40 vite nga kthimi i Homeinit dhe Revolucionit islamik

nga Ted Regencia | Publikuar në Shk. 6, 2019, 12:44 a.m.

Ditën e enjte në mëngjesin me mjegull, me 1 shkurt 1979, fluturimi çarter i Air France nga Parisi ateroi në Aeroportin ndërkombëtar Mehrabad afër Teheranit, duke mbajtur personalitetin më të respektuar të Iranit, Ajatullah Ruhollah Homeini, kundërshtari publik i sunduesit iranian Muhamed Riza Pahllavi, i cili u kthye në atdhe pas 14 viteve të kaluara  në ekzil, në Turqi, Irak dhe Francë. Para aterimit avioni ka qarkulluar ultë, që të kontrollojë mos ka tankse të cilët e kanë bllokuar eventualisht pistën e aeroportit.

Kthimi i Homeinit para 40 vitesh ishte kyç për suksesin e Revolucionit Islamik. Në përfundim ai solli vendosjen e Republikës Islame dhe ngritjes së këtij kleriku në pozitën e udhëheqësit suprem. Poashtu ka hap rrugën për Iranin që të ndryshojë rolin e tij në Lindjen e Afërt dhe të zëvendësojë lidhjet e veta me Perëndimin, tërmet gjeopolitik i cili edhe  sot po bën jehonë në botë .

Duke mbajtur  xhyben dhe çallmën e zezë,  kleriku 78 vjeçar ngadalë doli nga avioni duke u mbështetur me dorën e djathtë për pilotin. Djali i tij Ahmedi e ka ndjek pas. Video-inqizimet e kësaj ngjarje  kanë treguar ithtarët dhe mediat në pritje gjersa e pritnin ta përshëndesin në pistë. Sigurimi shpejtë e ka shti në veturën e tipit Mercedes, gjersa përpiqeshin të kontrollojnë masën.

Në mes të euforisë dhe britmave“Allahu ekber“, Homeini ishte i qetë, me fytyrë të qetë. Kohë pas kohe e përkëledhte mjekrën e bardhë dhe ngrite dorën prë  të përshëndetur masën. Kur më vonë një gazetar amerikan e ka pyet se si ndihej lidhur me kthimin e tij, ai u përgjigj:“Asgjë e veçantë“.

Rrugët ishin të mbushura me dashamirët, ndërsa Homeini më vonë me helikopter është bartur në varrezat e afërta të nderojë demonstruesit e vrarë të revolucionit dhe të drejtohej opinionit publik.

Raportuesit thonë se në mes pesë dhe dhjetë milion njerëz janë lajmëruar për kthimin e tij, i cili ka pasuar pas disa ditësh pasi që shahu zbriti nga froni i tij. Ai iku nga shteti i tij i përzier, duke lënë aleancën amerikano-iraniane në kaos. Ky revolucion do të jep fund Perandorisë së vjetër 2500 vjeçare perse. „ Kjo ishte kthesë në historinë moderne iraniane“, thotë Muhamed Marandi, ekspert për marrëdhëniet irano-amerikane në Universitetin e Teheranit, duke folur për kthimin  e Homeinit.

Marandi thotë se ngritja e Homeinit dhe Republikës Islame e ka dridh urtësinë konvencionale politike. Deri atëherë është menduar se vetëm kapitalizmi dhe komunizmi mund të lulëzojnë, dhe të gjitha vendimet e sjella  në kryeqytetet e SHBA-së, Rusisë apo Britanisë së Madhe, tri fuqitë botërore në atë kohë. “Për herë të parë, Irani u bë i pavarur nga fuqitë e jashtme dhe riktheu sovranitetin pas më shumë se një shekull“, ka cek ai.

Reagimi amerikan në ndryshimin e klimës politike në Iran ka sjell në plasaritje në mes aleatëve të dikurshëm më të përafërt në Lindjen e Afërt, sipas Marandiut. Në vend se të angazhojnë Homeinin, Washingtoni ka filluar të punojë në minimin  e tij”duke u përpjekur” të rinis kundërrevolucionin, njëkohësisht duke e mbështetur edhe invadimin irakian dhe duke fuqizuar aleancën me rivalin rajonal iranian, Arabinë Saudite.

“Pa dyshim se po të përgjigjeshin  SHBA-të ndryshe, do të kishim marrëdhënie të mira me SHBA-të”, ka thënë Marandi.”Problemi me SHBA-të është se nuk arriti dhe nuk është i gatshëm të pranojë shtetet dhe popujt të cilët e konfirmojnë sovranitetin e tyre”. Mehdi Halaji bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Washingtonit për politikën e Lindjes së Afërt, njëherit edhe teologu shiit, ka theksuar se kleri i udhëhequr me Homeinin veç se ka kundërshtuar SHBA-të në fazat kyçe të revolucionit.

“Antiamerikanizmi u bë nevojë revolucionare”, ka thënë Halaji duke sqaruar se kjo ishte luftë për fuqizim në mes klerikëve dhe fraksioneve marksiste brenda lëvizjes në atë kohë.”Kleri nuk është më në thelb anti perëndimor. Anti perëndimor e bënte gara me revolucionarët marksist. Për të marr pushtetin dhe për të parandaluar marksistët nga synimi i tyre për të marr qeverinë, duhej të ishin anti perëndimor”, ka sqaruar Halaji, dijetari islam nga qyteti i Komit, qendër e rëndësishme për studimet fetare në Iran.

Por ai poashtu e ka akuzuar shërbimin sekret amerikan ”si të pasuksesshëm” pasi që nuk parashikuar dhe nuk është përgjigj në mënyrë efikase në ngjarjet në Iran, si dhe “mosnjohja” amerikane në kapacitetet e klerit për të mobilizuar shoqërinë kundër shahut.”Kjo ishte pika çore për shërbimi sekret amerikan”.

Halaji i cili ishte fëmijë gjatë revolucionit, ka cek se akoma i kujtohet dita kur Homeini është kthyer nga ekzili, duke përkujtuar masën e madhe të njerëzve të cilët kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Teheranit. “Ishte e jashtëzakonshme. Nuk mendoj se ndonjëherë  do të mund të përsëritet”.

Një muaj më vonë, Homeini është takuar me babën e Halajit, mikun e afër të tij, i cili poashtu ishte revolucionar.”Për atë që isha fëmijë, ai ishte jashtëzakonshëm i sjellshëm. Më ka ulur tek ai gjersa kemi drekuar. Kur ishte në shoqëri me fëmijë ishte person plotësisht tjetër. Nuk do të shihnit atë fytyrë serioze dhe të vendosur të tij”, përkujton Halaji. Katër dekada pas kthimit të Homeinit dhe Revolucionit , Halaji thotë se „ nuk është shumë optimist“ për ardhmërinë e marrëdhënieve amerikano-iraniane të cilët janë në gjendje të qorrsokakut. Sharmine Narwani komentuese politike për Iran është pajtuar, duke thënë se gjenerata e re iraniane nuk ka mendim të lartë për trashëgimin e Homeinit,“ata janë shumë të vetëdijshëm për rezistencën iraniane hegjemonisë amerikane“ dhe“sanksioneve agresive ekstreme amerikane“. Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që prap të vendos sanksionet ekonomike kundër Iranit vitin e kaluar, administrata e tij e ka përforcuar përpjekjet që të përballet me atë që quhet“ ndikim jo i favorshëm“ të Teheranit në Lindjen e Afërt.

Në përgjigje ndaj kësaj, trashëgimtari i Homeinit udhëheqësi suprem ajatullah Ali Hamenei ka premtuar se do të rezistojë SHBA-ve, duke refuzuar çfarëdo përpjekje të bisedojë. Ushtria iraniane po ashtu ka paralajmëruar: “Armiku...më mirë dy herë të mendojë para se ta sulmojë Iranin“. Por në ndonjë çast, SHBA-të do të duhej“ të kërkojë rrugë diplomatike  për të dal nga konfrontimi i pamposhtur me Iranin“, thotë Marvani.“Mendoj se SHBA-të nuk janë në pozitë të nisin luftën kundër Iranit“.

Sejid Hysein Musavian, diplomati i pensionuar iranian dhe tani ekspert për Lindjen e Afërt në Universitetin Princeton, ka thënë se në vend se intensifikon përpjekjet e veta për të  minuar Iranin, Trumpi do të duhej mësuar nga politikat e „dështuara“ amerikane gjatë 40 viteve të kaluara.“Prap do të dështojë“,parashikon ai, duke thënë se vetëm diplomacia do të funksiononte e bazuar në parimet“ e respektit të ndërsjellët, mos përzierjes dhe interesave reciproke“.

Musavian ka thënë se nuk beson që Trumpi personalisht do të kërkojë konflikt të armatosur me Iranin, por këshilltarët e tij suprem për politikë, si edhe Izraeli dhe Arabia Saudite „po përpiqen ta fusin në atë kurth“. Në fund të vitit 1978 vetëm një semestër e ka ndarë Musavianin të bëhej inxhinier në Universitetin shtetëror Sacramento në Kaliforni, kur u kthye në Iran për pushim. Vetëm disa javë  më vonë edhe ajatullah Homeini u kthye në shtëpi.

„Askush nuk do të mund të paramendonte se ai (Homeini) do të jetë në gjendje të ndryshojë regjimin, me mbështetjen e popullit, aq shpejt dhe me sukses, disa ditë pas kthimit të tij“, ka thënë ai. Musavian ka mbet në shtëpi dhe ka kryer studimet, duke u bë diplomat në vitet në vijim, para se të dërgohet në burg në bazë të akuzës për spiunim gjatë administratës së presidentit Mahmud Ahmednexhat, i cili u zgjodh president në vitin 2005.

Ai më vonë është liruar në gjykatë, pas së cilës Musaviani vendosi të tërhiqet dhe prap u kthye në SHBA, në vitin 2009, “30 vite pas një pushimi semestral“.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS