Si po humb regjimi izraelit në Siri

Publikuar në Shta. 16, 2018, 6:49 p.m.

Lufta siriane po i afrohet fundit gjersa qeveria e Asadit me mbështetjen e aleatëve të tyre, tani kontrollojnë shumicën e territoreve të cilat i rikthyen nga grupet terroriste. Në ndërkohë planet rajonale dhe ndërkombëtare kundër Damaskut, të cilët nëpërmjet lojtarëve të tyre ambicioz janë përpjekur të ndryshojnë rendin në rajonin e Azisë Perëndimore nëpërmjet ndarjes së Sirisë në rajone të vogla, plotësisht kanë ra në ujë, gjersa këta aktor të njëjtë në mënyrë dëshpëruese po përpiqen të minimizojnë dëmin për interesat e veta dhe të fshehin disfatën.

Njëri nga shembujt perfekt është regjimi izraelit, lojtari rajonal me interesat e tij në konfliktin sirian, i cili konsideron se rrjedha aktuale e ngjarjes po shkakton dëm interesave të tij dhe se konsiderohet si humbës kryesor në këtë ekuacion. Nga fillimi i krizës siriane, Perëndimi ka intervenuar ushtarakisht me qëllim që të dobësojë Boshtin e rezistencës, duke përfshirë Sirinë , Hezbollahun libanez, dhe të krijojë hapësirën për frymë të lirë regjimit izraelit. Pra, sa herë që SHBA-të kanë kërcënuar qeverinë siriane me aksion ushtarak, shqetësimi i Tel Avivit ishte arsye kryesore për këtë.

Njëra nga arsyet kryesore të kujdesit të vështirë izraelit për ardhmërinë siriane ka të bëjë me Iranin. Liderët izraelit theksojnë se bashkëpunimi strategjik i Teheranit dhe Damaskut e cila e ka përcjellë krizën tanishme në këtë shtet, kryesisht ka ardhur si pasojë e ftesës së qeverisë siriane që Irani të ndihmojë në luftën e fuqishme kundër grupeve terroriste të mbështetur nga fuqitë e huaja. Zyrtarët izraelit kanë përdorur përpjekje të ndryshme që të shporin Iranin nga Siria, nga zhvillimi i sulmeve ajrore në fushëbeteja gjer te kërkimi nga lojtarët kyç sikurse që është Rusia të cilët janë aleatët e Iranit, por që nuk dha kurrfarë sukses.

Përgjigjja siriane dhe iraniane në agresionin ajror gjer tani ishte e fuqishme. Me 10 shkurt mbrojtja siriane kundërajrore ka rrëzuar një avion luftarak F-16 izraelit, që ishte suksesi i madh gjatë tre dekadave të kaluara. Për më tepër aleatët me 9 maj kanë hapur zjarr në rrafshnaltën e okupuar të Golanit duke goditur me 68 raketa caqe të ndjeshme izraelite. Sulmi ka parandaluar sulme të vazhdueshme të mëtutjeshme që i kryenin  forcat izraelite ajrore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu disa herë ka vizituar Moskën që të provojë të ndjell farën e përçarjes në mes Iranit dhe Rusisë për të parandaluar bashkëpunimin e vazhdueshëm të aleatëve në Siri. Netanjahu poashtu ka bërë presion në presidentin amerikan Donald Trump që të bisedojë për largimin e Iranit nga Siria gjatë kontakteve të tija me kolegun e tij rus Vlladimir Putinin. Për zhgënjimin e tij asnjë kërkesë nuk është realizuar. Rusia në disa raste ka theksuar se prezenca iraniane në Siri është legjitime, pasi që ka dërguar ftesë zyrtare Iranit qeveria siriane . Sergej Rybkovi, zëvendës ministër i punëve të jashtme të Rusisë kohë më parë qartë ka treguar izraelitëve  dhe aleatëve të tij perëndimore. Duke reaguar në vërejtjet e këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Boltonit, i cili gjatë vizitës së territoreve të okupuara palestineze para dy javësh, ka thënë se Irani duhet të largojë forcat e t’ia nga Siria, Rybkovi ka thënë se Moska “respekton” prezencën iraniane në Siri e cila është në kompetencat e zyrtarëve qeveritar të Sirisë.

Javën e kaluar shqetësimi izraelit ishte intensifikuar pasi që ministri i mbrojtjes iraniane Avigdor Lieberman javën e kaluar e ka vizituar Sirinë  dhe ka siguruar marrëveshjen për sigurinë me qeverinë siriane. Duke reaguar në këtë marrëveshje ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman ka deklaruar se marrëveshjet në Lindjen e Afërme të cilët kanë të bëjnë me periudhën pas luftës siriane nuk do të zbatohen në Izrael, i cili i jep prioritet interesave të veta vetanake të sigurisë.

“Shohim tubime të ndryshme në Ankara, Teheran, Gjeneve, e krejt këto gjitha  të ndërlidhura për periudhën pas luftës për krahinën e Idlibit, lidhur me strukturimin e Sirisë”, ka thënë ai, duke shtuar:” me gjithë respektin ndaj të gjitha marrëveshjeve, ajo nuk na obligon neve. Atë për të cilën përmbahemi është interesi i sigurisë së shtetit të Izraelit.”Shqetësimi i Tel Avivit shumë qartë po tregon efikasitetin e bashkëpunimit zyrtar në mes Teheranit dhe Damaskut.

Lufta e cila është imponuar Sirisë që të minohet Hezbollahu ashtu që Damasku të izolohet nga Boshti i rezistencës dhe me këtë të ndërpriten lidhjet në mes Iranit, Irakut, Sirisë dhe Libanit, e ka shndërruar tani në faktor të fuqizimit ushtarak, por kjo luftë tani i ka afruar kufijtë e territoreve të okupuara palestineze. Zhvillimi i situatës ka mundësuar sulmin në katër dekada të nisjeve të ndryshme politike të cilat për qëllim kanë pas që të dobësojnë lëvizjen e rezistencës libaneze. Shqetësimi izraelit tani ka detyruar zyrtarët e Tel Avivit që të transformojnë nga plani i tyre ekspansionist”Nga Nili gjer te Eufrati” në luftën e tyre për ruajtjen e territoreve të okupuara palestineze me sjelljen e ligjit për shtetin çifut, i cili është ligj tërësisht racist i cili jep regjimit izraelit statusin hebrenj.

Edhe një veprim i cili përpiqet që të destabilizojë Libanin është strategjia të cilën e mbështet Arabia Saudite, kundërshtare e Hezbollahut. Plani i destabilizimit shërben që Hezbollahu të detyrohet që të lëshojë Sirinë. Edhe një mënyrë me të cilin Izraeli po shërbehet është zgjerimi i misionit paqësor të Kombeve të Bashkuara në kufirin izraelito-libanez, zyrtarisht të njohur si forcat e përkohshme të Kombeve të Bashkuar në Liban(UNFIL). Çështjen e autorizimeve më të larta për UNFIL-in e ka potencuar në fillim të gushtit këshilltari për siguri kombëtare të SHBA-ve Xhon Boltoni, figurë e fuqishme proizraelite në administratën e tanishme të presidentit amerikan Donald Trump.



Burimi : ePogledi