Arsenali I Raketave Të Avancuara Të Hizbullahut, U Bë Ankthi I Izraelitëve

Publikuar në Shta. 29, 2018, 11:28 p.m.

Ministri Sionist i Mbrojtjes Avigdor Lieberman vuri theksin se në këtë pikë kanë ndodhur dy ndryshime strategjike: “Armiku ynë zotëron raketa të ndjeshme. Lufta e cila do të vinte nga fronti i brendshëm u shndërrua në gjendjen e frontit kryesor të luftës. Si përfundim mund të themi këtë: “Çdo gjë ka ndryshuar, gjatë këtyre tre viteve të fundit kërcënimet janë katërfishuar”.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahu, në fjalimin e tij në ceremoninë e Ashurasë, bërja e ditur e zotërimit të Hizbullahut të raketave të avancuara dhe të ndjeshme, u bë shkak i krijimit të telashit në mesin e udhëheqësve izraelite dhe medias sioniste. Pas fjalimit kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duke dalë në televizion, tregoi se Hizbullahu po përpiqej që të fshinte gjurmët e kërcënimit, ndërsa përpëlitjet e fundit të Izraelit ishin në shkallën më të lartë. Megjithatë të tëra përpjekjet e Netanjahut dhe udhëheqësve të tjerë sionistë shkuan kot. Sepse kjo punë ka mbaruar dhe krahas të tëra sulmeve të Izraelit për ta penguar këtë, Hizbullahu ka shtënë në dorë armë moderne të avancuara.

200 Sulme Të Zhvilluara Kundër Sirisë

Ushtria siriane së bashku me aleatët e saj, kanë ardhur në skenën e fundit të luftës në Siri, pasi kanë rifituar kontrollin mbi shumicën e zonave të humbura gjatë viteve të para të krizës. Fqinjët e Sirisë në çdo rrethanë ushtronin trysni për rrëzimin e qeverisë. Sepse dihet nga ana e të tërëve se Siria është një shtyllë shumë e rëndësishme për Boshtin e Qëndresës të cilin ata duan që ta shpërndajnë dhe ta shkatërrojnë. Megjithatë, kjo zgjedhje ka dështuar me të tëra anët. Boshti i Qëndresës në vend që të copëtohet ka fituar një rëndësi të madhe dhe një pozitë të madhe ndërkombëtare. Kjo gjendje, krahas disa humbjeve të shkaktuara në Siri, sigurisht se është pasqyruar në mënyrë pozitive mbi Hizbullahun. Ushtarët e Hizbullahut duke ardhur në një gjendje në të cilën jamë më të pajisur se kurrë, kanë fituar një ekspertizë dhe përvojë ushtarake me të cilat ushtria pushtuese nuk do të donte të përballej kurrë.

Kur regjimi pushtues nuk ia doli mbanë në çështjen e thyerjes së shtyllës kurrizore të Qëndresës, me udhën e terroristëve të armatosur, të cilët i kishte furnizuar me armë dhe financim, atëherë izraelitët u detyruan që të përvetësonin strategjinë e sulmit të drejtpërdrejtë ndaj synimeve në Siri duke pretenduar se ata i përkisnin Iranit dhe Hizbullahut. Në këtë drejtim, ata zhvilluan më shumë se sa 200 sulme. Mirë, por cili ishte përfundimi?

Përfundimi, ishte fjalimi i mbajtur një ditë më parë i Sejjid Hasan Nasrullahut i cili me këto fjalë e shpalosi të vërtetën përpara syve: “Pavarësisht mbarë orvatjeve të Izraelit për ta penguar atë, Hizbullahu është në zotërim të raketave të zhvilluara dhe të ndjeshme”.

Sejjid Nasrullahu e vijoi fjalimin e tij me këto thënie: “Të tëra ato përpjekje të cilat Izraeli i ka bërë për të penguar Hizbullahun nga shtënia në dorë e raketave kanë qenë të padobishme. Hizbullahu zotëron raketa ndjekëse të ndjeshme”. Megjithatë Nasrullahu në fjalimin e tij nuk tregoi ndonjë dëshmi se ata i zotëronin këto raketa.

Sejjid Nasrullahu udhëheqësi i Hizbullahut, i shtoi këto fjalë fjalimit të tij të publikuar në televizion: “Qëndresa zotëron mundësi të raketave të ndjeshme dhe jo të ndjeshme dhe armë. Sipas drejtimit të këtyre mundësive, nëse Izraeli do të hapë një luftë kundër Libanit, do të përballet me një fat që nuk e ka parë kurrë madje nuk e pritur deri më sot”. 

Qëllimi i 200 Sulmeve

200 sulmet e zhvilluara kundër Sirisë, duke penguar ngritjen e një ekuacioni parandalues kundër sulmeve të armikut sionist, bartin në vete shumë synime, duke filluar me goditjen e infrastrukturës së ushtrisë siriane dhe Hizbullahut. Megjithatë fjalimi i Sejjid Hasan Nasrullahut mbi raketat, duke bërë që të këto synime të dështojnë, bëri që ëndrrat e izraelitëve të shuheshin. Për më tepër kjo gjendje vërtetoi në media drejtësinë e udhëheqësit të Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahut. Për shembull, një nga kanalet televizive kryesore të medias sioniste “Kanali 112”, tha se fjalët e Hasan Nasrullahut ishin të qarta, të thjeshta dhe entuziaste. Zyrtari i “Kanalit l12” duke thënë: “Ne të tërë duhet ta dimë se pavarësisht mbarë sulmeve izraelite, raketat e ndjeshme u zbuluan në depot e Libanit dhe Hizbullahut. Kjo është ajo gjë të cilën Nasrullahu e sqaroi dhe theksoi. Ne duhet të marrim seriozisht këtë punë”, vazhdoi: “Mjerisht, pohoj se Nasrullahu nuk po gënjen dhe 200 sulmet e zhvilluara ndaj Sirisë, vënë në dukje se nuk kanë penguar që Hizbullahu të shtijë në dorë raketa të ndjeshme”.

200 sulmet e zhvilluara të Izraelit kundër Sirisë, megjithëse ishin të formës shkatërruese në këndvështrimin e arritjes së qëllimit të tyre, ata kanë shpalosur se përmbajtja e tyre ishte një sukses i zbrazur. Nga ana tjetër, boshti përballë ndonëse iu është nënshtruar sulmeve të dhimbshme gjatë lindjes në prodhimin e raketave e ndjeshme, ka shtënë në dorë përfundime afatgjata të cilat armiku nuk mund t’ anashkalojë.

Veçanërisht sulmet e zhvilluara duke filluar që nga zonat afër trojeve të pushtuara palestineze, kishin për qëllim shërbimin e grupeve të armatosura dhe ishin pjesë esynimit të dobësimit të shtetit sirian duke fuqizuar grupet e armatosura. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, ushtria siriane eci përpara dhe rifitoipjesën më të madhe të trojeve të vendit.

Ministri Sionist i Mbrojtjes Avigdor Lieberman vuri theksin se në këtë pikë kanë ndodhur dy ndryshime strategjike: “Armiku ynë zotëron raketa të ndjeshme. Lufta e cila do të vinte nga fronti i brendshëm u shndërrua në gjendjen e frontit kryesor të luftës. Si përfundim mund të themi këtë: “Çdo gjë ka ndryshuar, gjatë këtyre tre viteve të fundit kërcënimet janë katërfishuar”. Në këta tre vitet e fundit në të cilët Izraeli e ka drejtuar luftën në formë aktive, i ka çelur udhën ngritjes së cilësisë ushtarake të Hizbullahut. Ky fjalim është pranimi i aftësisë dhe i ndjeshmërisë i humbjes së luftës, javë përpara se Nasrullahu të mbante këtë fjalim të fundit.

Kjo politikë është mbështetur në disa fjalë të Hizbullahut: “Hizbullahu para 10 vitesh zotëronte më tepër se 20 mijë raketa, ndësa izraelitët në atë epokë pandehnin se këto raketa ishin më tepër se 80 mijë”, “Hizbullahu zotëron më tepër se 100 mijë raketa. Ndërsa parashikimet e izraelitëve bëjnë fjalë për 200 mijë raketa”.

Sot Sejjid Hasan Nasrullahukur thotë: “Hizbullahu zotëron raketa të ndjeshme të avancuara kundër sulmeve të Izraelit”, sigurisht që nuk bën fjalë për 10 apo 20 raketa. Përkundrazi, Hizbullahu zotëron raketa deri në atë masë të mjaftueshme që të mos ketë nevojën fuqizimit të raketave të ndjeshme, që ta lejojë atë që të hyjë në një luftë tjetër përveç luftës së korrikut.

Hizbullahu nuk zotëron vetëm raketa të ndjeshme. Në të njëjtën kohë ai ka aftësinë për t’i shndërruar raketat të cilat tanimë i ka në dorë në raketa të mençura. Koloneli Aviram Hasson, një zyrtar i administratës së mbrojtjes raketore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit e ka pranuar këtë në në një fjalim që ka mbajtur. Hasson i cili ka folur në një konferencë mbi mbrojtjen raketore dhe ajrore të Izraelit në Herzilja në vitin 2015 kishte shprehur kështu: “Irani, duke i vendosur raketave kokë luftarake i ka shndërruar raketat Zilzal të cilat nuk ishin ndjekëse në raketa ndjekëe të ndjeshme”. Nëse gjendja 3 vite më parë ishte në këtë formë, vallë në cilën gjendje janë raketat në ditën e sotme?”



Burimi : İntizar.web.tr