Jemeni dënon vizitën e Netanjahut në Oman

Publikuar në Tet. 28, 2018, 3:53 p.m.

Presidenti i Komitetit Suprem Revolucionar të Jemenit, dënoi udhëtimin e Kryeministrit të regjimit sionist në Oman të shtunën.

Sipas medias ruse Sputnik, Muhammed Ali al-Houthi shkroi në llogarinë e tij të Twitter, kryeministri i regjimit sionist po përpiqet që ta mbajë Omanin larg që mos të luajë një rol efektiv së bashku me aleatët e tij në të ardhmen.

Zyrtarët e Omanit  duhet të marrin mësime nga vendet që kishin marrëdhënie me regjimin sionist dhe kështu humbën popullin e tyre, si dhe vende të tjera arabe, tha ai.

Benjamin Netanyahu u takua me sulltanin Kabus Bin Said të Omanit në  Pallatin Bait al-Baraka pranë kryeqytetit Omani, Muskatit.

Ministri jemenas Përgjegjës për Marrëdhëniet e Jashtme, Jusuf bin Alaui  bin Abdullah tha se Netanyahu kërkoi nga takimi që të përcjellë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Jemeni dhe regjimi sionist nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Dy dekada më parë dhe përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje midis regjimit sionist dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Tel Aviv hapi një zyrë në Muskat, e cila u mbyll shpejt.

Udhëtimi i fundit i një zyrtari të regjimi sionist në Oman daton që nga viti 1996 kur kryeministri aktual Shimon Peres udhëtoi për në Oman dhe Katar për të hapur një agjenci tregtare.



Burimi : IRNA