Ajetullah Sistani bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re të Irakut

Publikuar në Korrik 29, 2018, 9:44 p.m.

Kleriku i lartë musliman shia i Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani, ka kërkuar formimin e një qeverie të re sa më parë që të jetë e mundur pas protestave kundër korrupsionit të supozuar të qeverisë dhe shërbimeve të dobëta publike në qytetet jugore.

Në një mesazh të mbajtur në hytben, predikimin e Xhumasë  në qytetin e shenjtë të Qerbelas, nëpërmjet një prej përfaqësuesve të tij, Ajetullah Sistani i bëri thirrje administratës së Kryeministrit aktual, Haider al-Abadi që urgjentisht t'i plotësojë kërkesat e njerëzve për përmirësimin e shërbimeve themelore dhe punësimit.

"Qeveria e tanishme duhet të punojë urgjentisht për të zbatuar kërkesat e qytetarëve për të zvogëluar vuajtjet dhe mjerimin e tyre," tha përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit.

Demonstratat në Irakun jugor shpërthyen më 8 korrik2018  në qytetin e Basrës, një qendër e rëndësishme për eksportet e naftës që përbëjnë mbi 95 për qind të të ardhurave të qeverisë së Irakut.

I lënë pas dore, Basra është një nga qytetet e pakta në Lindjen e Mesme pa një sistem të efektshëm të ujit. Shumë prej rrugëve të qytetit Basra janë të ndotura me mbeturina,  zyrtarë shtetërorë i fajësojnë ata për një krizë të financimit publik të shkaktuar nga vitet kur  çmimet e naftës ishin të ulëta.

Koha e demonstratave është kritike për faktin se fraksionet politike po përpiqen të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve parlamentare të 12 majit.

Ajetullah Sistani tha se kryeministri i ardhshëm duhet të punojë për të luftuar korrupsionin qeveritar.

"Ai (kryeministri i ri) duhet të fillojë një luftë të pamëshirshme kundër të korruptuarve dhe atyre që i mbrojnë ata," tha përfaqësuesi i Ajetollah Sistanit.



Burimi : Press Tv