‘Vajza e guximshme palestineze’ lirohet pas 8 muajsh

Publikuar në Korrik 31, 2018, 3:55 a.m.

Është liruar 17 vjeçarja Ahed Tamimi e njohur si ‘vajza e guximshme palestineze’, e cila u burgos në dhjetor të vitit 2017 sepse kishte goditur ushtarët izraelit.

Zëdhënësi i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, Assaf Librati njoftoi se Ahed Tamimi dhe nëna e saj, Neriman Tamimi, u liruan këtë mëngjes dhe u transferuan në Palestinë nga ushtarët.

Tamimi u dënua me 8 muaj burg me 21 mars.

Tamimi, e cila vizitoi varrin e ish udhëheqësit palestinez Yaser Arafat, u takua edhe me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Tamimi, ishte arrestuar nga ushtarët izraelit më 19 dhjetor të vitit 2017, gjatë bastisjes së shtëpisë së saj në qytetin Ramallah ku ajo jeton me familjen e saj. Ishte raportuar se ushtarët izraelitë arrestuan edhe nënën e saj, Nerimanin, në njësinë e paraburgimit të qytetit Ramallah ku ajo kishte shkuar për të marrë informata lidhur me vajzën e saj.

Ahed e cila kishte publikuar një video në të cilën ajo shihet duke goditur me shuplakë një ushtarë izraelit i cili kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj në rajonin Nebi Salih në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, ishte akuzuar për ‘sulm’ ndaj ushtarëve izraelitë.

Më pas, edhe kusherira e Ahedit, Nur, e cila në video shihet duke qëndruar pranë saj, ishte arrestuar dhe vendosur në një burg ushtarak, ndërsa pas një kohe ishte liruar me kusht.

Për shkak të qëndrimit të saj kundër ushtarëve izraelit të cilët kishin arrestuar vëllaun e saj në vitin 2012, Ahed, e njohur gjithashtu edhe si ‘vajza e guximshme palestineze’, ishte nderuar me ‘Çmimin Hanzala për Guxim’ në Stamboll.



Burimi : Sputnik News