Përgjigje në sanksionet amerikane Turqisë

Publikuar në Gus. 18, 2018, 2:30 a.m.

Ministrja e tregtisë e Turqisë Ruhsar Pekxhan ka deklaruar të premten se shteti i saj u përgjigj në sanksionet amerikane në përputhje me rregullat e Organizatës botërore tregtare dhe se do vazhdojë të punojë më tutje. Ajo në Ankara ka marr pjesë në nënshkrimin e protokollit për shfrytëzimin e fondeve në mes  të Këshillit të eksportuesve turk dhe Eximbankës turke.

Ministrja Pekxhan ka theksuar se me këtë protokoll është hapur mundësia që në rast nevoje, fondet e Këshillit të eksportuesve turk në rast nevoje nëpërmjet Eximbankës të dedikojnë eksportuesve, gjegjësisht me këto fonde të investohet eksporti. Ajo ka cekur njashtu se ekonomia turke në kohën e fundit është ekspozuar sulmeve të ndryshme spekulative dhe me këtë dëshirohet të tregohet një lloj i skenarëve pesimist në ekonomi.

Zonja Pekxhan ka thënë se Turqia në rajon, por edhe në nivel global, është ekonomi me rritje më të madhe dhe njëra nga shtetet më dinamike në botë. Ekonomia turke në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen ekonomike prej 7,5%. Ka theksuar se ekzekutimi i prodhimtarisë turke, eksporti dhe rritja ekonomike po vazhdon dhe se “dallgëzimet” e përkohshme dhe sulmet spekulative nuk paraqesin pamjen e vërtetë të gjendjes së ekonomisë në vendin e saj.

“Në afatin më të shkurtër të mundshëm treguesit e ekonomisë sonë prapë do të rikthehen në nivel stabil. Ne gjithmonë kemi qenë vend i cili mbështet bashkëpunimin ekonomik global, por SHBA-të me nisjen e luftërave ekonomike po ndërmerr hapa njëanshme të cilat po minojnë atë”, ka thënë Pekxhan.

“Turqia në sanksionet amerikane është përgjigj në pajtim me drejtat ndërkombëtare tregtare  dhe rregullave të Organizatës botërore tregtare, dhe këtë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Çdoherë do të jemi në krah të prodhuesve tanë dhe eksportuesve tanë në të gjitha tregjet”, ka thënë ajo. Besojmë se edhe miqtë tanë nga SHBA-të shumë shpejt do të jenë të vetëdijshëm dhe do të ndërmarrin hapa konstruktive drejt ekonomisë globale. Ne jemi si gjithnjë të hapur për dialog dhe bashkëpunim”, ka shtuar Pekxhan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia i kanë imponuar reciprokisht sanksione pasi që presidenti amerikan Donald Trumpi u përpoq të bind presidentin turk Rexhep Taji Erdoganin të lirojë pastorin amerikan Andrew Brunsonin, i cili hedh poshtë akuzat për përfshirjen e tij në përpjekjen e dështuar të grushtshtetit ushtarak kundër Erdoganit para dy vitesh.



Burimi : Al Jazeera