SHBA-të i futën sanksionet kundër Turqisë

Publikuar në Gus. 3, 2018, 2:58 a.m.

Washingtoni ka realizuar kërcënimet e veta kundër Turqisë. Dje u konfirmua se ministria e financave amerikane futi sanksione kundër dy ministrave të qeverisë turke, kundër ministrit të drejtësisë Abdylhamit Gyl dhe ministrit të punëve të brendshme Sylejman Sojlit, të cilët sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders kanë pas”rolin udhëheqës në arrestimin dhe mbajtjen në burg të pastorit amerikan Andrew Brunson”, i cili është kapur në vitin 2016 për shkak të kinse lidhjeve të tij me lëvizjen e klerikut Fethullah Gylenit të cilin Ankara e konsideron njërin nga organizatorët kyç të tentim grushtshtetit në Turqi para dy vitesh.

“Arrestimi jo i drejtë i pastorit Brunson dhe vazhdimi i ndjekjes së tij nga ana e zyrtarëve turq thjesht është i papranueshëm”, ka thënë ministri amerikan i financave Steven Munchin dhe ka sqaruar se bëhet fjalë për sanksionet të natyrës financiare. Presidenti amerikan Donald Trumo shumë qartë ka thënë se SHBA-të presin që Turqia menjëherë të lëshojë Andrew Brunsonin. Washingtoni konsideron se Andrew Brunson është” viktimë e arrestimit të njëanshëm dhe jo të drejtë”, nga ana e pushtetarëve turk dhe se është arrestuar” pa fakte valide”.

Ministrave turk të cilët gjenden në listën e sanksioneve kërcënohen me ngrirjen e pasurisë, ndalimin për qytetarët amerikan të kryejnë çfarëdo punë me ta dhe ju ndalohet hyrja e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sikurse kemi lajmëruar më parë, Andrew Brunson është burgos në Turqi në bazë të akuzës për spiunim dhe ndihmë terroristëve, ndërsa me 25 korrik të këtij viti është transferuar në burg shtëpiak. Gjyqi turk në Izmir ka marr parasysh kërkesën e avokatit të tij që për shkak të gjendjes shëndetësore të qytetarit amerikan, i cili mund të dënohet me 35 vite burgim. Brunsoni është kap në Turqi në nëntor  të vitit 2016, ndërsa u liruar në burg shtëpiak me 26 korrik 2018.

Sipas hetimeve turke, nën justifikimin e veprimtarisë fetare Andrew Brunson ishte në kontakt të afërt me organizatën FETO dhe PKK-në, të cilat në Turqi janë në listën e grupeve terroriste. Sipas raportimeve të medieve perëndimore, gjatë vitit 2017 presidenti turk Erdogan ka propozuar zyrtarëve amerikan që dy shtetet të bëjnë këmbimi e Andrew Brunsonit me Fetullah Gylenit, i cili që nga viti 1999 jeton në SHBA-të, të cilin Ankaraja zyrtare e konsideron udhëheqës” të grupit terrorist FETP dhe”inspirues ideologjik” i përpjekjes së grusht shtetit në Turqi.

Kjo është hera e paqe që Washingtoni të fusë sanksione zyrtarëve të lartë qeveritar dhe shtetasve të një aleatit të NATO-së. Ishte e pritshme qe Ankaraja nuk do të lëshojë pe nën presionin amerikan.



Burimi : LOGIČNO