Për herë të parë një anëtar i familjes mbretërore britanike, në Izrael

Publikuar në Qershor 28, 2018, 2:32 a.m.

Trashëgimtari i dytë i fronit mbretëror britanik, Duka i Kembrixhit, princi William është takuar me presidentin Reuven Rivlin dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu në Izrael.

Princi William ishte i pari nga Familja Mbretërore e Anglisë që organizoi një vizitë zyrtare në Izrael.

Rivlin, i cili pranoi musafirin e tij në rezidencën e presidentit, duke i’u referuar takimit që do të mbahet në mes të princit William me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi që princi të ja përcjell Abbasit mesazhin për paqe, ndërsa princi William i tha Rivlinit: “Shpresoj që paqja të arrihet.” Pas takimit, princi William i’a dhuroi presidentit izraelit fanellën e ekipit të Liverpool-it, të nënshkruar nga ish-futbollisti britanik, Steven Gerrard.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Izrael, princi William bëri edhe një tjetër takim të rëndësishëm me kryeministrin Netanyahu. Princin William, i cili erdhi në zyren e kryeministrit për takim, e pritën Benjamin Netanjahu dhe gruaja e tij Sara Netanjahu. Pas takimit të tyre, çifti Netanjahu dhe princi William bënë fotografi për shtyp, por nuk u dha asnjë deklaratë lidhur me takimin e zhvilluar.

Princi William e vizitoi edhe ‘Yad Vashem’-in (Muzeun e Gjenocidit), që gjendet në Jeruzalemin Perëndimor dhe i cili është bërë në përkujtim të hebrenjëve të cilët kanë humbur jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Princi William, i cili pritet të marrë pjesë në disa programe në Jaffa dhe Tel Aviv si pjesë e vizitës së tij, do të takohet nesër edhe me presidentin palestinez Mahmud Abbas në qytetin e pushtuar, Ramallah.

Princi William gjithashtu kishte edhe disa kontakte në Jordani, ku ai kishte shkuar përpara vizitës së tij në Izrael.



Burimi : Sputnik News