Drama irakiane në hije të konfliktit sirian
Gjersa vëmendja e opinionit botëror viteve të
fundit ka qenë e fokusuar në luftën qytetare në Siri dhe në proceset e
ndërlikuara të bisedimeve të bashkësisë ndërkombëtare me Iranin lidhur me
programin e teknologjisë nukleare, gjatë kësaj kohe situate e brishtë e
sigurisë në Irak ishte nën radar. Thjesht as për së afërmi nuk iu është
kushtuar vëmendja të cilin e ka merituar. Është dukur se komplet rajoni por
edhe bashkësia ndërkombëtare është pajtuar me faktin se pas invazionit amerikan
në Irak në vitin 2003, ky shtet është bërë shteti i pare arab me shumicë shiite
pas dinastisë fatimide e cila ka sunduar në Egjipt gjatë shekullit të dhjetë.
Aventura militare neokonservative e administratës së Bushit me të cilin ka
dëshiruar me forcë të imponojë demokracinë e tipit perëndimor në Irak duke
besuar se ajo më vonë do të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të botës arabe, ka
shkaktuar dëme katastrofale. Agresioni amerikan në Irak, përveç që ka shkaktuar
me qindra mijëra viktima në njerëz dhe ka shkatërruar komplet infrastrukturën,
zhvendosjen e miliona njerëzve, shkatërrimin e civilizimeve të lashta njerëzore të këtij shteti dikur të
prosperuar, edhe pse totalitar arab, ka sjell gjer te një varg kontradiktash të
cilat edhe ekspertët më serioz dhe vëzhguesit e ngjarjeve në Lindjen e Afërt
akoma po tentojnë ta zgjedhin ketë fenomen misterioz.
Është e pabesueshme që SHBA-ja de fakto e ka dorëzuar Irakun si shtet vazal Iranit, edhe pse Teherani më shumë se tri dekada ka qenë armiku më i madh I SHBA-ve. Ashtu që dy armiq më të mëdhenj, SHBA-ja dhe Irani në Irak janë takuar si aleat, duke përkrahur qeverinë e re irakiane. Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, ndikimi i Iranit është përforcuar në Irak në raport me SHBA-në, në atë nivel që për zgjedhjen e qeverisë e të kryeministrit të Irakut, sipas vendimit të Teheranit, ka vendosur komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, formacionit më të forte ushtarak në Republikën Islamike të Iranit. Sunitët irakian, të cilit janë shndërruar në qytetar të rendit të dytë në shtetin e vet, asnjëherë nuk janë pajtuar me faktin se me vendimin e njërit nga kryetarët më ekstrem në historinë e SHBA-ve, nga populli sundues janë shndërruar në pakicë . Debalanci i fuqive në Irak, por edhe në rajon në përgjithësi, si dhe degradimi i statusit politik dhe shoqëror i sunitëve në shtetin e vet, kanë sjell gjer te rezistenca ushtarake e pjesës sunite kundër regjimit sundues shiit në Bagdat në vitin 2004 kur për këtë qëllim është formuar edhe Shteti islamik i Sirisë dhe Irakut. Dështimi i forcës okupuese amerikane, e më vonë edhe e qeverisë shiite që të sigurojë paqen, barazinë, lirinë dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Irakut, ka siguruar teren të përshtatshëm për forcimin e tendencave sunite ekstreme, të cilët kanë qenë të vendosur që në zonën e Irakut dhe Sirisë të themelojnë shtetin sunit islamik apo kalifatin sunit. Forcimi i tendecave xhihadiste të proviencës selefite të shkaktuar nga ndihma e theksuar financiare e Riadit, e mbi të gjitha nga ish regjimi sekular i diskredituar i cili në mënyrë të dhunshëm ka qenë e ballafaquar ndaj opozitës islamike.
Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë do që të fshijë kufijtë në mes të dy shteteve të cilët në fillim të shekullit XX i kanë skicuar diplomatët britanez dhe françez Sykes dhe Picot, në bazë të marrëveshjes së tyre të njohur është hartuar Lindja e Afërt e tanishme. Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë po përpiqet në krijimin e një shteti të përbashkët në këtë rajon, e që të realizohet ky projekt është i nevojshëm rrënimi i regjimit alevit në Damask dhe regjimit shiit në Bagdat. Edhe pse kryengritësit e Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë kohë më pare kanë kontrolluar disa pjesë të rajonit të Anbarit, sikurse Ramadin dhe Falluxhën , regjimi i Bagdatit asnjëherë nuk ka mund të vejë nën kontroll edhe pse kundër qytetarëve sunit regjimi i Nuri al Malikit në disa raste ka shfrytëzuar forcën ushtarake për të nënshtruar atë. Fitorja e rrufeshme ushtarake e Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë si dhe pushtimi i Mosulit dhe Kirkutit, i ka befasuar edhe njohësit më respektabil të Irakut. Për paparashikueshmërin e rasteve në gadishullin arabik flet edhe e dhëna se suksesi ushtarak befasues të njërës nga formacionet më militare sunite ka ndodh bash në momentin kur regjimi i Bashar Asadit ka korr suksese të theksuar ushtarake kundër kryengritësve sirian.
Por duhet pas parasysh se kjo nuk ka ndodh në mënyrë të izoluar dhe të papritur. Shtetit islamik i Irakut dhe Sirisë me pushtimin e këtyre qyteteve të mëdha të Irakut, në të cilën janë të përqendruara fushat veriore të naftës, ka ndërruar raportin e forcave në këtë shtet në mes shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, e me këtë edhe balansin e forcave në rajonin e gjerë të Lindjes së Afërt në dobi të Arabisë Saudite. Sa është e rëndësishme kjo, dëshmon edhe deklarata e Robert Fiskut, i cili situatën e ka përshkruar si kontribut më të ri të Arabisë Saudite historisë botërore pas Osama bin Ladenit, talibanëve dhe 15 vetëvrasësve saudit të 11 shtatorit 2001. Përveç Fiskut, edhe në mesin e shumë vëzhguesve, njohësve dhe analistëve të Irakut dhe Sirisë mbizotëron bindja se pas suksesit ushtarak të Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë qëndron Arabia Saudite. E pakënaqur me normalizimin e marrëdhënieve amerikano-iraniane dhe afrimit të Turqisë dhe Katarit me Iranin, regjimi saudit në kohën e fundit po ndihet shumë i shqetësuar me mundësinë e ripërtëritjes së aleancës strategjike të SHBA-ve me Iranin, e që dikur kishte qenë shtyllë e politikës amerikane në Lindjen e Afërt, në rast të së cilës roli strategjik i Arabisë Saudite do të margjinalizohej.
Dominimi i faktorit shiit, e sidomos ndikimi i Iranit në Irak, të cilin Riadi e përjeton si vazal i Iranit, po përpiqet ta eliminojë Arabia Saudite.
Forcimi më i ri i faktorit të margjinalizuar sunit në Irak, edhe me kusht që të mund të realizojë me financimin e faktorit më ekstrem siç është Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë, për Riadin paraqet njërin prej caqeve strategjike të mbijetesës së monarkisë saudite. Kenneth Pollack ish analisti i dikurshëm i sigurisë për çështjet e Iranit dhe Irakut, thekson se suksesi më i ri i Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë mund të sjell gjer te shkelje serioze të stabilitetit rajonal dhe mund të ndikojë negativisht në rrjedhën e tregtisë globale të naftës. “ Është e mundshme që në Irak të jetë në horizontë lufta e re qytetare”, theksoi Pollack. Në këtë moment shtrohen më shumë pyetje se sa përgjigje. Si është e mundur që dhjetëra mijë trupa irakiane brenda natës të mposhten nga një numër i vogël kryengritës të Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë. A është tërhequr me qëllim ushtria irakiane sipas urdhrit nga Bagdati. A do të mund Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë të mbaj zonat e fituara. Si do të reagojë regjimi në Bagdat. A do të përzihet SHBA-ja, për shkak të ndërrimit të raportit të forcave në teren në Irak, posaçërisht në rast se Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë do të marshojë drejt Bagdatit. A do të intervenoj Irani për të mbrojtur interesat e veta. Si do të reagojë Turqia pas situatës më të re, interesi primar i së cilës në Irak është të ruaj marrëdhëniet tregtare me qeverinë rajonale të Kurdistanit në Irak, si dhe mbrojtja e pakicës etnike turkmene. Që të mbaj zonat e fituara Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë llogarit edhe në mbështetjen dhe aleancën joformale me ish anëtarët të partisë Ba’th të Irakut, me udhëheqësit fisnor dhe luftëtarët e tyre. Për shkak të këtyre mundësive Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë paraqet sfidë serioze regjimit të Bagdatit. Suksesi i saj ushtarak është e mundur të shikohet si një mënyrë e dobësisë së regjimit të Malikit nga faktor ekstern, duke qenë se është treguar joefikas , i orientuar sektarisht dhe represiv ndaj sunitëve të Irakut.
Përveç kësaj nuk duhet heq dorë nga spekulimet, se për shkak të më tepër një dekade të mossuksesit të zgjidhjes definitive të çështjes irakiane, suksesi ushtarak i Shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë është pjesa e inxhenjeringut me qëllim të ridefinimit të kufijve të brendshëm të Irakut, e gjer te ndarja e tij, Pakicës sunite në këtë mënyrë i janë bërë koncesionet në atë mënyrë që të fitojë kontrollin në pjesën e fushave veriore të naftës. Me këtë gjithashtu kënaqen interesat e Arabisë Saudite e cila në këtë mënyrë fiton garancionet që Iraku nuk do të jetë në tërësi territor nga i cili Irani do të mund të kryejë destabilizimin e mundshëm të familjes Saude në Arabi.