Parlamenti i Izraelit miraton projektin për Hamasin

Publikuar në Tet. 29, 2018, 2:28 a.m.

Është raportuar se parlamenti i regjimit sionist ka miratuar një projektligj i cili ndalon vizitat për të burgosurit e Hamasit.

Parlamenti izraelit Knesset ka mbajtur një mbledhje për projektligjin e bërë në një komitet izraelit ministror, projektligj i cili ndalon vizitat ndaj disa të burgosurve, veçanërisht ndaj të burgosurve të Hamasit.

Projektligji i propozuar nga Oren Hazan, një anëtar i Partisë Likud, parashikon ndalimin e vizitave ndaj të burgosurve të Hamasit me arsyetimin se një grup i vizitorëve të cilët erdhën vitin e kaluar për të vizituar fëmijët e tyre në burgjet e regjimit sionist, sulmuan të burgosurit e tjerë.

Në këtë projektligj kërkohet që ‘Izraeli të ndaloj ndihmën humanitare dhe vizitat familjare për të burgosurit që marrin pengje ose vrasin izraelitët’.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kassam tha në një deklaratë se miratimi i projektligjit është një shkelje e hapur e të gjitha të drejtave ndërkombëtare dhe humanitare, si dhe shtoi se të gjitha këto sjellje barbare të autoriteteve pushtuese ndaj të burgosurve, do t’i shtoj përpjekjet për të shpëtuar të burgosurit heroikë të rezistencës.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Komisioni i Palestinës për Çështjet e të Burgosurve, numri i të burgosurve palestinezë vlerësohet të jetë 6.500.



Burimi : Rast Haber