Bojkotimi i pajisjeve elektronike nga SHBA-të

Publikuar në Gus. 15, 2018, 12:58 p.m.

Presidenti turk  Rexhep Tajib Erdogani ka paralajmëruar sot se shteti i tij do të bojkoton prodhimet elektronike nga SHBA-të, gjersa njëkohësisht vijnë raportet se lira turke ka filluar të qëndrojë.

Erdogani ka theksuar se Turqia po ndërmerr masa të nevojshme lidhur me çështjen e ekonomisë, duke cekur se duhet mbajtur qëndrim të fuqishëm politik. “Kalimi në valutën e huaj, do të thoshte lëshim para armikut”, ka thënë Erdogani.

AP konstaton se Erdogani, nuk po tregon shenja të tërheqjes së tij në konfliktin me SHBA-të, ai ka paralajmëruar se Turqia do të mund të ndërpres furnizimin e  iPhonave të prodhimit amerikan dhe të blej prodhimet e Samsungut korean apo Vestelit turk.

Agjencioni amerikan thekson se tani nuk është e qartë se në çfarë mënyre Erdogani do të realizojë bojkotin në vepër. Erdogani prapë ka  bërë thirrje turqve që dollarët e tyre të këmbejnë në lirat turke për të ndihmuar në forcimin e lirës.

Njëkohësisht është raportuar se sot lira turke në raport me dollarin është 1:6,55 që është rritja e vlerës turke për 6% në raport me ditën e djeshme. Banka qendrore e Turqisë ka paralajmëruar një varg masash për ofrimin e mbështetjes së lirës turke si dhe për sigurimin e likuidetit të bankave.

Me premtimin se do të “ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme”, banka qendrore në Ankara ka zbrit nivelin e rezervimit të cilën kreditorët komercial duhet të mbajnë tek rregullatori dhe ka liruar rregullat të cilat rregullojnë mënyrën me të cilin udhëheqin me likuidetin në lira dhe valuta të huaja.

Zbutja e kufizimeve në rezerva do të lirojë dhjetë miliard lira, gjashtë miliard dollar dhe tre miliard dollar në ari, ka publikuar banka qendrore.  “Banka qendrore me kujdes po përcjell situatën në treg dhe formimin e çmimeve dhe do të ndërmerr  të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar”.

Erdogani dje ka thënë se pret sulmet e mëtejshme në ekonominë turke, por edhe lira nacionale do të kthehet në” nivel racional”. Valuta nacionale turke para dy ditësh ka rënë në një çast në minimumin  e saj historik, pasi që ishte e nevojshme shtatë lira për një dollar amerikan.

Erdogani për rrënjën e lirës e ka akuzuar” komplotin politik”, dhe jo treguesit ekonomik, dhe se lansimi i lajmeve të rrejshme për ekonomin vendore  është tradhti ndaj vendit dhe se aksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë”thikë pas shpine” Ankarasë.



Burimi : Al Jazeera