Po vazhdojnë sanksionet kundër Izraelit në Evropë

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:35 a.m.

Pas arritjes drejt suksesit të sanksioneve kundër Izraelit, pritet që Parlamenti i Irlandës të miratojë një projekt ligj i cili parasheh zbatimin e embargove kundër produkteve izraelite.

Pas arritjes drejt suksesit në Evropë për sanksionet kundër Izraelit, pritet që në të ardhmën e afërt, Parlamenti i Irlandës të miratojë një projekt ligj i cili parasheh zbatimin e embargove kundër produkteve izraelite.

Një gazetë izraelite raportoi në një intervistë se brenda disa ditëve të ardhshme, Parlamenti i Irlandës do të miratojë një projekt ligj i cili parasheh parasheh zbatimin e embargove kundër produkteve të prodhuara në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Sipas këtij raporti, megjithë faktin se Parlamenti irlandez kohët e fundit nuk ka arritur të miratoj një ligj të tillë, ky ligj do të miratohet të mërkurën e ardhshme si rezultat i përpjekjeve të aktivistës për sanksionet kundër Izraelit,  Frances Black.

Pavarësisht nga qëndrimet kundërshtuese të qeverisë irlandeze ndaj projekt ligjit në fjalë, Black kishte arritur që të bindë shumicën e parlamentit.



Burimi : Rast Haber