SHBA-ja po rrit dërgesat e armëve në Ukrainë dhe Gjeorgji

Publikuar në Qershor 27, 2018, 2:26 a.m.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell ka thënë se Uashingtoni ka rritur dërgesat e armëve në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Duke folur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Wess Mitchell u shpreh se: “Ne po i japim ndihmë ushtarake Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ku Rusia para një kohe të shkurtër, ka kërcënuar për përdorim të forcës ushtarake. Ne po shtojmë dërgimin e pajisjeve ushtarake të nevojshme për vetëmbrojtje në këto vende.”

Mitchell gjithashtu theksoi se ata po ndihmojnë Ukrainën dhe Gjeorgjinë për të rritur kapacitetin e tyre të mbrojtjes.



Burimi : Sputnik News