Për luftën në Jemen përgjegjës mbreti Selman dhe princi Muhamed

Publikuar në Shta. 5, 2018, 11:01 p.m.

Duke iu drejtuar grupit të vogël të protestuesve gjatë qëndrimit në Londër, princi saudit Ahmed bin Abdylaziz ka thënë se për luftën të cilën po e zhvillon Riadi kundër Jemenit janë përgjegjës mbreti Selman dhe princi Muhamed.

Edhe pse në përcjelljen e truprojave, princi nuk  mundi të përmbahet dhe ju drejtua disa protestuesve të cilët bërtitnin”Poshtë familja  al Saud”, “Familja kriminele  al Saud”. Ekzistojnë persona të caktuar  të cilët janë përgjegjëse. Mos e akuzoni mbarë familjen mbretërore saudite. “Në Jemen, por edhe në tjera vende shpresojmë që lufta të përfundojë sot” ka thënë princi Ahmed bin Abdylaziz vëllau i mbretit Selman. Sipas analizës së konfliktit, agresioni saudit në Jemen ka shkaktuar më së paku 50.000 viktima, edhe pse KB flasin për 10.000 të vrarë. Megjithatë, The Washington Post cek shifrën 5 herë më të madhe të viktimave.

“10.000 të vrarë në Jemen është me siguri konservative, ndoshta e zvogëluar në vlerësimet e zyrtarëve të KB-ve. Analistët të cilët shqyrtojnë konfliktin dhe vlerësimet të pavarura flasin se numri i gjithëmbarshëm i të vrarëve në luftë është rreth 50.000. Mungesa pjesërisht arsyetohet me detyrën e pamundshme të grumbullimit të shënimeve për të vrarët nga të gjitha zonat e luftës. Është e saktë se palët në konflikt japin numrat të zmadhuara të vrarëve të armiqve të tyre, por vëzhguesit të pavarur janë të parandaluar të vijnë gjer te shënimet e sakta për shkak të dhunës dhe  lëvizjes së linjave luftarake”, shkruan The Washington Post.

Në ndërkohë diplomacia franceze edhe pse e afërt me regjimin saudit, ka thirr  Riadin dhe aleatët e tij që popullit jemenas të paguajnë pagesën për masakrën të cilën me 9 gusht kanë kryer në krahinën e Saadit në verilindje të vendit. Atë ditë koalicioni saudit gjatë sulmeve ajrore kanë qëlluar autobusin shkollor dhe kanë vrarë më së paku 50 njerëz, përfshirë 40 fëmijë. Ky krim ka sjell gjer të shkëputja e kontratë së Spanjës dhe Arabisë për shitjen e bombave preciz ushtrisë saudite.

Nga marsi i 2015 regjimi saudit dhe aleatët e tij po kryejnë fushatën brutale ushtarake kundër Jemenit, duke përdorur armë të llojeve të ndryshme duke përfshirë edhe ato të ndaluara. Fushata ka nis ashtu që në pushtet të kthehet ish presidenti  i Jemenit Mansur Hadi, kundër të cilit kanë rezistuar luftëtarët e lëvizjes popullore Ansarullah.  Financial Times vlerëson se agresioni në Jemen i ka kushtuar 120 miliard dollar Arabisë Saudite, por nuk ka dhënë rezultat të dëshiruar dhe vetëm ka shkaktuar numër të madh të vdekurve në mesin e civilëve dhe  luftëtarëve  të të dy palëve në luftë.            



Burimi : LOGIČNO