Nuk mund tëkem akses në burgje sepse jam deputet!

Publikuar në Shta. 18, 2018, 1:49 a.m.

Deputeti i Koxhaeli për partinë HDP, Omer Faruk Gergerlioglu, i cili ka përcjellë në axhendën e parlamentit të gjitha çështjet për shkeje të procedurave ligjore, por që i janë kthyer nga Ministria e Drejtësisë kërkesat për vizita ka thënë se “Nëse do të isha një qytetar normal do të hyja në burg, megjithatë ngaqë jam deputet më është bllokuar e drejta.” Përsa i përket diskutimit në lidhje me faljet, Gergerlioglu ka thënë se “Nuk ka një gjykim të drejtë. Janë vënë dënime shumë të rënda. Mendoj se ka një nevojë të madhe për një falje të përgjithshme. Menjëherë sa të hapen seancat plenare, në mendimin tim çështja më e rëndësishme do të jetë falja.”

Nergis Demirkaya  ndemirkaya@gazeteduvar.com.tr

ANKARA – Ish Kryetari i Përgjithshëm i Fondacionit të Këshillimit për Të Drejtat e Njeriut dhe Viktimave, Dr. Omer Faruk Gergerlioglu e ka sjellë deri në Parlament mbrojtjen e këtyre të drejtave. Përfaqësuesi i partisë HDP-së për Koxhaeli, i cili i vazhdon ende punimet e tij në lidhje me shkeljen e të drejtave veçanërisht nëpër qendrat e ndalimit dhe burgjeve ka reguar kundrejt refuzimit të kërkesës së tij për të pasur akses dhe për të bërë vizita në burgje. Gergerlioglu, i cili nuk ka mundur të marrë përgjigje në lidhje me kërkesën që ka bërë në Ministrinë e Drejtësisë tha se “nëse do të isha një qytetar normal i vendit do të hyja, por meqë jam deputet ma kanë ndaluar hyrjen.”

Gergerlioglu, i cili është antar i Komitetit të Shqyrtimit të të Drejtave të Njeriut pranë Parlamentit ka bërë 127 kërkesa për shqyrtim të shkeljes së të drejtave të njeriut vetëm në dy muaj pranë këtij Komisioni që përfshijnë më shumë se 80 përqind të të gjithë burgjeve në vend. Gergerlioglu, i cili ka tërhequr vëmendjen se në burgje ka njerëz përtej kapaciteteve dhe se janë përdorur shpesh herë edhe praktika të jashtëligjshme dhe sipas preferencave ka thënë se “ekziston një ndëshkim i shtuar, po praktikohet drejtësia e armikut.” Gergerlioglu, i cili ka theksuar se veçanërisht ata që janë akuzuar në lidhje me çështjen FETO janë duke përshkruar procedura më të vështira dhe dënime më të larta ka tërhequr vëmendje për faktin se janë burgosur edhe gra shtatzëna. Gergerlioglu është shprehur kështu:

‘DËNIMIN E MERR 1 PERSON, E VUAJNË 3 PERSONA’

“Ligji është shumë i qartë. Arrestimi i grave dhe i nënave me fëmijë shtyhet derisa fëmijët e tyre të arrijnë të kalojnë gjashtë mujorin e parë të lindjes. I kam kallëzuar pranë Këshillit për Gjygjtarët dhe Prokurorët, të gjithë gjygjtarët dhe prokurorët të cilët kanë nxjerrë urdhra arrestimi në kundërshtim me këtë ligj. Kemi filluar një fushatë për mbledhjen me shumë shumë se 15 mijë firmave. Megjithatë akoma merren vendime të këtilla për arrestim dhe ende zbathen këto rregulla. Sërisht nëpër burgje gjenden 702 fëmijë. Për shembull, në Burgun Gebze gjendet Elif Ajdin e cila ndodhet aty edhe pse është shtatzënë dhe ka edhe një fëmijë tjetër 4 vjeç. Dënimin e ka marrë 1 person, por po e vuajnë edhe dy të tjerë. Ajo që unë kërkojë është vetëm që të zbatohet ligji. Kemi folur me zyrtarë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zëvendës ministrat shprehen se “nuk mund të komentojmë, vendimi është i gjyqtarëve, nuk mund të përfshihemi në proces.” Po si mund t’i marrin këto vendime gjyqtarët dhe prokurorët? Marrin kurajo nga lart.”

‘KA PERSONA TË SËMURË QË TË KËPUSIN SHPIRTIN’

Gergerlioglu, i cili në profesion është doktor është marr nga afër me një ndër çështjet të cilat i ka më përzemër, të arrestuarit nëpër burgje që janë të sëmurë. Gergerlioglu, i cili ka tërhequr vëmendje për faktin se në burgje gjenden një mijë e dyqind të sëmurë, ndër të cilëtt 450 janë në gjendje shumë të rëndë  është shprehur se “Unë jam doktor. Kam shqyrtuar raportet. Ka të sëmurë që nuk duhet të qëndrojnë kurrësesi nëpër burgje. Janë 3-4 të burgosurë faza të rënda kanseri. Sa keq që proceset e marrjes së raporteve ligjore mjeksore funksionojnë në logjikën e ‘hajde nesër hajde pasnesër. Ka shembuj që të prekin në zemër. Megjithatë për shkak të një mekanizme shumë ngurtë, procesetzgjaten.

‘U GABUAM, JU NUK MUND TË KRYENI VIZITA!’

Gergerlioglu, i cili i ndjek nga afër prblematikat në lidhje me burgjet ka bërë me dije se për çdo kërkesë që ka paraqitur pranë Komisionit në lidhje me dhunimin e të drejtave të njeriut ka bërë edhe kërkesë për të vizituar burgun në fjalë. Gergerlioglu, i cili ka theksuar se ka bërë 50 kërkesa në këtë formë ka treguar se ka bërë nga tre herë kërkesë pranë Ministrisë së Drejtësisë për të vizituar 15 persona të tjerë ndër të cilët kanë qënë Selahattin Demirtaş, Osman Kavala, Alparslan Kuytul. Duke reaguar kundrejt faktit se asnjërës prej kërkesave të tij nuk i është dhënë përgjigje është shprehur se:

“Kërkesat tona ia kemi trasmetuar ministrit edhe me gojë. I kam thënë edhe zëvendës ministrave të Drejtësisë. Unë dua t’i vizitoj burgjet si deputet. Por për deputetet është e nevojshme të marrin leje nga Ministria e Drejtësisë. Zakonisht është e mjaftueshme leja e Kryeprokurorit. Njëherë kryeprokurori i Koxhaeli më pati firmosur dokumentacionin e nevpjshme për leje. Megjithatë, rrugës për në birg më telefonoi dhe më tha se “Kemi bërë gabim, ju nuk mund të vizitoni burgun. Aplikoni pranë Ministrisë së Drejtësisë.” Nëse do të isha një qytetar normal do të hyja, megjithatë ngaqë jam deputet më kanë vënë bllokadë. Një njeri që brenda dy muajve ka bërë 127 kërkesa dhe 56 pyjetsorë në lidhje me burgjet duhet të lejohet t’i vizitojë.

Gergerlioglu, i cili na ka treguar se do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha kërkesat që ai ka bërë në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër burgje ka thënë se “është një barrë dhe përgjegjësi e madhe për të gjithë ne kundrejt çdokujt që ka ardhur tek ne. Qindra nerëz besojnë tek ne dhe na ka dërguar shembuj të shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të tyre. Do të vazhdojmë t’i qëndrojmë këtyre njerëzve pranë deri në fund. Nuk do të shpëtojnë prej nesh,”

‘KUR TË HAPET PARLAMENTI, ÇËSHTJA E PARË DO TË JETË FALJA’

Gergerlioglu tërhoqi vëmendje me deklaratën e tij për “falje të përgjithshme”, pasi kryetari i përgjithshëm i MHP-së, Devlet Bahçeli pati futur në axhendë thirrjen për falje. Gergerlioglu ka thënë se “Kam futur në axhendë çështjen e faljes individuale duke qënë se një gjë e këtillë është e nevojshme.” Përsa i përket kësaj çështjeje, Gergerlioglu ka vazhduar duke thënë se:

“Më lejoni t’ju tregoj shifrat e para dy muajve. Në burgjet me kapacitete 220 mijë të burgosur gjendeshin 246 mijë persona. Aktualisht ky numër është më i lartë. Janë bërë shumë shkelje. Ka njerëz që flenë në tokë, apo tre persona në një shtrat. Ekzistojnë probleme të proceseve të rregullta, zgjatje të arrestimeve dhe shkelje shumë të rënda. Unë mendoj se në përgjithësi falja është një nevojë shumë e madhe. Kjo falje duhet të përfshijë këto përve,c krimeve të rënda dhe të turpshme. Kështu kanë funksionuar edhe faljet e mëparshme.  Edhe në burgje janë krijuar pritshmëri të mëdha. Fjala e Erdoganit se “faljet individuale nuk i bën shteti” ka qënë për Bahçelin. Duket sikur kjo është një çështje e negocjueshme. Do të pranojë në një mënyrë a një tjetër. Për mendimin tim falja është çështja më e rëndësishme që do të diskutohet me hapjen e paralamentit. Sepse me erën që po vjen shihet çfarë sjell.”

‘FALJA ËSHTË NJË NEVOJË EDHE NJERËZORE EDHE LIGJORE’

Gergerlioglu, i cili ka prekur çështjen e kritikave që ka marrë me slloganin “kërko drejtësi, jo falje” i është përgjigjur duke thënë se “Ka shumë vendime të rënda që janë dhënë aktualisht dhe që nuk kanë pasur një proces të rregullt ligjor. Çfarë drejtësie mund të kërkosh për një person që tashmë e ka marrë dënimin. Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë. Për mendimin tim, të paktën duhet të ulen dënimet. Kur them falje, nuk e kam fjalën që një njeri që është dënuar me 10 vite burg të dalë menjëherë jashtë, megjithatë dënimet duhet të rimendohen të paktën. Para dy viteve u bë një falje e përgjithshme., kishte prej atyre që u liruan me kusht. Kjo gjë mund të behët përsëri. Aktualisht po ndërtohen më shumë burgje. Në këtë mënyrë mund të kursehen edhe këto burgje. Po e përsëris, nuk ka procese të drejta, dënimet janë shumë të rënsa. Duhet të ketë falje patjetër. Personalisht e shoh këtë si një nevojë njerëzore dhe ligjore.”



Burimi : Gazete Duvar