Kryetari i Kuvendit të Iranit merr pjesë në ceremoninë e diplomimit

Publikuar në Shta. 13, 2018, 3:17 p.m.

Një ceremoni që do të mbahet në Teheran të hënën do të shënojë diplomimin e 260 hafizëve  të Kur'anit.

Huxhet ul Islam Ali Reza Shahsavan, kreu i Institutit të Kur’anit Bait-ul-Ahzan  njoftoi këtë në një konferencë shtypi të premten, duke shtuar se    Kryetari i Kuvendit  të Iranit Ali Larixhani dhe një numër i zyrtarëve fetarë  do të marrë pjesë në ceremoni.

Ai shtoi se disa të diplomuar që do të jenë të pranishëm në ngjarjen e së hënës janë hafiz të Kur’anit nga Iraku dhe Pakistani.

Sipas hoxhës,  Huxhet ul Islam Ali Reza Shahsavan, instituti u krijua në qytetin jugor iranian të Estahbanit, Fars, 22 vjet më parë.

Më pas Instituti zgjeroi aktivitetet e tij gjatë viteve dhe tani ka 180 degë në të gjithë vendin, tha ai.

Aktualisht, rreth 2,000 adoleshentë dhe të rinj po e mësojnë Kur'anin përmendësh në degët e institutit, tha Huxha ul Islam Shahsavani.



Burimi : IQNA