Zjarr i hedhur nga izraelitët ndaj protestuesve palestinez: 3 të vdekur, 47 të plagosur

Publikuar në Shta. 30, 2018, 12:47 a.m.

Trupat izraelit kanë ndërhyrë me plumba të vërtet në protestën në kufi të Gazës. Si rezultat i kësaj ndërhyrje, humbën jetën 3 palestinez.

Si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit në protestat e Marshit të Madh të Kthimit të zhvilluara në kufi të Gazës, humbën jetën 3 palestinezë, njëri prej të cilëve ishte fëmijë, ndërkaq u plagosën 47 të tjerë, 2 prej të cilëve me lëndime të rënda.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhëndësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Ashraf al Qudra njoftoi se ushtarët izraelit të cilët ndërhynë në protestat e zhvilluara nëpër pika të ndryshme në kufirin lindor të Gazës, kanë vrarë një 18 vjeqarë palestinez të quajtur Iyad Halil esh Shair, një 14 vjeqarë  të quajtur Nayif al Havm si dhe një të ri tjeter ende të paidentifikuar, ndërkaq kanë plagosur 47 të tjerë, 2 prej të cilëve shumë rëndë.

Që nga 30 marsi, palestinezët po organizojnë protesta paqësore nën emrin ‘Marshi i Madh i Kthimit’ në kufi të Rripit të Gazës me Izraelin.



Burimi : Sputnik News