Reuters: Turqia i premton familjeve të opozitarëve të vdekur strehim dhe shtetësi

Publikuar në Shta. 9, 2018, 1:36 a.m.

Agjencia e lajmeve Reuters në lajmin në lidhje me opozitarët në Siris ka folur me emrat që mbështeten nga Ankaraja. Në lajm pretendohet se, Turqia i ka dhënë fjalën të afërmve të opozitarëve që kanë humbur jetën në Siri se do t’u ofrojë strehim dhe shtetësi në Turqi.

Në lajmin me firmën e Khalil Ashaui, që punon pranë agjensisë sëlajmeve Reutersështë folur me zyrtarë dhe emra sirianë. Në lajm është pretenduar se Ankaraja i ka premtuar disa gjëra opozitarëve që mbështeten nga Turqia. Në lajm,Komandanti Abdullah Halava që ushtron detyrën në brendësi të Ushtrisë së Lirë Siriane që mbështet Turqia pretendon se Turqia ka dhënë9.142 dollarë (afërsisht 60.000 lira turke) për çdo person që ka humbur jetën gjatë sulmeve.

Halava është shprehur kështu: “Janë ndihmuar të afërmit e 65 personave të vdekur. Atyre do t’i jepet strehim dhe shtetësi turke. Nuk u jep atyre mbrapsht ato që kanë sakrifikuar, megithatë gjëja më e mirëë që mund t’i bëhet atyre është t’i nderojmë.” Halava që ka folur për Reuters ka thënë se atyre që janë plagosur në Siri do t;i japë 15.000 lira turke dhe atyre që kanë mbetur të gjymtuar nga plagosja do t’u japë 30.000 lira turke.



Burimi : Rast Haber