Emiratet e Bashkuara Arabe gëzojnë Izraelin

Publikuar në Tet. 30, 2018, 3:57 a.m.

Izraeli ka pushtuar mbretëritë arabe të Gjirit, që i shihte si aleat të natyrshëm kundër Iranit. Vizita e Netanjahut në Oman u pasua nga vizita e ministrave të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa marshi kombëtar i Izraelit luhej në turneun e xhudos në Abu Dhabi, xhamia Sheikh Zayed ka pritur Ministren e Kulturës dhe Sportit të Izraelit.

Pas vizitës së papritur të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Oman, një grup ministrash nga Izraeli kanë vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një delegacion i kryesuar nga Naama Henig, mori pjesë në Konferencën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në Dubai, ndërsa Miri Regev, Ministresha e Kulturës dhe Sportit, shkoi në Abu Dhabi për të parë Turneun e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Nuk ka marrëdhënie diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Megjithatë, për shkak se Izraeli fitoi medaljen e artë në turne të dielën, në Abu Dhabi u ngrit flamuri izraelit dhe u luajt himni kombëtar i Izraelit.

PËR HERË TË PARË NË NJË MBRETËRI ARABE LUHET HIMNI KOMBËTAR IZRAELIT

U raportua se kështu himni kombëtar izraelit u luajt për herë të parë në një mbretëri arabe.

TELEVIZIONET IZRAELITE TRANSMETUAN DREJT PËR SË DREJTI

Ministresha e Kulturës dhe Sportit e Izraelit nuk mundi t’i ndal lotët përball këtij suksesi, gjë të cilën kanalet televizive izraelite e transmetuan drejt për së drejti.

Pas turneut, Miri Regev e cila njihet me qëndrimet e saj raciste ndaj arabëve,  vizitoi xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi, xhami kjo e cila në botën islame njihet si ‘një arkitekturë e mahnitshme’.

‘E LUMTUR PËR KËTË PRIVILEGJ’

Ministresha e cila kishte veshur një fustan të kuq dhe kishte vënë një shami të bardhë mbi kokë, postoi në llogarinë e saj në facebook pamjet nga xhamia Sheikh Zayed. Në postimin e saj, ajo shkroi: “Jam e lumtur që kam privilegjin të jem zyrtarja e parë e lartë izraelite që nënshkruan librin e vizitorëve të xhamisë.”

FITORE DIPLOMATIKE NË XHUDO

Sportistët izraelit vitin e kaluar morën pjesë në turneun në Abu Dhabi nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Por në muajin gusht, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tunizia vendosën të lejonin flamurin izraelit dhe himnin kombëtar pasi IJF kishte kërcënuar se ky turne nuk do të organizohej në Emirate të Bashkuara Arabe në qoftë se nuk njihet identiteti i Izraelit. Ky u mirëprit si një sukses i madh diplomatik në Izrael.

Për këtë, u raportua se Regev e cila falendëroi kryetarin e IJF-së, australianin Marius Vizer, në vizitën e saj në Abu Dhabi, gjithashtu synoi të nënshkruajë një marrëveshje historike për Izraelin për të organizuar një turne të madh.

Ndërkohë, kryeqyteti i Katarit, Doha organizon Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Artistike 2018 nga 25 tetori deri më 3 nëntor.

Fakti se ekipi izraelit i cili mori pjesë në kampionat, ka fituar medaljen e artë, mund të jetë arsyje që edhe në Doha të ngritet flamuri izraelit dhe të luhet himni kombëtar.



Burimi : Sputnik News