përballë nuk lëvizin nga vendi. Ja pra kjo është dhe sjellja që duam. Ne mund dhe duhet të tregojmë respekt ndaj mendimeve të atyre që nuk i përvetësojmë dhe mund dhe duhet t’i pranojmë ata ashtu siç janë. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj shenjtërive të tyre.Gjithashtu ne kemi të drejtë të kërkojmë dhe tregimin e respektit ndaj mendimeve tona.

Tani ejani dhe le t’i hedhim një vështrim veçorive të të dërguarit më nderuar (p.q.m.t.) nga vepra me titull:“Tefsīru’l-Muḥīṭi’l-E‘aḍḥami” (Komentimi i Oqeanit më të Madh) e Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlīt. Ky i fundit ciotn si vijon: وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَىٰثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰفَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰفَأَوْحَىٰ إِلَىٰ عَبْدِهِ مَا أَوْحَىٰمَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَىٰأَفَتُمَارُونَهُ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ“Ue huue bi’l-ufuḳi’l-e‘alā. Thumme dennā fetedel’lā. Fekāne ḳābe ḳausejni eu ednā.  Feeuḥā ilā ‘abdihi mā euḥā. Ma kedhdhebe’l-fuuādu mā reā. Efetumārūnehu ‘alā mā jerā” (Dhe ai ishte në horizontin më të lartë. Më pas iu afrua dhe e lëshoi në tokë (Muḥammedin). Dhe ai ishte aq afër sa dy harqe apo edhe më afër.Dhe Ai (Allāhu) ia shpalli robit të Tij atë që ia shpalli. Dhe nuk e përgënjeshtroi zemraatë që pa (me sy). A do të diksutoni tani me të për atë që ai ka parë?!) (Sūre Nexhm, 7-12)

وَيَوْمَ نَبْعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا عَلَيْهِمْ مِنْ أَنْفُسِهِمْ ۖ وَجِئْنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ“Uejeumeneb‘athu fī kul’li ummetinshehīdān‘alejhim min enfusihim, ue xhi’nā bike shehīdān ‘alā heuulāi. Ue nezzelnā ‘alejke’l-Kitābe tibjānān likul’li shej’in ue huden ue raḥmeten ue bushrā limuslimīne”(Dhe në atë ditë (përkujtoji njerëzve) do të dërgojmë në çdo popull dëshmitar kundër tyre dhe ty të sjellim dëshmitar kundër atyre.Ne ty ta shpallëm Kitābin (Librin, Ḳur’ānin) sqarimpër çdo gjë, udhëzim, mëshirë dhe përgëzim përmuslimanët). (SūreNaḥl, 89) (11)

Ashtu siç thonë dhe urtakët maḳāmi (vendi) në fjalë është vendi i khātemijjetit (qenies vulë) në udhëtimin e kemālit (përsosmërisë). Kështu që dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në këtë vend. Kur thuhet Khātemu’l-Enbijjāi (Vula e Lajmëtarëve) qëllimi ynë është përfundimi i mbarë shkallëve të sejru’ll-llāhit (udhëtimin për tek Allāhu) dhe nuk është qenia e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)idërguari i fundit në këndvështrimin kohor. Unë nuk dua që të hyj në imtësitë e këtij vendi. Sepse ky maḳām (vend) është vendi të cilin urtakët e mëdhenj e quajnë “xhem‘u’l-xhem‘i” (bashkimi i bashkimit). Në këtë vend mund të arrijë vetëm ḳutbu’l-e‘aḍḥami (boshti, poli më madhështor), khātemu’l-enbijjāi (vula e lajmëtarëve) i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.). Ai ka arritur në këtë vend në sejru’s-sulūkin (udhëtimin moral të përmirësimit të sjelljes). Kur thuhet Khātemu’l-Enbijjāi (Vula e Lajmëtarëve)qëllimi ynë është përfundimi i mbarë shkallëve të sejru’ll-llāhit (udhëtimin për tek Allāhu) dhe nuk është qenia e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) i dërguari i fundit në këndvështrimin kohor. Ndonëse është e drejtë të thuhet dhe se ai është vula kohore. Por çfarë lloj vlere ka zotërimi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) të një gjëje të tillë! Ç’rëndësi ka nëse ky njeriu ka ardhur përpara ose pas në këtë botë?! Si rrjedhojë kur thuhet Khātemu’l-Enbijjāi (Vula e Lajmëtarëve) synimi ynë është nënkuptimi i përfunduesi i shkallëve të përmirësimit të sjelljes dhe i shkallëve qenësore të ḳurbu’l-ilāhīsë (afrimitetit hyjnor).

Lidhur me ājetin që kalon në sūren Naḥl disa mendojnë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të jetë dëshmitar për ummetin (bashkësinë muslimane). Jo, në ājet nuk kalon fjala ummet (bashkësi). Qenia dëshmitar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) i drejtohet mbarë dëshmitarëve përveç vetes. Pra i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të jetë dëshmitar ndaj dëshmitarëve. Çdo i dërguar në ditën e Ḳijāmetit do të paraqisë vulën dhe vendimin e tij drejtuar bashkësisë muslimane. Megjithatë këtë vendim do ta vulosë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Pra ky është njëri nga kuptimet e qenies vulë. E thënë ndryshe vulosja e dëshmive të të dërguarve.

Pra i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do të jetë vetëm dëshmitari i bashkësisë së tij muslimane por dhe dëshmitari i dëshmitarëve të bashkësive të tjera. Ja pra dhe Imām ‘Alīu (p.m.t.) është bashkë me të (p.q.m.t.) në këtë dëshmi.

النَّبِيُّ أَوْلَىٰ بِالْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ“Ennebijju eulā bi’l-mu’minīne min enfusihim” (Lajmëtari ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre). (Sūre Aḥzāb, 6)

وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ“Ue umirtu li en ekūne euuele’l-muslimīne” (Dhe unë u urdhërova të jem i pari i muslimanëve!) (Sūre Zumer, 12)

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ“Ue inneke le‘alā khuluḳin ‘aḍḥīmin” (Dhe nuk ka dyshim se ti je në një shkallë të lartë (të madhe) të moralit!) (Sūre Ḳalem, 4)

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ“Leḳad xhāekum resūlun min enfusikum ‘azīzun ‘alejhi mā ‘anittum ḥarīṣun ‘alejkum bi’l-mu’minīne reūfun raḥīmun”(Me të vërtetë ju ju erdhi i dërguari i nderuar nga gjiri juaj,atij iu vjen shumë rëndë për vuajtjet tuaja,sepse ai është lakmues i udhës së drejtë për ju, është tej mase i dhembshur dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve).(Sūre Teube, 128) (12)

Miqtë e mi të nderuar lejomëni t’iu rikujtoj se në mbarë Ḳur’ānin Famëlartë nga fillimi deri në fund kalon thënia مِنْالْمُسْلِمِينَ“mine’l-muslimīne” (nga muslimanët). Por për të nderuarin të dërguar (p.q.m.t.) kalon në dy vende kalon thënia: أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ“euuelu’l-muslimīne” (i pari i muslimanëve). Disa njerëz e konceptojnë këtë përparësi si i pari i muslimanëve në mesin e bashkësisë së tij muslimane dhe e përfytyrojnë kështu. Ky lloj përfytyrimi është i gabuar. Sepse tekefundit të tërë të dërguarit kanë përparësi në bashkësinë e tyre. Nëse do Allāhu i Lartësuar këtë çështje do ta shqyrtojmë në të ardhmen.

Themi se në shkallën e lartë të moralit ku ka përfituar i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) dhe Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shoku i tij (p.q.m.t.).

Qenia i dërguar që preket në sūren Teube i përket të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Mirëpo thënia: عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ“‘alejhi mā ‘anittum ḥarīṣun”(atij iu vjen shumë rëndë për vuajtjet tuaja) nuk i përket të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Pra në këtë veçori dhe në mbiemrin e qenies shumë i mëshirshëm ndaj besimtarëve dhe Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shoku i tij (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Një pjesë e njerëzve janë të paaftë në kuptimin e rrëfimeve të zakonshme, vallë si do t’i kuptojnë këto çështje që ju i keni vënë në dukje?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari:Shtojmë se gjenden një mori nga miqtë e mi të nderuar, të cilët kërkojnë nga ne që të sqarojmë vendet dhe të vërtetat e të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.) që preken në Ḳur’ānin Fisnik. Nëse do Allāhu i Lavdëruar unë do të hedh pakëz dritë për sqarimin e këtyre çështjeve në programin pasardhës.

Prezantuesi: I nderuar imzot çështja e urtësisë që sqaruat mbeti përgjysmë.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ju keni të drejtë, por konteksti i çështjes na dha shtysë që të themi disa gjëra. Pra nuk është se unë e kam zakon që të përdor termat e një fushe të veçantë, sepse çdo dituri (shkencë) ka terminologjinë e saj të veçantë.

Shkurtimisht miqtë e mi të nderuar vendi i xhem‘u’l-xhem‘it (bashkimi i bashkimit), ḳurbu’l-ferāiḍit (afrimiteti me Allāhun me veprat e detyruara), ḳurbu’n-neuāfilit (afrimiteti me Allāhun me veprat vullnetare), vendi i bashkimit të ḳurbu’l-ferāiḍit me ḳurbu’n-neuāfilin dhe vendi i uāḥidijjetit (qenies një) dhe eḥadijjetit (njëjësisë), maḳāmi (vendi) i fiksuar i ‘ajānit (qartësisë) i cili është domosdoshmëria e emrave dhe mbiemrave, si dhe me dhjetra terma të tjera... Kështu që janë shkruar me dhjetra vepra rreth kësaj fushe. Unë jam i mendimit se ka njerëz që i dinë dhe i pëlqejnë këto çështje dhe kuptime që i prekëm. Në veçanti me miliona ṣūfistë të cilët jetojnë në Azi, Afriḳë dhe në shtetet e ndryshme muslimane. Kuptimin e vërtetë që shprehin termat që kemi përdorur i dinë njerëzit e taṣauūfit (e të fshehtës, ṣūfistët) dhe urtakët.

Gjithashtu unë mendoj se vetëm në dritën e urtësisë, është i mundur mësimi i shumicës së vendeve të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.) të cilat zënë vend në Ḳur’ānin Kerīm dhe në rrëfime.

Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Sejjid Hāshim Baḥrānī,“Gājetu’l-Merāmi ue Ḥuxhxhetu’l-Khiṣāmi fī Te‘ajjīni Imāmi min Ṭarīḳi’l-Khāṣṣi ue’l-‘Āmmi”(Qëllimi i Synimit dhe Dëshmia e Armiqësisë nëPërcaktimin e Imāmit nëUdhëneVeçantë dhe të Përgjithshme), fq. 23-71, Vërtetimi Nga ‘Alāme Sejjid ‘Alī ‘Ashūrī, (viti i botimit 1422 sipas mërgimit islām / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’t-Tārīkhi’l-‘Arabī” (Instituti i Historisë ‘Arabe), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

2- Sejjid Hāshim Baḥrānī, “Gājetu’l-Merāmi ue Ḥuxhxhetu’l-Khiṣāmi fī Te‘ajjīni Imāmi min Ṭarīḳi’l-Khāṣṣi ue’l-‘Āmmi” (Qëllimi i Synimit dhe Dëshmia e Armiqësisë në Përcaktimin e Imāmit në Udhën e Veçantë dhe të Përgjithshme), fq. 23-71, Vërtetimi Nga ‘Alāme Sejjid ‘Alī ‘Ashūrī, (viti i botimit 1422 sipas mërgimit islām / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’t-Tārīkhi’l-‘Arabī” (Instituti i Historisë ‘Arabe), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

3- Sejjid Hāshim Baḥrānī, “Gājetu’l-Merāmi ue Ḥuxhxhetu’l-Khiṣāmi fī Te‘ajjīni Imāmi min Ṭarīḳi’l-Khāṣṣi ue’l-‘Āmmi” (Qëllimi i Synimit dhe Dëshmia e Armiqësisë në Përcaktimin e Imāmit në Udhën e Veçantë dhe të Përgjithshme), fq. 72-143,Vërtetimi Nga ‘Alāme Sejjid ‘Alī ‘Ashūrī, (viti i botimit 1422 sipas mërgimit islām / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’t-Tārīkhi’l-‘Arabī” (Instituti i Historisë ‘Arabe), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

4- Sejjid Sherīf Murteḍā, “Shāfī‘ī fī Imāmeti” (Shëruesi i Udhëheqjes), vëll. 3, fq. 8, Shtëpia Botuese: “Muesessetu’ṣ-Ṣādiḳu” (Instituti i Ṣādiḳut).

5- Ebū ‘Amr Jūsuf Ibn ‘Abdilberri, “Istī‘jjāb fi Me‘arifeti’l-Aṣḥābi” (Përpilimi Gjithëpërfshirës në Njohurinë e Bashkëkohësve), vëll. 3, fq. 1097, Vërtetimi Nga ‘Alī Muḥammed Fexhāīu, (viti i botimit 1412 sipas mërgimit islām / viti 1990 sipas kalendarit gregorian),  Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhīli” (Shkëlqimi), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt Liban).

6- Imām Ebū Bekr Aḥmed Ibn Muḥammed Ibn Hārūn Ibn Jezīd Ḥalāli (v.v. 311 m.i.), “Sunnet” (Sunneti), vëll. 2, fq. 247, Ḥadīthi Nr: 460, Vërtetimi Nga Doktor ‘Aṭijje Ibn ‘Atīḳ Zehrānī, Shtëpia Botuese: “Dāru’r-Rāje” (Mendimi).

7- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe” (Virtytet e Bashkëkohësve), vëll. 2, fq. 843, Ḥadīthi Nr: 1158, Vërtetimi Nga Uāsi‘ullāh Ibn Muḥammed ‘Abbāsi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Xheuzi” (Ibn Xheuziu).

8- Muḥsin Emīni, “‘Ajānu’sh-Shī‘a” (Qartësitë e Shī‘ītëve), vëll. 6, fq. 271, Shënimi dhe Vërtetimi Nga Ḥasān Emīni, Shtëpia Botuese: “Dāru’t-Te‘ārūfi” (Njohja e Ndërsjelltë), Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

9- Muḥsin Emīni, “‘Ajānu’sh-Shī‘a” (Qartësitë e Shī‘ītëve), vëll. 6, fq. 272,Shënimi dhe Vërtetimi Nga Ḥasān Emīni, Shtëpia Botuese: “Dāru’t-Te‘ārūfi” (Njohja e Ndërsjelltë), Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

10- Muḥsin Emīni, “‘Ajānu’sh-Shī‘a” (Qartësitë e Shī‘ītëve), vëll. 6, fq. 272,Shënimi dhe Vërtetimi Nga Ḥasān Emīni, Shtëpia Botuese: “Dāru’t-Te‘ārūfi” (Njohja e Ndërsjelltë), Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

11- Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlī, “Tefsīru’l-Muḥīṭi’l-E‘aḍḥami ue’l-Baḥru’l-Khidemi fī Teuīli Kitābi’l-‘Azīzi’l-Muḥkemi”(Komentimi i Oqeanit më të Madh dhe Deti i Shërbyesve në Interpretimin e Librit të Nderuar Vendimtar), vëll. 1, fq. 147.

12- Sejjid Ḥajdar ‘Āmūlī, “Tefsīru’l-Muḥīṭi’l-E‘aḍḥami ue’l-Baḥru’l-Khidemi fī Teuīli Kitābi’l-‘Azīzi’l-Muḥkemi”(Komentimi i Oqeanit më të Madh dhe Deti i Shërbyesve në Interpretimin e Librit të Nderuar Vendimtar), vëll. 1, fq. 147.



Burimi : Medya Şafak