Izraeli përfundon pjesën 11 kilometërshe të murit në kufi të Libanit

Publikuar në Shta. 17, 2018, 3:07 a.m.

Regjimi sionist i Izraelit ka përshpejtuar punimet për ndërtimin e murit në kufirin libanez.

Ushtria izraelite njoftoi në një deklaratë se është ndërtuar një mur prej 11 kilometrash në lartësi prej 9 metra në kufirin e Libanit.

Burimet hebraike shtuan se ky mur është ndërtuar për të mbrojtur fshatrat afër kufirit nga sulmet e Hezbollahut.

Ndërsa qeveria libaneze, shpeshherë shpreh shqetësim për ndërtimin e këtij muri në kufi të Izraelit.

Qeveria libaneze thotë se muri është ndërtuar brenda kufijve të saj, ndërsa regjimi sionist pretendon se muri është ndërtuar në territorin e pushtuar palestinez.

Izraeli sionist ka ndërtuar murin në kufirin libanez me ashensorë, kamera dhe sistem paralajmërimi.

Kamerat në mur punojnë duke qenë të lidhura me dhomën e operacioneve në Tel Aviv. Ato transmetojnë menjëherë në dhomën e operacioneve imazhet e një sulmi të mundshëm ndaj ushtarëve izraelitë apo të një rrjedhjeje të mundshme nga kufiri.

Thuhet se ky mur i cili deri më tani është ndërtuar 11 kilometra, do të jetë gjithsej 130 kilometra. Ndërsa, kostoja e murit do të jetë 1 miliard e 700 milionë dollarë.

Burimet ushtarake izraelite thonë se muri i ndërtuar në kufi me Libanin, ka rëndësi jetësore dhe se aktiviteti ushtarak i Hezbollahut ndiqet nga afër.

Ushtria izraelite deklaroi se është e vetëdijshme që Hezbollahu është më i forte se më parë, duke vënë në dukje se ai është forcuar edhe më shumë sidomos viteve të fundit.

Ushtria izraelite beson se Lëvizja Hezbollah ka marrë kontrollin e ushtrisë libaneze. Forcat izraelite të sigurisë po përqëndrohen gjithashtu në aftësitë ushtarake të Hezbollahut. Forcat sioniste të sigurisë raportojnë se Hezbollahu ka zhvilluar aftësit e tij ushtarake në Siri.



Burimi : Tasnim News Agency