Arabia Saudite shpreh mirënjohje Shqipërisë për bashkpunimin, ekonomik, turizmit dhe në fushën ushtarake

Publikuar në Korrik 4, 2018, 9:50 a.m.

Në tiran u takuan ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite Abdelmomen Mohammed Sharaf Tiranë  me kryeparlamentarin e  Shqipërisë, Gramoz Ruçi.  

Gjatë takimit, ata vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Ruçi, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite dhe kërkoi nxitjen e lobimin saudit për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe, kërkesë që Ambasadori e mirëpriti dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar të punojë në këtë drejtim.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj.

Ai theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori saudit tha se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregtar të Arabisë Saudite