Mposhtja e Amerikës dhe Izraelit në jug të Sirisë

Publikuar në Korrik 10, 2018, 11:08 p.m.

Sheiku Ali Damush u shpreh se ngjarjet në jug të Sirisë janë një sukses i madh për ushtrinë siriane dhe aleatët e saj, ndërsa për Izraelin janë një humbje që rezultojnë me dështim.

Zëvendëskryetari i Komitetit Ekzekutiv Qendror të Hezbollahut të Libanit deklaroi se ngjarjet në Siri janë një humbje që rezultojnë me dështim për Izraelin dhe Amerikën dhe se plani i Izraelit dhe Amerikës në Siri është zmbrapsur nga arritjet, vendosshmëria dhe këmbëngulja e rezistencës dhe shtoi se ngjarjet në jug të Sirisë janë një sukses i madh për ushtrinë siriane dhe aleatët e saj, ndërsa për Izraelin janë një humbje që rezultojnë me dështim.

Ai u shpreh se kur Siria Jugore u kthye në krahët e qeverisë siriane, Izraeli u mposht. Më pas, vazhdoi se Izraeli, me grupet e armatosura terroriste dhe aleatët ndërkombëtarë në rajon, gjithmonë ka tentuar të nënshkruajë një marrëveshje të armëpushimit dhe të ndryshojë situatën në rajon dhe madje për këtë qëllim u dha terroristëve mundësinë për të marrë kontrollin e kufijve dhe për të dominuar rajonet kufitare dhe terroristët u vendosën në rajonet kufitare me ndihmën dhe mbështetjen e ushtrisë izraelite, por pas mposhtjes së Izraelit dhe aleatëve të tij nga qeveria siriane, ata nuk mundën t’a vazhdojnë këtë dhe nuk mundën t’a ndryshojnë gjendjen në rajon.

Në vazhdim të deklaratës së tij, zëvendëskryetari i Komitetit Ekzekutiv Qendror të Hezbollahut të Libanit, Sheiku Ali Damush u shpreh se për këtë arsyje, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu para disa ditëve, donte të zbatonte artikujt që lidhen me marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe ushtrisë siriane, e cila u nënshkrua në vitin 1974 dhe me ndaljen e konflikteve midis ushtrisë izraelite dhe ushtrisë siriane; kjo kërkesë është një rrëfim i humbjes dhe humbja e Netanjahut përballë qeverisë siriane është një tregues i kësaj.



Burimi : Tasnem News Agency