Rasti i gazetarit saudit Xhemal Khashogit

Publikuar në Tet. 11, 2018, 11:55 p.m.

Zhdukja e gazetarit saudit Xhemal Khashogit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ka dridh edhe ashtu lidhjet e brishta në mes dy rivaleve të shquar të cilët po luftojnë për ndikimin e tyre në botën myslimane, thonë analistët. Analistët e caktuar konsiderojnë se edhe përkundër kësaj, të dy shtete po përpiqen të shmangin eskalimin gjersa të mos zbulohen të gjitha detajet lidhur me këtë rast.

Khashogi llogaritet i zhdukur 10 ditë, nga dita kur e vizitoi konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për të marr dokumentet e nevojshme për martesë. Është i njohur për shkrimet e t’ia në të cilin kritikon pushtetarët në Riad, ndërsa janë publikuar edhe në gazetën amerikane Washington Post.

Qeveritarët saudit theksojnë se Khashogi ka lëshuar konsullatën e tyre po të njëjtën ditë, ndërsa Ankaraja thekson se gazetari fare nuk ka dal nga kompleksi saudit. Zyrtarët turk poashtu theksojnë, duke u thirrur në hetimet preliminare, se gazetarin saudit në konsullatë e kanë vrarë pjesëtarët e forcave të sigurisë saudite të cilët kanë ardhur në Turqi për ta likuiduar atë dhe pas kësaj menjëherë kanë braktisur vendin, gjë që Riadi e mohon.

Jana Jabbour, profesoreshë e shkencave politike, ka deklaruar se kjo është çështje serioze e cila do të mund të sjell edhe në ndërprerjen e marrëdhënieve në mes Turqisë dhe Arabisë Saudite. Këto dy shtete janë fuqi rajonale të cilët po garojnë për: udhëheqje rajonale, udhëheqje fetare të bashkësisë sunite dhe marrëdhëniet me Perëndimin, veçanërisht me Washingtonin, ka shtuar Jabbour.

Presidenti  i Turqisë Erdogan ka ngrit zërin të hënën me ç’rast ka kërkuar nga qeveritarët saudit që të “dëshmojnë” pohimin se Khashogi ka braktisur konsullatën saudite. Është përmbajtur nga deklarata se Khashogi është vrarë, duke thënë se do të pres hetimet zyrtare.

Khalil Jahshan, drejtori ekzekutiv i qendrës arabe në Washington, thotë se hezitimi i Riadit dhe Ankarasë për prononcimin e tyre për këtë rast mund të komentohet në atë që dëshirojnë të shmangin eskalimin e panevojshëm të situatës. Shtoi se “gjërat janë shumë serioze. Ka të bëjë me shkeljen e sovranitetit të shtetit, me qëllim që të dyja shtetet nuk dëshirojnë të kërcënojnë interesat politike dhe të sigurisë që i bashkojnë”. Profesoresha Jana shtoi se “Erdogani nuk dëshiron të hyjë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me Riadin para se nuk të jetë i sigurt në qëndrimet dhe mbështetjen e vendeve tjera”. Marrëdhëniet në mes Arabisë Saudite dhe Turqisë nuk janë aq të fuqishme, dhe mund të thuhej se janë të brishta. Ankara e ka ofruar mbështetjen e saj të plotë Katarit në rastin kur Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë imponuar bllokadën dhe kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me këtë shtet në qershor të vitit të kaluar.

Riadi me kujdes po vëzhgon  edhe marrëdhëniet e mira të cilat e ndërlidhin Turqinë me Vëllazërinë myslimane, të cilët Riadi dhe aleatët  e tij e konsiderojnë “organizatë terroriste”. Turqia po shmang sulmet kundër Arabisë Saudite lidhur me krizën e Gjirit dhe çështjet tjera rajonale duke u fokusuar në kritikat e saja kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.

Galip Dalaj, eksperti i institutit Brookings, thotë se Turqia ka filluar të bëjë dallim në mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në kritikat e saja. Turqia është mjaft e butë  në shprehjen e pakënaqësisë së vetë kur ka të bëjë me Arabinë Saudite,” por konsideroj se kjo me siguri do të ndryshojë pas rastit të gazetarit saudit Khashogi”.

Dalaj konsideron se Ankara nuk dëshiron të lenë përshtypjen se po përpiqet të “politizojë” këtë rast, për shkak të cilës pret rezultatet e hetimit, pas së cilës do të paraqet qëndrimet politike. Megjithatë, a do të mund Turqia të jap vetes liri që të ndërpres marrëdhëniet e saja me Arabinë Saudite në kohën kur ekonomia e saj  po ngec dhe kur po pritet rritja e numrit të turistëve në Turqi të cilët vijnë nga shtetet e Gjirit?

Gjersa eksperti Jahshan konsideron se “këto dy shtete nuk mund të japin vetes atë liri që njëra tjetra të humbin duke marr parasysh interesat e tyre në rajon”. Dalaj thotë se nuk beson se në “mes Turqisë dhe Arabisë Saudite janë shumë para në lojë”. Jabbour  theksoi se”roli i Katarit si alternativë e Riadit gjithnjë  e më  shumë po rritet”, duke shtuar se “Katari po mbështet buxhetin turk , duke investuar në ekonomin turke dhe politikisht e mbështet Ankaranë”.



Burimi : Al Jazeera