Protestë gjigande nga populli jemenas

Publikuar në Gus. 5, 2018, 9:59 p.m.

Në kryeqytetin e Jemenit, Sana, është protestuar kundër sulmeve të Arabisë Saudite dhe Koalicionit Arab.

Në protestat e zhvilluara në Sana, morrën pjesë dhjetëra mijëra jemenas.

Jemenasit të cilët morën pjesë në protesta, hodhën sllogane kundër Arabisë Saudite, Amerikës dhe Izraelit.

Në këto protesta u protestua kundër masakrave të Koalicionit Arab në Jemen si dhe u dënuan veprimet e këtij Koalicioni kundër grave.

Në protesta gjithashtu u dënuan edhe sulmet e zhvilluara në spital dhe në tregun e peshkut në qytetin Hudeyda.

Në protestën e zhvilluar në Sana, mori pjesë edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, Muhamed Ali al Husi.

Al Husi këtu mbajti një fjalim, ku tha se vendet agresive janë mjaft të forta për të goditur qëllimet e tyre ushtarake dhe jetësore.

Duke iu referuar sulmit të Arabisë Saudite dhe Koalicionit Arab në spital dhe në tregun e peshkut në qytetin Hudeyda, al Husi u shpreh kështu: “Jemenasit nuk do të kufizojnë më veten me gjeografinë, por ata do të përballen me armikun ku do që ai të jetë.”



Burimi : Rast Haber