Arabia Saudite ka blerë sistemin izraelit antiraketor Iron Dome

Publikuar në Shta. 14, 2018, 11:41 p.m.

Sikurse shkruan Jerusalem Post, Arabia Saudite ka blerë sistemin mbrojtës antiraketor izraelit Iron Dome. Në këtë hap Riadi ka vendos për të larguar sulmet hakmarrëse të luftëtarëve Huti dhe forcave rektore të ushtrisë jemenase për shkak të agresionit  saudit kundër fqinjit të saj të varfër Jemenit. Gjatë ditës Arabia Saudite ka pranuar se ka blerë sistemet ajrore, por Tel Avivi zyrtar ka demantuar.

Në shkrimin të cilën e ka publikuar Jersualem Post detajisht përshkruhet se në transaksionin e përmendur kanë ndërmjetësuar SHBA-të  dhe se marrëveshja përfshin edhe planet shtesë për arritjen e marrëveshjes së gjerë të bashkëpunimit ushtarak në mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Burimi cek portalin Khaleej Times në të cilin sauditët vetë konfirmojnë se kanë marrë sistemet Iron Dome për të mbrojtur bazat e veta ushtarake nga raketat balistike të lansuara nga Jemeni. Operacioni u bë i mundshëm fal ndërmjetësimit amerikan, pasi që Izraeli në fillim nuk ishte i gatshëm të shes sistemin Iron Dome.

Insistimi i Shtëpisë së Bardhë dhe garancionet shtesë se kjo shitje nuk do të paraqet kërcënim për sigurinë e regjimit izraelit ka lehtësuar  arritjen e kësaj marrëveshjeje tregtare të  Riadit me aleatin e ri rajonal. Por, ministria e mbrojtjes izraelite hodhi poshtë theksimet për këtë marrëveshje me Arabinë Saudite.

Princi saudit Muhamed bin Selmani ka shkaktuar zemërim në botën myslimane më herët gjatë këtij viti kur ka pranuar të drejtën e Izraelit në ekzistencë, duke lënë mundësinë e bashkëpunimit me regjimin izraelit. Mbretëria supozohet se ka dashur të blejë sistemin mbrojtës qysh në janar të këtij viti.

“Të dyja shtete duan të parandalojnë ambiciet rajonale të Iranit” ka shkruar për gazetën Jerusalem Post Pierre Heumann, i cili ka shkruar artikullin për lidhjet ushtarake saudito-izraelite. Krejt kjo ndodh në kohën kur Riadi po përforcon sulmet ajrore kundër Jemenit, posaçërisht në hapësirat banesore, si dhe nisja e një fushate të madhe për pushtimin e Al-Hudajdes, limanit strategjik në detin e Kuq.

Bombardimi joselektiv i civilëve tregon tërë paturpësinë e Riadit si dhe paturpësinë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në mënyrë të heshtur vështron vrasjen e qindra civilëve, duke përfshirë  edhe fëmijë. Në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore, forcat jemenase dhe Lëvizja Ansarullah po lansojnë raketat balistike kundër  caqeve ushtarake saudite në Arabinë Saudite.



Burimi : LOGIČNO