Faqja e Inteligjencës së Izraelit: Iron Dome është i pasuksesshëm

Publikuar në Tet. 22, 2018, 12:53 a.m.

Po flitet se sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Done” në Izrael nuk ka mundur të ju bëjë ballë raketave të Hamasit.

Në një lajm të publikuar në faqen e inteligjencës izraelite “Debka”,  u tha se sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Done” nuk ka pasur asnjë dobi dhe nuk ka mundur të ju bëjë ballë raketave të Hamasit dhe se kjo gjë ka vënë në dukje dobësinë e ushtrisë izraelite.

Faqja Debka vuri në dukje se të mërkurën në mëngjes, është hedhur një raketë nga Gaza në rajonin Beersheba i cili gjendet brenda territoreve të pushtuara si dhe vuri në pikëpyetje  faktin se si raketat e tipit “Tornado” kanë arritur në Gaza.

Sipas lajmit të kësaj faqeje në të cilin u tha se sistemi i mbrojtjes raketore i Izraelit duhet të jetë në gjendje që t’i rezistoj raketave të tilla, por “Iron Dome” nuk ka mundur të parandaloj raketat, u njoftua se ushtria izraelite ka vendosur që të rris sasinë e baterisë së “Iron Dome”-s në rajonin Beersheba dhe përreth.

 Kjo faqe e cila është e lidhur me shërbimin e ineligjencës së Izraelit, Mossad, deklaroi se inteligjenca izraelite nuk ka arritur të identifikoj raketat e ndodhura në duart e Gazës dhe se këto raketa ishin raketa të tipit të ri dhe quheshin “Tornado”.



Burimi : Rast Haber