Dënim nga dijetarët e Ehli Sunetit të Iranit

Publikuar në Tet. 21, 2018, 11:56 a.m.

Në rajonin Luldekan që gjendet në juglindje të Iranit, 14 roje të sigurisë në mesin e të cilëve edhe ushtarë të Gardës Revolucionare, janë rrëmbyer nga organizata terroriste Jaish ul Ald.

Në rajonin Luldekan që gjendet në juglindje të Iranit, 14 roje të sigurisë në mesin e të cilëve edhe ushtarë të Gardës Revolucionare, janë rrëmbyer nga organizata terroriste Jaish ul Ald.

Është njoftuar se këtë sulm tradhtarë të organizatës terroriste Jaish ul Adl ndaj rojeve kufitare, e kanë dënuar dijetarët e Ehli Sunetit të cilët gjenden në shumë pjesë të Iranit.

Njëri nga dijetarët e Ehli Sunetit, Movlevi Abdulrahim Rigiyan u shpreh se si dijetarë të Ehli Sunetit, ata e dënojnë këtë sulm.

Movlevi Abdulrahim Rigiyan i cili në të njejtën kohë është edhe imam i xhumasë në qytetin Mirjaveh, vuri në dukje se qëllimi i këtij sulmi ka qenë nxitja e fitnesë në provincat Sistan dhe Baluchistan të cilat janë simbol i unitetit i Ehli Sunetit dhe shiitëve,  duke shtuar se: “Ministria e Punëve të Jashtme duhet t'i kërkojë shtetit të Pakistanit që sa më shpejt që të jetë e mundur, të identifikojë terroristët që i kapën djemtë tanë dhe t'i largojnë ata nga vendet e tyre.”

Movlevi Abdulrahim u shpreh se armiqtë kanë kryer shumë sulme kundër Iranit dhe shtoi se: “Armiku nuk dëshiron që Revolucioni Islamik të hyjë në 40 vjetorin e tij. Përkundër kësaj, kombi i Iranit do t’i tregoj të gjithë botës se kurr nuk do të gjunjëzohet para armikut.”



Burimi : Tasnim News Agency