Kryetari Hassan Rouhani:Politikat amerikane u dënuan me dështim

Publikuar në Korrik 19, 2018, 5:41 p.m.

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha të dielën se qasja amerikane ndaj Iranit, rajonit, Botës Muslimane dhe madje edhe aleatëve të saj është e destinuar të dështojë.

"Sa i përket masave të paligjshme të marra nga SHB-ja,  për fat të mirë, qeveria iraniane dhe zyrtarët kanë kontaktuar me vende të ndryshme evropiane, Kina, Rusia, me vendet  fqinje dhe me vendet e mëdha të Azisë, dhe pothuajse të gjithë ata që kujdesen për pavarësinë dhe sovranitetin e tyre, i janë përgjigjur pozitivisht; ata thonë se nuk do të dorëzohen ligjeve të  brendshme të SHBA-ve, "tha Kryetari,  Hassan Ruhani pas një takimi me kryetarët e dy degëve të tjera të Iranit, të pushtetit gjyqësor dhe legjislativ.

Ai gjithashtu shpreson se angazhimi ekonomik mes Iranit dhe botës do të vazhdojë, duke thënë se krerët e tri degëve të pushtetit kanë diskutuar zgjidhjet e mundshme  me koston më të ulët.

Komentet e Kryetarit Hassan  Rouhani ishin një referencë për sanksionet e ardhshme që SHBA-ja ka kërcënuar të imponojë ndaj Iranit në nëntor.    Kërcënimi i sanksioneve të Uashingtonit erdhi pas tërheqjes të njëanshme nga  Marrëveshja Bërthamore, së bashku me fuqitë e tjera të mëdha botërore, të nënshkruara me Iranin në vitin 2015.

Masa është marrë pavarësisht nga disa raporte të një mbikëqyrësi ndërkombëtar bërthamor mbi angazhimin e Iranit ndaj detyrimeve të tij bërthamore.

Kryetari i Iranit gjithashtu tha se SHBA-ja ka kërkuar të shkatërrojnë  Revolucionin Islam duke dërguar këshilltarë ushtarakë për të zbatuar një grusht shtet kundër popullit iranian.

"Ata dështuan," tha ai, "pasi që arsyetimi i SHBA-ve  është i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare".

Asnjë subjekt ndërkombëtar, tha Hassan Rouhani, nuk do ta mbështeste atë.

"Kombet e Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe të gjitha vendet, me përjashtim të një pakice, kundërshtojnë politikat e SHBA, planet dhe argumentet", tha ai.



Burimi : IRNA