Ushtarja izraelite nga Urfa mbyll llogaritë në rrjetet sociale për shkak të reagimeve

Publikuar në Shta. 14, 2018, 4:28 a.m.

Fotografitë të cilat tregojnë se Sabiha Irem Çevik e cila ka edhe shtetësi turke, edhe izraelite, ka shërbyer në ushtrinë izraelite, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Pas mesazheve ofenduese, Çevik ka mbyllur llogaritë e saj në mediat sociale.
Sipas marrëveshjes në mes të Turqisë dhe Izraelit, personat me shtetësi të dyfishtë mund të kryejnë ushtrinë në cilin vend që të duan. Por, për shkak se femrat në Turqi nuk mund të kryejnë ushtrinë, ato që kanë shtetësi të dyfishtë janë të detyruara të kryejnë atë në Izrael.
Sipas raportit të Ilker Akgyngor nga gazeta Vatan, një nga shtetasit e dyfishtë të cilët janë të detyruar të shërbejnë në Ushtrinë izraelite (IDF) është Sabiha Irem Çevik nga Urfa. Izraeli e mori vitin e kaluar në ushtri Sabiha Irem Çevik, e cila mësohet se lindi në Halfeti të Urfas dhe jeton në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv. Çevik e cila do të marrë letrën zyrtare me 28 korrik të vitit 2019, në të njejtën kohë ushtron detyrë në mënyrë aktive në operacionet e ushtrisë izraelite.
Çevik e cila ka marrë pjesë në operacionin e ushtrisë izraelite të zhvilluar në Gaza me 29 gusht, mori kritika të shumta pas postimit të saj në rrjetet sociale me shkrimin: "Ka filluar operacioni për pastrimin e Hamasit nga Gaza. Njësitë tona kanë hyrë 5 kilometra brenda."
MESHKUJT PREFEROJNË TURQINË
Çevik ka mbyllur llogaritë e saj në mediat sociale, pas mesazheve ofenduese që ajo ka marrë sidomos në lidhje me operacionin e Gazës. Meshkujt me shtetësi të dyfishtë që jetojnë në Izrael, zakonisht zgjedhin Turqinë për të kryer ushtrinë, për shkak se peridha për kryerjen e saj është më e shkurtër në krahasim me atë në Izrael. Përderisa një mashkull në ushtrinë izraelite kryen ushtri për 3 vjet, në Turqi kjo periudhë varion midis 6 dhe 12 muaj, në përputhje me nivelin e arsimit.
Përderisa meshkujt me shtetësi të dyfishtë kanë mundësi që të mos hyjnë në ushtrinë izraelite, femrat nuk e kanë një mundësi të tillë, prandaj ato kryejnë ushtri të detyrueshme për dy vjet.



Burimi : Sputnik News