Shoygu: Nuk do të zhvillohet operacioni ushtarak në Idlib

Publikuar në Shta. 18, 2018, 11:14 p.m.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka bërë një deklaratë në lidhje me Idlibin.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjeneral Sergey Shoygu vuri në dukje se nuk do të ketë operacion ushtarak në Idlib, duke shtuar se gjatë orëve të ardhshme, do të ketë një pajtim me palën siriane në lidhje me hollësitë.

Shoygu i’u përgjigj me “po” pyetjes së gazetarëve se a nënkupton marrëveshja e arritur në mes të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Erdogan, se nuk do të ketë operacion ushtarak në Idlib.

Shoygu i’u përgjigj edhe pyetjes se “A pranoi Damasku t’a shtyej operacionin?”, duke u shprehur se: “Gjatë orëve të ardhshme, ne do të arrijmë një pajtim në lidhje me të gjitha pozicionet e përcaktuara në këtë marrëveshje.”

Putin dhe Erdogan diskutuan sot në Soçi çështjet ndërkombëtare, veçanërisht ato në lidhje me Idlibin, si dhe marrëdhëniet në mes të dy vendeve.



Burimi : Sputnik News