Ixhtihadi, Është Larg Përçarësve Brenda Shiitëve / Është Detyrë E Shiitëve Që Të Mbrojnë Çdo Pëllëmbë Tokë Të Ehli Sunnetit Kundër Të Pafeve

Publikuar në Korrik 8, 2018, 11:38 p.m.

Kohët e fundit ata kanë kërkuar një fetua nga ne: “Çfarë duhet të bëjmë ne kundër atyre të cilëve thonë se shiitët janë të pafe dhe e shikojnë si të lejuar derdhjen e gjakut të shiitëve? Ne iu përgjigjëm: “Është i ruajtur gjaku dhe pasuria e çdo njeriu i cili sjell dëshminë islame (ndonëse ata ju thonë se jeni të pafe). Nëse sulmohet një pëllëmbë tokë e Ehli Sunnetit edhe shiitët e Kumit duhet ta mbrojnë këtë vend dhe nuk duhet të lejohet që të sulmohet nga të pafetë.

Ajetullah Uahid Horasani: Ixhtihadi, është larg përçarësve brenda shiitëve / është detyrë e shiitëve që të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të Ehli Sunnetit kundër të pafeve

Taghribnews bëri të ditur se njëri nga autoritet imituese shiite Ajetullah Uahid Horasani në një takim të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të Institucionit të Përafrimit të Doktrinave Islame Ajetullah Muhsin Erakiun ka shprehur: “Përçarësit brenda shiitëve janë larg jurisprudencës dhe ixhtihadit” dhe se “Me të vërtetë në këto lloj rrymash jurisprudenca ka humbur, këto punë që ata kanë bërë i kanë hapur udhën derdhjes së gjaqeve në mënyrë të padrejtë dhe urdhrat e e Imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) janë në kundërshtim me sjelljet tyre. Urdhrat e fesë e kanë vënë theksin në këtë. Pikë së dyti “është urdhëruar” falni namaz në xhamitë e tyre (Ehli Sunnetit), i vizitoni të sëmurët e tyre dhe merrni pjesë në xhenazetë e tyre”.

Ajetullah Uahid Horasani që është një nga muxhtehidët e gjallë shiitë vijoi kështu: “Në përcjellje është cituar: “Bëhuni stoli për ne, mos u bëni njollë për ne”. Në këtë përcjellje janë të pranishme dy pika njëra është “nefji” (mohimi) dhe tjetra është prova. Mohimi qëndron këtu: “Nuk duhet të ushqehet armiqësi ndaj vartësve të doktrinave të tjera, nuk duhet të fyhen shenjtëritë e tyre”. Nuk është e lejuar që të shahen dhe të malkohen të mëdhenjtë e tyre, sepse kjo gjendje do t’i hapë udhën largimit të tyre nga Ehli Bejti dhe urtësia. Ndërsa ana pozitive e përcjelljes është “bëhuni stoli për ne” është përdorur në kuptimin merrni pjesë në faljen e namazeve të tyre me xhemaat, ushqeni dashuri për ta, vizitoni të sëmurët e tyre, sqarojini atyre fjalën dhe urtësinë tonë”.

Shikoni të mëdhenjtë e shiitëve në të shkuarën, shikoni dijetarët e tyre, shikoni Alame Hilin, hulumtoni librat e tij, diskutimet e tij dhe të dijetarëve të tjerë. Shkurtimisht në këtë çështje duhet të mbikqyret udha e baraspeshës.

Kohët e fundit ata kanë kërkuar një fetua nga ne: “Çfarë duhet të bëjmë ne kundër atyre të cilëve thonë se shiitët janë të pafe dhe e shikojnë si të lejuar derdhjen e gjakut të shiitëve? Ne iu përgjigjëm kështu: “Është i ruajtur gjaku dhe pasuria e çdo njeriu i cili sjell dëshminë islame (ndonëse ata ju thonë se jeni të pafe). Nëse sulmohet një pëllëmbë tokë e Ehli Sunnetit edhe shiitët e Kumit duhet ta mbrojnë këtë vend dhe nuk duhet të lejohet që të sulmohet nga të pafetë. Ja pra kështu duhet të sillet në çdo kusht me ta”.



Burimi : Medya Şafak