Transmetohet Dokumentari për Imam Humejnin (r.a.) në Venezuelë

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:39 a.m.

Një dokumentar i veçantë për jetën dhe kryengritjen e Imam Humejnit (r.a.) u transmetua nga kanali televiziv VIVE në Venezuelë.

Sipas Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënie (ICRO), programi u transmetua me rastin e 29 vjetorit të vdekjes të Imam Humejnit (r.a.) në bashkëpunimin me Qendrën Kulturore Iraniane në Venezuelë dhe me mediat e Amerikës Jugore .

Prezantimi i karakterit dhe mendimeve të themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike për popullin e Venezuelës ishte objektivi kryesor i programit.

Dokumentari i titulluar "Imam Humejni " përfshin katër episode gjysmë ore, të cilat u transmetuan më 4 dhe 5 qershor, 2018.

Lëvizja e cila shënoi pikënisjen e Revolucionit Islamik në Iran dhe lufta 8-vjeçare e imponuar ndaj Iranit, janë ndër ngjarjet e paraqitura në dokumentar.

Ishte hera e dytë që kanali televiziv venezuelian shfaqi një program për jetën dhe mendimet e Imam Humejnit  (r.a) dhe Revolucionit Islamik Iranian.

Dokumentari është prodhuar nga HispanTV i cili është një kanal lajmesh në gjuhën spanjolle që trasmetohet nga IRIB, korporata publike e transmetimit publik në Iran. Transmetimi i IRIB-it ka filluar në dhjetor të vitit 2011.



Burimi : IQNA