Irani paralajmëron armiqtë

Publikuar në Shta. 14, 2018, 11:34 p.m.

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit u shpreh se: “Ata që kanë bazë ushtarake 2,000 kilometra pranë tokave të shenjta të Iranit, duhet të dijnë se aftësia e raketave të Gardave Revolucionare për të goditur objektivat e tyre është shumë e ndjeshme.”

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral major Xhaferi mori pjesë në një ceremoni të mbajtur në Teheran për 135 ushtarët e vrarë gjatë luftës 8-vjeçare Iran-Irak.

Gjeneral major Xhaferi i cili mbajti një fjalim në këtë ceremoni, vuri në dukje sulmin me raketa të Gardës Revolucionare ndaj pozicioneve të terroristëve në veri të Irakut, duke u shprehur se: “Përmes përpjekjeve të suksesshme, raketave me aftësi të ndjeshme goditëse dhe teknologjisë së fluturimit, Garda Revolucionare ka marrë hak për ushtarët tanë të vrarë nga organizatat terroriste në rajonin e Kurdistanit, veçanërisht në Merivan.”

Gjeneral major Gjaferi tha se: “Këto potenciale të cilat i posedojmë, kanë pasur një mesazh të qartë për të gjithë armiqtë", duke shtuar se: Ata që kanë bazë ushtarake 2,000 kilometra pranë tokave të shenjta të Iranit, duhet të dijnë se aftësia e raketave të Gardave Revolucionare për të goditur objektivat e tyre është shumë e ndjeshme.

Në ditët e fundit, Gardat Revolucionare të Iranit kanë raportuar se janë qëlluar selitë e organizatave terroriste separatiste në IKBY (Qeveria Rajonale e Kurdistanit), me 7 raketa me rreze të shkurtër.



Burimi : Rast Haber