Udhëheqësi mori pjesë në ceremoninë e zizë së Muharremit

Publikuar në Shta. 18, 2018, 6:56 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei mori pjesë në një ceremoni të zisë natën e së dieles, në ditën e 6 të muajit hënor të Muharremit, sipas Hixhretit.

Kjo ishte nata e parë e zisë në Hysejnijen e ‘Imam Humejnit’ (r.a.) në Teheran për shehidllëkun e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij.

Një numër i madh njerëzish dhe zyrtarë musliman ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ngjarje.

Ceremonia filloi me këndimin e Kur’anit nga Sejjid Mexhid Banifatemeh dhe Mansour Arzi.

Ceremonia përfshirë edhe një fjalim nga Imami, Huxhetul Islam Kazem Sedik, në të cilën ai shtjelloi aspekte të ndryshme të kryengritjes të Imam Hussejnit (a.s.) dhe mësimet e shkollës së Ashures.

Muslimanët shiitë, dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, mbajnë ceremonitë çdo vit në muajin e Muharremit për të përkujtuar martirizimn e Imam Husejnit (a.s. dhe shokëve të tij.

Imami i tretë musliman shia, Imam Hysejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martirizuan nga tiran i kohës së tij - Jezid Bin Muavija, në betejën e Qerbelasë në ditën e dhjetë të Muharremit (e njohur si Dita e Ashures) në vitin 680.



Burimi : IQNA