Mesazhi I Haxhit Nga Udhëheqësi I Revolucionit Islam

Publikuar në Gus. 20, 2018, 10:23 p.m.

Në mesazhin e botuar të këtij viti në lidhje me vizitën e haxhit, Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Hamenei duke i përgëzuar haxhinjtë, bëri të ditur se haxhi është njëjësimi i bashkësisë islame.

Në shtesë mesazhi i Ajetullah Hamenei, i cili e përshkruajti haxhin në formën e një lëvizjeje të bashkësisë islame, e cila prish politikat djallëzore të Amerikës është si më poshtë;

Me emrin e Allahut:

Për shekuj me radhë kjo harmoni hyjnore e ka thirrur njerëzimin në njëshmërinë. Megjithëse zemrat dhe veshët të cilat janë të mbyllura, si pasojë e mbulesës së shkujdesjes dhe nuk e dëgjojnë këtë thirrje të Ibrahimit, ndonëse disa janë të privuar nga frymëzimi me të cilin do të çojnë në vend këtë detyrë hyjnore, kjo thirrje përfshin mbarë njerëzimin.

Ju keni arritur në frymëzimin e kësaj dashurie dhe keni hedhur hapin në këtë mikpritjeje hyjnore premtimi i së cilës është i sigurtë. Arafati, Mina, Safa, Merve, Mesxhidu’l-Harami dhe Masxhidu’n-Nebi të tëra këto vende janë vende, në të cilat pastrimi i shpirtërores dhe i shpirtit ka arritur majën për veprat e haxhit. Dijeni vlerën e kësaj mirësie dhe përdoreni këtë mirësi në formën më të mirë për pastërtinë tuaj shpirtërore gjatë tërë jetës suaj.

Për të tërë njerëzit të cilët mendojnë dhe janë duke kërkuar veten, haxhi është vendi në të cilin ata mblidhen vazhdimisht në një kohë dhe hapësirë ​​të përbashkët. Nuk ka dyshim se fitimi më i madh i veprës së haxhit është grumbullimi i bashkësisë islame për çdo vit në shtëpinë e Allahut.

Kjo është e fshehta e qenies së njëshmërisë dhe bashkësisë islame.

Çdo vit me rastin e haxhit bashkësia islame thirret që të bëhet një dhe e vetme në një hark të kufizuar kohor. Ndërsa kjo thirrje është një thirrje e cila i shqetëson dhe të cilën armiqtë e Islamit nuk e duan. Për këtë arsye këta të fundit punojnë që bashkësia islame të mos jetë e njëjësuar.

Kur ju shikoni politikat e ndjekura nga Amerika dhe fuqitë e tjera imperialiste, do të vini re se ata kanë vënë në shënjestër Islamin dhe muslimanët. Ndërsa si përfundim i trazirave të tyre   është lufta e muslimanëve me njëri-tjetrin dhe derdhja e gjakut të muslimanëve. Sërish ata kanë hedhur dhunuesit mbi të dhunuarit dhe janë duke i asgjësuar popujt e dhunuar pa mëshirë duke mbështetur ata dhunues. Muslimanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe duhet ta prishin këtë plan djallëzor. Haxhi është një vepër e cila përgatit mjedisin e kësaj ndërgjegjeje.

Përkujtimi i Allahut është shpirti i haxhiut. Në çdo formë i ushqeni zemrat tuaja nën këtë shiun e mëshirës dhe bëjeni zemrën tuaj të këndshme. Shtoni mbështetjen dhe besimin tuaj në Allahun e cila është gjendja më e bukur e drejtësisë dhe e fuqisë.

O haxhinj të nderuar! Mos harroni të bëni dua për vëllezërit tuaj muslimanë në Palestinë, Afganistan, Jemen, Pakistan, Kashmir, Bahrejn dhe Libi. Kërkojini Allahut që të shkatërrojë Amerikën dhe fuqitë e tjera djallëzore.



Burimi : Tasnim News Agency