CIA: Marrim në punë agjent që dinë turqisht

Publikuar në Shta. 27, 2018, 10:12 p.m.

Drejtoresha e CIA-së, Gina Haspel e cila shpjegoi strategjinë e re të organizatës, deklaroi se do të përqendrohen në aktivitetet e spiunazhit kundër shteteve rivale kombëtare dhe se do të punësojnë agjent që flasin arabisht, kinezisht, persisht dhe turqisht.

Gina Haspel, një nga drejtueset e programit për zënien e të dyshuarve për terrorizëm që nisi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, njoftoi strategjinë e re të organizatës pasi u promovua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Kryesinë e CIA-s.

KTHIM TEK PARA 11 SHTATORI

Duke folur në Universitetin Louisville, aty ku diplomoi, drejtoresha e CIA-së njoftoi se se ata do të kthehen para 11 shtatorit dhe do të fokusohen në aktivitetet e spiunazhit kundër shteteve rivale kombëtare të SHBA-së.

INFORMACIONE PËR ÇËSHTJET MË TË VËSHTIRA NDËRKOMBËTARE

 Haspel e cila u shpreh se ata do të përqendrohen në mbledhjen e informacioneve në lidhje me çështjet më të rënda dhe më të vështira, theksoi se: “Po e thellojmë vëmendjen tonë në shtetet rivale kombëtare.”

ARABISHT, KINEZISHT, PERSISHT, TURQISHT

Haspel deklaroi se në këtë punë do të kenë përparësi ekspertët e gjuhëve të huaja. Drejtoresha e CIA-së theksoi se në veçanti do të punësohen ata të cilët flasin arabisht, kinezisht, persisht dhe turqisht.

PËRQËNDRIM NË KINË, RUSI, IRAN DHE KORE TË VERIUT

Gazeta Washington Post ka transmetuar fjalimin e Haspelit, duke vënë në dukje se sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e inteligjencës, CIA ka ndërtuar qendra të reja për mbledhjen e informacioneve në lidhje me Iranin dhe Korenë e Veriut dhe ka mobilizuar asetet e saj më të rëndësishme kundër fuqive të mëdha si Rusia dhe Kina.

‘PO PËRHAPET POPULLSIA E KINËS’

Duke deklaruar se ata kanë ndjekur nga afër përpjekjet e Kinës për të përhapur ndikimin e saj në vendet në zhvillim në Amerikën Latine, Afrikë dhe Afrikë të Jugut duke hapur kredi të cilat nuk mund t'i paguajnë, drejtoresha e CIA-së u shpreh se: “Kina dëshiron të bëhet fuqia dominuese në rajonin e Azi-Paqësorit dhe po përpiqët të zvogëlojë ndikimin e Shteteve të Bashkuara.”

IRANI I DYSHUARI I ZAKONSHËM

Haspel përsëriti pretendimin e paraardhësve të saj se “regjimi i Iranit dhe fuqitë e tij janë forca më destabilizuese në Lindjen e Mesme”, duke u shprehur se “rënia ekonomike e qeverisë së Iranit ka lënë popullin e vet në një gjendje të vështirë, duke derdhur para të shumta në regjimin e Sirisë dhe kryengritësve në Jemen’.

PERSONELI PREFEREON MË SHUMË DIVERSITET

Drejtoresha e parë femër e kësaj organizate theksoi përpjekjet e personelit të CIA-së për të fituar më shumë diversitet, duke thënë se: “Misioni ynë global kërkon që ne të punojmë me më të mirët dhe më të zgjuarit, pavarësisht nga gjinia, raca, prejardhja kulturore.” Haspel u shpreh se 35 vjet më parë kur ajo hyri në organizatë, ajo udhëheqej nga meshkujt, duke vazhduar kështu:

“Unë u ngrita fal eprorëve të mi të cilët dëshironin të më jepnin edhe një shancë. Kam arritur të bëj një punë të mirë si një oficer operacionesh dhe bëra çmos për të ndihmuar në shembjen e pengesave me të cilat isha përballur. Jam shumë krenare se është rritur numri i femrave në organizatë, sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit.”



Burimi : Rast Haber