A e ka emëruar Donald Trumpi damën Maryam Rajavi si Ministre të Jashtme të Shqipërisë?
Lajmi i dëbimit të dy diplomatëve iranianë i kapi të gjithë në befasi në Tiranë më 20 dhjetor. Ambasada iraniane dhe ambasadori i saj Gholamhossein Mohammandia kanë mbajtur një profil shumë të ulët në Tiranë gjatë muajve të fundit. Ndërkohë që Irani ka qenë shumë i mërzitur me Shqipërinë, e cila që nga viti 2013 strehon në tokën e tij një organizatë xhihadiste të dhunshme iraniane, Mojahedin e Khalq (MEK), ambasada dhe ambasadori i saj të cilët e kanë kuptuar se Shqipëria nuk është shtet i pavarur, por një kukull e SHBA-së, ka mbajtur një profil shumë të ulët. E shumta që ka bërë ambasada, ka kërkuar me mirësjellje që Shqipëria ta respektojë Iranin që gjithmonë e ka respektuar Shqipërinë, të distancojë veten nga terrorizmi i MEK-ut dhe e ka paralajmëruar Shqipërinë për këtë organizatë terroriste.
Moxhahedinët iranianë, të cilët filluan të vijnë në Shqipëri si refugjatë lufte nga viti 2013, që prej zgjedhjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë u bënë shumë agresivë në vend. MEK që drejton një kamp paraushtarak në fshatin Manzë jashtë Durrësit, është akuzuar nga media të ndryshme shqiptare dhe perëndimore për aktivitete të paligjshme në Shqipëri. MEK, i cili ka thyer shumë ligje shqiptare dhe ndërkombëtare, bën thirrje çdo ditë për xhihad të dhunshëm kundër Iranit. Ai i mban shumë prej anëtarëve të tij në kushte skllavërore, të cilëve ju është bërë lavazh truri dhe janë të radikalizuar me idenë e xhihadit të dhunshëm. Nëse një shqiptar do të bënte në Shqipëri atë që bën MEK-u dhe udhëheqësja e kultit të tyre, Maryam Rajavi, ai do të përfundonte në burg si një terrorist dhe do të burgosej deri në 15 vjet. Megjithatë, Shqipëria nuk i zbaton ligjet e saj mbi MEK-un, pasi është urdhëruar nga amerikanët që të mos e bëjë këtë.
Nga kampi i tij paramilitar në fshatin Manza, MEK kryen sulme të përditshme në Twitter, prodhon lajme të rremë dhe kryen spiunazh kundër Iranit, por nuk bën vetëm këto. Njerëzit që i njohin faqet e internetit dhe publikimet e tij e dinë se MEK sulmon madje edhe mediat shqiptare dhe ato perëndimore, të cilat nuk mbështesin qëndrimin e administratës Trump lidhur me Iranin apo që vënë në dyshim ‘demokracinë e brendshme’ të kësaj organizate xhihadiste terroriste. Nëpërmjet shkrimtarëve të saj të paguar, MEK ka sulmuar në muajt e fundit shumë prej mediave perëndimore si MSNBC, Al-Jazeera English, median britanike Channel 4 News, The Guardian dhe The Independent. MEK ka sulmuar gjithashtu shumë media dhe personalitete në Shqipëri, përfshirë ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mejdani, duke pretenduar se punojnë për Iranin kundër “opozitës demokratike” të damës Maryam Rajavi.
MEK, e cila nuk e përdor dhe nuk e pranon demokracinë dhe kritikën, asnjëherë nuk ka pranuar një debat publik mbi krimet e tij të kaluara dhe të tanishme, organizatën e tij kultiste dhe skllavërimin e anëtarëve të tij. Kushdo që guxon ta kritikojë, sulmohet dhunshëm dhe konsiderohet si agjent iranian, avokat i Mullahëve të Teheranit apo si dikush që është pjesë e influencës së operacioneve të Teheranit.
Falë kontrollit të përgjithshëm amerikan mbi Shqipërinë, MEK ka ngritur një shtet brenda një shteti. Në kampin e tij paraushtarak në Manzë, MEK i mban shumë prej anëtarëve të tij si skllevër, nuk i lejon që të dalin nga kampi, të bisedojnë me familjet e tyre, të martohen, të krijojnë familje, të gjejnë punë dhe të jetojnë një jetë të lirë. Me anë të trysnisë psikologjike dhe trushpërlarjes MEK kërcënon cdo kënd që guxon të vejë në dyshim ekzistencën e këtij kulti paraushtarak të dhunshëm duke përdorur ose dhunë të drejtpërdrejtë siç kanë bërë me gazetaren e medias amgeleze Channel 4 dhe me kanadezin Mostafa Mohammadi, babain e Somayeh Mohammadit (një grua xhihadiste e radikalizuar që e mban në izolim), ose në të kundërtën ata lëshojnë shpifje dhe sulme verbale.
Sulmet verbale dhe shpifjet që MEK zhvillon kundër medias së lirë në Shqipëri, kanë krijuar një klimë frike në vend. Në korrik të vitit 2018, kur Mostafa Mohammadi ishte në Shqipëri dhe paditi MEK-un për rrëmbim dhe radikalizimin e vajzës së tij e cila kishte braktisur Kanadanë dhe ishte bashkuar me xhihadin e MEK-ut, pak media shqiptare guxuan të publikonin historinë e tij. Histori të shumta kanë dalë për atë se si MEK ka paguar shumë media në vend për të blerë heshtjen e tyre në lidhje me rrëmbimin e Somayeh Mohammadit. Komandantët e MEK-ut si Behzad Saffari, Farid Totounchi (Mahoutchi), Jila Deyhim i kanë vizituar të gjitha mediat kryesore në Shqipëri për ti ‘bindur’ që të mos botonin asgjë kundër MEK-ut dhe udhëheqëses supreme të “shenjtë”, Maryam Rajavit.
MEK ka arritur që të terrorizojë jo vetëm mediat por edhe shumë deputetë shqiptarë. Një deputet shqiptar që merr pjesë në takimet që MEK dhe Maryam Rajavi organizojnë çdo vit në Paris nën sloganin për një Iran të Lirë, i tha autorit të këtij artikulli se “Ne e dimë se kush është MEK. Ata janë një organizatë terroriste të cilët kanë vrarë amerikanë. Por amerikanët na kanë thënë t’i mbrojmë ata dhe ne po i mbrojmë ata.”
Që nga ardhja e tyre në Shqipëri në vitin 2013, MEK që vepron si Al Kaida në Afganistanin e Talebanëve, i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë shqiptare që ta mbyllë ambasadën iraniane në Tiranë dhe ti dëbojë ‘diplomatët e Mullahut’, pasi që sipas MEK-ut qeveria e Iranit nuk është jo me bazë në Teheran, por është Maryam Rajavi dhe xhihadistët e saj. Qeveria shqiptare e cila u detyrua nga amerikanët të strehojë këta ish-terroristë si refugjatë lufte, është gjetur në një pozicion shumë të vështirë në vitet e fundit. Refugjatët iranianë të MEK-ut nuk veprojnë si refugjatët nga Siria, Palestina, Iraku dhe Afganistani, të cilëve Shqipëria u ka ofruar azil. Ata nuk integrohen, por i diktojnë politikat e tyre vendit të tyre strehues. Qeveria shqiptare e cila e ka trajtuar çështjen e ekstremizmit të dhunshëm në të kaluarën, është shumë e shqetësuar kur shikon se si MEK shkel shumë ligje në Shqipëri, i mban anëtarët e tij si skllevër, i sulmon shunshëm kundërshtarët e tij në rrugët e Tiranës, sulmon gazetarët dhe sipas një raporti të policisë shqiptare, MEK keqtrajton, shantazhon dhe madje mund edhe ti vrasë anëtarët e tij.
Deputeti pro-MEK i cili është pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me të cilin kam folur në gusht 2018, më tha: “Ne jemi në një pozitë shumë të vështirë me MEK-un. Ne shkojmë në Paris për të mbështetur Maryam Rajavin, sepse miqtë tanë britanikë dhe amerikanë na thonë ta bëjmë një gjë të tillë. MEK është shumë i pakënaqur me qeverinë e Rama sepse nuk po bën atë që MEK i kërkon të bëjë. Por deputetët e opozitës (Partia Demokratike) po i mbështesin. Ne sigurohemi që ata të mos kenë armë në duart e tyre. Unë u thashë atyre që të hapin kampin e tyre dhe të deradikalizohen, pasi nga ana tjetër ne kemi ambasadën iraniane këtu. Për MEK-un, ne bëjmë atë që amerikanët na thonë të bëjmë. Unë i kam thënë MEK-ut se ata duhet të integrohen në shoqërinë shqiptare, të hapin kampin e tyre por nuk e di nëse do të më dëgjojnë “.
Ndërkohë që Shqipëria është në një situatë shumë të vështirë me MEK-un dhe opinioni publik shqiptar është shumë i mërzitur me qeverinë Rama për sjelljen e këtyre terroristëve në vend, MEK-ut po i ofrohet një trajtim i klasit të lartë nga administrata e Trumpit dhe e Izraelit dhe po përdoret si karrem kryesor nga administrata amerikane kundër Bashkimit Evropian dhe politikave të tij kundrejt Iranit. BE-ja dhe shumë qeveri të tjera janë të mërzitur me Shqipërinë për strehimin e MEK-ut, por ata e kuptojnë gjendjen e vështirë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, e cila akuzohet se bashkëpunon me organizatat kryesore të trafikimit të drogës.
Njoftimi në Twitter i John Boltonit, këshilltarit amerikan për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump, se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte dëbuar ambasadorin iranian nga Shqipëria, erdhi shumë i papritur në Tiranë. Edi Rama, i cili ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për atë që thonin amerikanët, nuk ka bërë as edhe një deklaratë të vetme për këtë ngjarje dhe dukej se nuk dinte se çfarë po ndodhte, derisa Bolton i komunikoi Tiranës dhe botës lajmin në 19 dhjetor. Kur MEK organizoi në Manzë një takim propagandistik më 15 dhjetor, ata i kërkuan Pandeli Majkos, ministrit të Diasporës në qeverinë Rama se “pse Shqipëria ende mban një ambasadë iraniane në Tiranë”. Majko i cili është një mbështetës i madh i MEK-ut, që ka mbështetur edhe më parë administratën Bush në programet e tij të torturave në Afganistan dhe Irak, i tha MEK-ut se ne e mbajmë ambasadën iraniane në Tiranë për shkak të së drejtës ndërkombëtare.
Zyrtarët e qeverisë shqiptare, në kundërshtim me atë që John Bolton pretendonte, nuk kishin dëbuar asnjë diplomat iranian dhe nuk e kishin idenë se çfarë do të ndodhte. Ambasada iraniane nuk dinte asgjë dhe nuk kishte marrë asgjë nga qeveria shqiptare. Kur u përhap lajmi i dëbimit të diplomatëve iranianë, shumë gazetarë shqiptarë që merreshin me çështjet e sigurisë, terrorizmit dhe krimit kontaktuan Ministrinë e Jashtme shqiptare për të pyetur se çfarë po ndodhte dhe cilët ishin njerëzit që Shqipëria po planifikonte të dëbonte. Ministria e Jashtme nuk kishte përgjigje pasi nuk dinte gjë. Kryeministri Edi Rama, i cili po përballet me skandale të mëdha dhe protesta publike në vend, gjithashtu dukej i hutuar nga historia e dëbimit.
E gjithë historia e dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria duket si një aferë e dëshpëruar Trump-Netanyah, e cila përdor Shqipërinë e varfër, të korruptuar dhe të bindur për konfrontimin e tyre global me Bashkimin Evropian dhe fuqitë e tjera të mëdha botërore kundër Iranit. Amerikanët dhe izraelitët e dinë se Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar nuk do të guxojnë të thonë jo për amerikanët. Pas njoftimit, Rama u përgëzua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, Donald Trump dhe të tjerë në administratën e SHBA-së për ‘aktin trim’ që bëri Shqipëria dhe ai, që ndoshta nuk dinte gjë. Gazetat izraelite dhe ato të Shteteve të Bashkuara po prodhojnë lajme të rreme të habitshme për dëbimin e diplomatëve iranianë. Ata tani po e akuzojnë Iranin për planifikimin e një sulmi ndaj ekipit izraelit të futbollit që luajti në Shqipëri në vitin 2016, edhe pse izraelitët dhe amerikanët në vitin 2016 akuzuan ISIS-in për këtë sulm të rremë. Në vitin 2016, qeveria e Edi Ramës, e cila bën çdo gjë për të qetësuar Izraelin dhe Amerikën, krijoi një problematikë të madhe kundër komunitetit musliman në Shqipëri duke arrestuar dhe terrorizuar 200 muslimanë në të gjithë vendin, ndërsa qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës burgosën dhjetëra muslimanë dhe imamë pa asnjë provë. Këta njerëz që janë mbajtur në burgim pa ndonjë fakt për më shumë se dy vjet për planin e pretenduar për të sulmuar izraelitët, deri në këtë moment nuk janë dënuar, pasi prokurorët shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë një provë të vetme për sulmin e synuar që Izraeli pretendoi në vitin 2016.
Historia fantastike e lajmit të rremë që Mossadi izraelit prodhoi në nëntor 2016 kundër myslimanëve të Shqipërisë dhe Kosovës është duke u përsëritur sërish. Administrata Trump dhe miqtë e tyre izraelitë, të cilët për disa arsye shumë të çuditshme urdhëruan qeverinë shqiptare nëpërmjet Twitterit që të dëbojë dy diplomatë iranianë, tani po e akuzojnë Iranin për planifikimin e vrasjes së izraelitëve në vitin 2016. Shpend Kursani, ekspert kosovar i deradikalizimit dhe Fatjona Mejdini, gazetare investigative të cilët po komentonin në llogarinë e Twitterit të Tim Judah më 20 dhjetor 2018 shkruan: It’s intersting that although Pompeo and Bolton hailed the decision Albania Ministry of Foreign Affaires doesn’t have an explanation over the reason behind the expel. Good point that is weird for Isis and Iran to plot the same attack. I have the feeling that is related with MEK
Komentet e mësipërme të Kursanit dhe Mejdinit tregojnë konfuzionin dhe habinë që ekzistonte në Shqipëri në lidhje me dëbimin e diplomatëve iranianë dhe pretendimin se Irani dhe jo ISIS-i, kishte planifikuar të sulmojë izraelitët në vitin 2016. Gazetarët shqiptarë, shumë prej të cilëve janë trajnuar nga vetë amerikanët dhe izraelitët në çështjet e ekstremizmit dhe xhihadit të dhunshëm janë të tronditur nga ajo që lexuan nga administrata amerikane dhe zyrtarët izraelitë. Çdo njeri i mirë në këtë planet e di se Irani nuk ka të bëjë fare me terrorizmin në Shqipëri dhe se ambasadori i tij nuk është dëbuar nga Shqipëria, por nga diktati amerikan. Kërkesa për largimin e tij është përmbushje e kërkesave që MEK i ka bërë Shqipërisë dhe shumë qeverive evropiane për shumë vite. Ndërsa MEK dhe amerikanët kanë qenë të pasuksesshëm në detyrimin e evropianëve për t’u bashkuar me John Boltonin dhe kryqëzatën e Netanjahut kundër Iranit, largimi i ambasadorit iranian nga Shqipëria duket si një përpjekje e fundit e dëshpëruar e administratës Trump kundër BE.
Kryeministri Edi Rama, i cili duhet të ndihet shumë nervoz për mënyrën se si Izraeli, SHBA dhe MEK kanë marrë kontrollin mbi politikën e jashtme të vendit të tij, nuk e ka komentuar ende ngjarjen. Ai e kupton se zonja e vjetër terroriste Maryam Rajavi dhe ushtarët e saj xhihadistë, të cilët Edi Rama i ka mirëpritur bujarisht në Shqipëri në vitin 2015, tani kanë arritur të marrin peng politikat e jashtme të vendit të tij. Edi Rama, qeveria e të cilit ka votuar kundër Izraelit dhe Trumpit në Kombet e Bashkuara për çështjen e Jerusalemit, për të qetësuar evropianët, e di se evropianët janë të zemëruar për atë që po ndodh me politikën e jashtme të vendit të tij. Dëbimi i diplomatëve iranianë nuk do të tingëllojë mirë në Bruksel. MEK, Izraeli dhe SHBA po e përdorin Shqipërinë si një prostitutë në konfrontimin e tyre me Evropën dhe Iranin. Megjithatë, damë Maryam Rajavi, e cila u pretendon radikalëve të saj xhihadistë se ajo është presidentja e zgjedhur i Iranit, duhet të jetë duke qeshur tani. Amerikanët dhe izraelitët e kanë vendosur atë që tani ajo të veprojë si Ministre e Jashtme i Shqipërisë edhe pse Edi Rama e mirëpriti atë në Shqipëri në vitin 2015 si një refugjate lufte dhe jo si një anëtare e qeverisë së tij
Burimi : Gazeta İmpakt