Pa ndihmën tonë në pushtet as dy javë nuk mund të qëndroni

Publikuar në Tet. 4, 2018, 7:21 a.m.

Presidenti amerikan  Donald Trumpi ka dhënë një koment aspak diplomatik për aleatin e tij të afërt, Arabinë Saudite, të martën, duke theksuar se e ka paralajmëruar mbretin “se nuk do të mbetej dy javë në pushtet pa ndihmën e ushtrisë amerikane”. “E mbrojmë Arabinë Saudite. Dëshironi të thoni, ata janë të pasur. Edhe unë e dua mbretin....mbretin Selman. Por, i kam thënë:”Mbretër, po ju mbrojmë ne, ndoshta nuk do të qëndronit as dy javë pa neve. Duhet të paguani për këtë”, ka thënë Trumpi në tubimin  mbajtur në Southaven të Missisipit, duke mos e përmendur vendin dhe kohën kur i ka thënë këtë fjalë monarkut saudit.

Përkundër kësaj, administrata e Trumpit po mban lidhje të afërta me Arabinë Saudite të cilin ai  konsideron”digë për ambiciet iraniane në rajon”. Trumpi të shtunën e ka thirr mbretin Selman dhe ka biseduar për përpjekjet për mirëmbajtjen e furnizimit me naftë, për t’u siguruar stabiliteti i tregut dhe rritja globale ekonomike, shkruan agjensioni shtetëror saudit SPA. Arabia Saudite është eksportues udhëheqës i naftës dhe konsiderohet lider joformal i organizatës së OPEC-ut, të cilin Trumpi e kritikon për shkak të çmimeve të larta të naftës. Duke folur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York gjatë muajit të kaluar, Trumpi ka thënë: “se vendet anëtare e OPEC-ut, zakonisht janë të ndara nga pjesa tjetër e botës”.

“Ne shumë prej popujve të tillë i mbrojmë për kurrgjë, ndërsa ata po na shfrytëzojnë me çmimin e lartë të naftës. Kjo nuk është mirë. Dëshirojmë që të ndërprenë ngritjen e çmimeve të naftës dhe të fillojnë uljen e tyre”, ka thënë Trumpi. Ka përmendur edhe aleatët tjerë amerikan, sikurse që janë Japonia, Koreja Jugore dhe Gjermania, të cilët do të duhej të ndërmerrnin më shumë barrë financiare për mbrojtjen e tyre. Trumpi në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar si presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ka vizituar Arabinë Saudite, gjë që gjithmonë po përcillet me vëmendje kur një lider i ri merr detyrën e presidentit.

Trumpi ka të drejtë kur thotë se OPEC-u ka vendos të ngrijë prodhimtarinë, me të cilin pjesërisht ka ngritur çmimin e naftës në tregun botëror, por askush në rritjen e çmimeve të naftës nuk ka ndikuar sikurse administrata e Trumpit, e cila ka njoftuar  bllokadën e eksportit të naftës iraniane dhe aplikimin e sanksioneve kundër Republikës Islame, ka krijuar situatën e cila vitin e ardhshëm do të mund të sjell  mungesën e naftës në treg, e cila  në vitin 2019 do të arrinte në 3 gjer 3,5 milion barel, me ç’rast do të rritej çmimi i naftës në 100 dollar për barel.



Burimi : LOGIČNO