Irani ka filluar prodhimin e avionit të parë ushtarak 100% vendor

Publikuar në Nën. 5, 2018, 2:15 a.m.

Irani ka njoftuar se kanë filluar prodhimin e avionit vendas ushtarak ‘Kevser’. Njoftimi erdhi pak para se sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të hyjnë në fuqi.

Në një fjalim të bërë në ceremoni, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Emir Hatemi ka thënë se: “Së shpejti ky avion do të prodhohet në sasinë e nevojshme dhe do të jetë në shërbim të forcave tona ajrore. Prodhimi i këtij avioni të avancuar është në fakt një simbol i vërtetë i luftës kundër kërkesave dërrmuese të sistemit hegjemonik të drejtuar nga Djalli i Madh.”

Avioni u prezantua për herë të parë në muajin gusht në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Teheranit.

Presidenti i SHBA-së Trump kishte njoftuar se është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e bërë me Iranin në vitin 2015 dhe se do të rivendos sanksionet e hequra me këtë marrëveshje.

Sanksionet e SHBA-së do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor.



Burimi : Sputnik News