Anëtari i Ansarullah: Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në dijeni të rrezikut

Publikuar në Korrik 29, 2018, 9:52 p.m.

Anëtari i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se vendet që sulmuan Jemenin duhet të rishikojnë llogaritë e tyre dhe se Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë kuptuar rrezikun për shënjëstrimin e Dubait.

Në një intervistë për televizionin al-Mejadin, anëtari i Këshillit Politik të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Muhamed al Bahiti u shpreh se: “Arabia Saudite nuk mundi ta bindë publikun se ne po synojmë anijen e tyre të naftës.”

Al Bahiti u shpreh se duke marrë parasysh vrasjet e sauditëve ndaj Jemenit, ata kanë të drejtë të synojnë të gjitha anijet, por se nuk kanë ardhur ende në këtë fazë.

Ai raportoi se vendet që sulmuan Jemenin duhet të rishikojnë llogaritë e tyre dhe se Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë kuptuar rrezikun e shënjëstrimit të Ebu Dhabit.

Në vazhdim të deklaratës së tij, Al Bahiti u shpreh se gjatë luftës kundër Jemenit, anijet tregtare, aeroportet dhe portet, së pari u qëlluan nga Arabia Saudite.

Anëtari i Lëvizjes Ansarullah theksoi se siguria e Babubul Mendepit është në favor të të gjithëve dhe prandaj, vendet që sulmojnë Jemenin duhet t’i japin fund sulmeve të tyre.



Burimi : Tasnim News Agency