40 vjetori i Revolucionit Islamik festohet në Stamboll

Publikuar në Shk. 20, 2019, 12:02 p.m.

40 vjetori i Revolucionit Islamik të Iranit këtë vit u festua në mënyrë të mahnitshme …

Në qytete të ndryshme të Turqisë janë bërë panele dhe konferenca të ndryshme me rastin e 40 vjetorit, ndërsa në Stamboll është organizuar një simpozium i madh në lidhje me këtë temë.

Simpoziumi i organizuar në Qendrën Kulturore Findikzade Zubeyde për nder të 40 vjetorit të Revolucionit Islamik, filloi në  orën 14:30 dhe u mbajt në dy sesione.

Në simpozium kishte edhe musafir jasht vendit, ku më i rëndësishmi prej tyre ishte Oguzhan Asilturk, bashkë i padituri i udhëheqësit të rastit të Vizioni Kombëtar, Nexhmedin Erbakan Hoxha.

Kryetari i Këshillit Konsultues i Partisë Saadet, Oguzhan Asilturk mbajti një fjalim në simpoziumin e organizuar me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit. Oguzhan Asilturk tha se Erbakan Hoxha e kishte dërguar atë në Iran, ndërsa ishte ministër i punëve të brendshme.

Oguzhan Asiturk u shpreh kështu:

“Në atë kohë shkova si ministër i brendshëm. U vendosëm në një hotel dhe ishte muaji i Ramazanit. E prita syfyrin por askush nuk u interesua për këtë. Kur i pyeta puntorët, ata më thanë se këtu nuk ka ushqim syfyri. Pyeta nëse nuk agjeron askush në këtë hotel, dhe më than se jo. Në takimin e nesërm të bërë me ministrin e brendshëm të Shahut, e pash se ai hante dhe pinte. Madje më luti edhe mua nëse dëshiroj të ha dhe më nuk munda të duroj dhe i thash se ‘jemi në muajin Ramazan’ i nderuari ministër dhe ne agjerojmë, mendoja se njeriu turpërohet, por në periudhën e Shahut, Irani ishte i tillë.”

Asil turk po ashtu u shpreh se Jeruzalemi do të çlirohet dhe në botë do të mbizotëroj teuhidi dhe drejtësia.

Asilturk u shpreh kështu: “Revolucioni Islamik i Iranit është një zhvillim shpresdhënës në kontekstin e lajmit të mirë të Profetit. Shikoni, ne duhet të jemi shpresues. Ndoshta ne jo, por të rinjtë do ta shohin se Asr-i Saadet do të rivendoset. Republika Islamike e Iranit dehe Vizioni Kombëtar në Turqi po përpiqen shumë për këtë gjë. Jerusalemi do të çlirohet dhe Revolucioni Islamik do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çlirim.”

Edhe përfaqësuesi i Teheranit i Xhihadit Islamik të Palestinës, Nasser Abu Sharif mbajti një fjalim në simpoziumin e mbajtur në Stamboll në përvjetorin e 40 të Revolucionit Islamik të Iranit.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i Teheranit i Xhihadit Islamik të Palestinës, Nasser Abu Sharif u shpreh kështu: “Revolucioni më i rëndësishëm që është zhvilluar në kohët moderne është Revolucioni Islamik i Iranit. Ky revolucion është edhe më i rëndësishëm se revolucioni francez.

Është shumë e rëndësishme të kemi një revolucion të tillë në Lindjen e Mesme. Por ajo që e bën këtë revolucion të rëndësishëm është Islami.

Ndërsa po kërkonte identitetin e umetit, me këtë revolucion, Imam Humeini ja fitoi identitetin umetit. Përsa i përket popullit palestinez, revolucioni islam i dha një shtysë të re çështjes palestineze.

Pas revolucionit, në Palestinë u zhvilluan lëvizje të reja islamike. Filloi intifada e parë. Intifada e parë pati një ndikim të madh në botë.

Revolucioni iranian është një revolucion i suksesshëm pavarësisht Amerikës. Amerika nuk arriti të parandalonte revolucionin islamik.

Ata luftuan shumë për të parandaluar revolucionin e Iranit. Ata hapën luftë me dorën e Irakut. Zbatuan një embargo ekonomike, por nuk mundën ta pengojnë suksesin e revolucionit. Arsyeja për këtë arritje është Islami. Allahu thotë: "Nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë juve."

Revolucioni islamik e paraqiti Izraelin dhe Amerikën si armiqë. Imam Khomeini ishte një udhëheqës populist. Miliona e përshëndetën kur erdhi në Teheran. Kjo mbështetje popullore ishte një burim tjetër legjitimiteti për revolucionin islamik. Ne të gjithë duhet ta mbështesim revolucionin islamik. Republika Islamike e Iranit ka marrë barrën se si do të bëhet qeveria Islamike dhe ajo po përpiqet ta tregoj këtë.

Revolucioni islamik ka qenë i suksesshëm. Por ajo që është e rëndësishme në revolucion është që të vazhdohet ky sukses. Revolucioni islamik i Iranit ka vazhduar suksesin e tij mbi parimet e tij për 40 vjet. Revolucioni islamik në Iran është revolucioni i parimeve. Këto parime janë parime islame. Këto parime janë të mbrojtura, nën udhëheqjen e Ayatollah Sayyid Ali Hameney. Një nga parimet e rëndësishme të revolucionit islamik të Iranit është çështja palestineze. Që nga fillimi, revolucioni islamik i ka dalur zot çështjes palestineze. Disa i kanë cilësuar ngjarjet e pranverës arabe si një revolucion, por ato nuk janë zhvilluar si një revolucion. Për të parandaluar suksesin e revolucionit islamik, forcat ndërkombëtare kanë bërë shumë lojra. Pushtimi i Irakut, ngjarjet e Afganistanit,  të gjitha u bënë për të shkatërruar revolucionin islamik.

Ngjarjet e Sirisë dolën me qëllim për të ndërprerë marrëdhëniet e Revolucionit Islamit të Iranit me boshtin e rezistencës. Por Allahu ndihmoi dhe këto plane patën sukses.

Ndërsa Irani mbështet çështjen palestineze, ne jemi dëshmitar të indiferencës së vendeve arabe ndaj kësaj çështjeje. Vendet e Gjirit filluan të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin Okupues.

Nga ana tjetër, Hezbollahu ka filluar të gjallërohet nga Libanit, ndërsa organizatat e rezistencës nga Gaza. Nëse Irani përballet me një embargo ekonomike, revolucioni islamik do të bëhet një fuqi ndërkombëtare në periudhën e ardhshme.

Ne, si luftëtarë të rezistencës palestineze, besojmë në fitoren tonë në çështjen palestineze. Ne besojmë se Irani do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fitore.”

Simpoziumi filloi me recitimin e Kuranit. Pastaj kreu i Jerusalemit-Der Nurettin Sirin bëri fjalimin e hapjes. Dhe më pas ai  e ftoi Oguzhan Asilturk, kryetarin e Këshillit të Lartë Konsultues të Partisë Saadet, për të mbajtur fjalimin e tij.

Në fjalimin e tij, Kryetari i Këshillit Konsultues i Partisë Saadet, Oguzhan Asilturk u shpreh kështu: “Revolucioni Islamik i Iranit është një zhvillim shpresdhënës në kontekstin e lajmit të mirë të Profetit. Shikoni, ne duhet të jemi shpresues. Ndoshta ne jo, por të rinjtë do ta shohin se Asr-i Saadet do të rivendoset. Republika Islamike e Iranit dehe Vizioni Kombëtar në Turqi po përpiqen shumë për këtë gjë. Jerusalemi do të çlirohet dhe Revolucioni Islamik do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çlirim.”

Pastaj u mbajt sesioni i parë në Moderatorin e Ramadan Devexhi. Në sesionin e parë foli Serdar Duman, Emin Gunesh, Sema Erdogan dhe Levent Shishman.

Serdar Duman foli për “arritjet e umetit tonë në revolucionin islamik dhe për problemet dhe mundësit në marrëdhëniet në mes të revolucionit dhe umetit”.

Serdar Duman u shpreh se revolucioni islamik i ka ofruar botës një alternativ të re të ndarë nga blloku lindor dhe perëndimor dhe se muslimanët e botës duhet ta mbështesin revolucionin islamik. Emin Gunesh foli për “pozitën e Revolucionit Islamik përballë imperializmit global dhe sionizmit”.

Avokati Emin Gunesh tha se Revolucioni Islamik i Iranit ishte akuzuar padrejtësisht për sektarizëm, si dhe shtoi se: “Po të bënte Revolucioni Islamik sektarizëm, të jeni të sigurt se Amerika do të ishte e para në mesin e vendeve aleate.”

Ndërsa Sema Erdogan shpjegoi “rolin shoqëror të grave muslimane sipas  revolucionin islamik”.

Sema Erdogan u shpreh kështu: “Pretendohet se revolucioni islamik kufizon lirinë e grave, por kjo nuk është e vërtet. Kufizimet e revolucionit islam janë thelbi i Islamit dhe që në të vërtetë i çliron gratë. Në revolucionin islamik, gruaja është ajo që qëndron para dhe pas mashkullit, në anën e djathtë dhe të majtë të tij, gratë janë në çdo fushë të jetës edhe gjatë revolucionit, edhe pas revolucionit.”

Ekonomisti Levent Shishman foli për rolin e Revolucionit Islamik në projektin e paqes dhe drejtësisë globale, rëndësinë dhe të ardhmen e frontit të rezistencës në këtë kontekst.

Levent Shishman u shpreh se forcat globale kanë shpresuar se Revolucioni Islamik nuk do ta arrij 40 vjetorin e tij dhe kanë punuar shumë për këtë gjë, por nuk kanë pasur sukses, dhe ja tani po e festojmë 40 vjetorin, pra Revolucioni Islamik i Iranit e arriti 40 vjetorin e vet.

Levent Shishman u shpreh se: “Ndërsa revolucioni po i kundërvihet stabilitetit global, ai i beson vetëm Allahut dhe reziston me këtë besim.” Pas fjalimit të Levent Shishmanit, përfundoi seanca e parë e simpoziumit dhe pastaj u dha pushim për namaz dhe lutje.

Pjesa e parë e sesionit të dytë u moderua nga Levent Shishman, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Lëvizjes Islamike të Xhihadit Palestinez, Nasser Abu Sharif dhe profesorit të universitetit Imam Muhammed Bakir, Nexhef Kelzai.

Përfaqësuesi i Lëvizjes së xhihadit islamik palestinez, Nasser Abu Sharif foli për "kontributin dhe venndin e Revolucionit Islamik ndaj rezistencës islamike palestineze dhe çështjes së Jerusalemit".

Në fjalimin e tij, Nasser Abu Sharif u shpreh kështu: “Revolucioni islamik ka qenë i suksesshëm. Por ajo që është e rëndësishme në revolucion është që të vazhdohet ky sukses. Revolucioni islamik i Iranit ka vazhduar suksesin e tij mbi parimet e tij për 40 vjet. Revolucioni islamik në Iran është revolucioni i parimeve. Këto parime janë parime islame. Këto parime janë të mbrojtura, nën udhëheqjen e Ayatollah Sayyid Ali Hameney.”

Profesor i Universitetit të Imam Muhammed Bakir, Nexhef Lekzai filloi fjalimin duke falenderuar për programin. Pastaj ai u shpreh kështu: “Në revolucionin islamik të Iranit, unë dua të tregoj se çfarë ishte metoda e Imam Khomeinit. Metoda e Imamit ishte një metodë profetike. Kur'ani na urdhëron të marrim shembullin e Profetit tonë. Sipas mendimit të Imamit, zgjidhja e problemeve të njerëzimit mund të zgjidhet vetëm duke marrë shembullin e profetëve.”

Pastaj u kalua në pjesën e dytë të sesionit të dytë. Kjo pjesë u moderua nga Levent Shishman, ku mbajtën fjalim Nexhla Saydam, Ramazan Devexhi dhe Shejh Kadir Akaras.

Nexhla Saydam foli për paradigmat e Revolucionit Islamik në luftën e ligjit, drejtësisë, lirisë dhe nderit kundër kapitalizmit botëror.

Duke filluar fjalën e tij duke përshkruar ekonominë, Saydam deklaroi se këto sisteme njerëzore janë të orientuara nga fuqia bazuar në shembullin e kapitalizmit dhe komunizmit dhe se ne mund t'i rezistojmë kapitalizmit kundër konsumit duke iu kundërvënë konsumit. Dhe shtoi se: “Nevojat njerëzore janë të kufizuara, dëshirat tona të pakufizuara ushqehen nga dëshira jonë për kapitalizëm.”

Më pas, Nexhla Saydam dha shembull nga libri i Imam Humeinit, Gorbaçov, duke thënë se Imami i dha rëndësi xhihadit.

Gazetari Ramazan Devexhi foli për Unitetin Islamik dhe të Revolucionit Islamik në mendimin e Imam Humeinit.

Në fjalimin e tij, ai u shpreh kështu: “Të dashur miq, është e zakonshme të thuhet se pas Imamit, revolucioni islamik është zhvendosur në një linjë nacionaliste dhe sektare.. Unë nuk jam personalisht i bindur se ata që e akuzojnë Iranin për nacionalizmin dhe sektarizmin nuk duhet të shpërfillin këtë fakt: Po të mbështeste sot Irani rezistencën palestineze, ashtu si vendet e tjera islame në mënyrë njerëzore dhe politike, dhe po të mos i jepte armë, po ta njihte regjimin sionist të Izraelit si një shtet legjitim,  ndoshta do të shpëtoj nga embragot e botës dhe populli nuk do të përjetonte këto probleme ekonomike. Dhe unë them se; Nëse të gjithë shiitët e botës janë armiqë të sunitëve, dhe të gjithë sunitët e botës armiqë të shiitëve, unë prap do të vazhdoj të mbroj vëllazërinë shiite - siriane. Unë do të vazhdoj kështu, për sa kohë që kështu shkruan në Kur'an, në suren Ali Imran 103. Sepse besoj se ky është një urdhër hyjnor.”

Shejh Kadir Akaras foli për personalitetin shkencor-politik të Imam Homeinit dhe sistemin e Velayet-i Fakihut në shembullin e udhëheqjes së Nebeviut.

Në fjalimin e tij, folësi i fundit Shejh Kadir Akaras u shpreh kështu: “Mendohet se mendimi i ‘Velayeti Fakih’ i takon Imam Humeinit, por kjo nuk është e vërtet. Kjo lëndë është përpunuar në veprat e shkruara më parë. Nëse ka drejtësi dhe prosperitet diku, nuk mund të themi se nuk ka nevojë për revolucion. Sipas mendimit tonë, legjitimiteti i drejtësisë bazohet tek Allahu.”

Programi përfundoi me lutjen që u bë nga Kryeredaktori i TV Jerusalemit, Nurettin Shirin.



Burimi : Rast Haber