Kisha Ortodokse Ruse mund të hapë strukturat e saj në Turqi duke qënë se bie ndesh me patriarkinë greke’

Publikuar në Shta. 18, 2018, 1:40 a.m.

Eksperti rus i teologjisë, Arkadiy Malerështë shprehur se si rezultat i ndërprerjes së komunikimit me Patriarkinë OrtodokeseGreke, Kisha Ortodokse Ruse mund të hapë kishat e saj në Turqi pa qënë nevoja të “ndihet në faj.”

Maler, i cili ka vlerësuar për Sputnik marrëdhëniet që kanë ardhur deri në pikën e prishjes mes Patriarkisë Greke dhe Kishës Ortodokse Ruse si pasojë e dërgimit nga ana e Patriarkisë së Kishës Greke Bartholomeos në Ukrainë të një përfaqësuesi të Kievit për të shpallur pavarësinë e kishave të tyre është shprehur se: “Nëse kisha jonë ndërpret komunikimin ritualistik me Kishën e Patriarkisë Greke, gjykimi i shenjtë i patriarkut nuk do të ketë të njëjtën vlerë si më parë për ne, dhe ne do të ruajmë të drejtën tonë për të hapur vende adhurimi tonat në vende të këtilla si Turqia, Greqia Veriore, Egjeu dhe çdo vend tjetër që duam. Sepse për ne kjo Kishë nuk do të ketë më të njëtën vlerë të një kishe të vërtetë.”

'ARSYEJA E ULJES SË NUMRIT TË ORTODOKSËVE NË TURQI ËSHTË PËR ARSYE SE KISHAT NËN PATRIARKINË GREKE JANË SHNDËRRUAR NË GETO’

Maler, i cili ka treguar se numri i ortodoksëve në Turqi sa vjen dhe ulet dhe se aktualisht nuk e kalon shifrën e pesë mijë besimtarëve ka pretenduar se arsyeja më e rëndësishme për në gjë të këtillë është se kishat që i përkasin patriarkisë greke janë në të shumtën e kohës të mbyllura dhe se janë shndërruar “de facto në geto.” Eksperi rus është i mendimit se kjo situatë nuk e ka penguan patriarkinë ortodokse greke që të vazhdojë politikat e saj sulmuese kudo tjetër nëpër botë.

PA DYSHIM, ËSHTË NJË QËNDRIM CINIK'

Maler ka thënë se “Që nga viti 1920 dhe deri në tani, Patriarkia Kishës Ortodokse Greke mbështetet në një ideologji fetare dhe politike sipas të cilës të gjitha territoret në botë që nuk janë pretenduar nga ndonjë kishë tjetër i përkasin kësaj kishe. Si rrjedhojë, Amerika, Australia, Zelanda e Re dhe pothuajse të gjitha ishujt në mbarë botën si dhe Azia i përkasin kësaj kishe.” Më pas ai e ka vazhduar fjalën e tij duke u shprehur se “Patriarkia Kishës Ortodokse Greke e pranon Indinë si një vend ‘të sajën’, ndërkohë që sipas rregullave të vedosura India i përket Kishës Ortodokse të Antakia që e ka qëndrën e saj në Damask. Duke marrë parasysh luftrat e vazhdueshme që nuk mbarojë në këtë rajon Kisha Ortodokse e Antakias nuk e ka pasur mundësinë që të paë kisha në Indi. Edhe kisha ortodokse greke është duke përfituar nga kjo situatë. Pa dyshim që ky është një qëndrim cinik.”



Burimi : Sputnik News