Çfarë Është RAMAZANI?

Publikuar në Qershor 22, 2018, 3:49 a.m.

Unë u linda dhe u rrita si çifut, e megjithatë unë e kalova të tërë Ramazanin në shtetet muslimane në tri javët e shkuara - Në Maldive dhe në Iran.

Për të qenë i ndershëm me ju, sa më shumë unë udhëtoj në shtetet muslimane dhe e rrethoj veten time me muslimanë, aq më shumë i befasuar jam se sa të përulur dhe mikpritës që janë.

Ngjarje të ngjashme më kanë ndodhur në Oman, Taxhikistan, Kuvajt, Marok, Bahrejn, Katar, EBA dhe Jordani (po citoj disa). Unë u tregoj haptazi njerëzve të ketyre shteteve se jam çifut dhe unë nuk kam dëgjuar asnjë njeri të vetëm i cili të më diskriminojë si pasojë e fesë sime.

Ramazani është një muaj i plotë i festës së miliarda muslimanëve anë e mbanë botës të cilët agjërojnë çdo ditë nga lindja deri në perëndim e Diellit. Ishte një surprizë e këndshme që të mësoja rreth këtij muaji të shenjtë, i cili është gati për të përfunduar këtë fundjavë, kështu që desha ta bëj këtë video për t’iu dhënë një vështrim të brendshëm se si unë e kam zbuluar Ramazanin.

Duke iu khyer çështjes fetare - gjendjet një keqkuptim i madh se të jesh “çifut” nuk është e sigurtë për të udhëtuar rreth e rrotull Lindjes së Mesme ose shteteve arabe/muslimane. Unë nuk e di përse njerëzit mendojnë kështu, sepse nga përvojat e mia në të cilat u kam treguar njerëzve se jam çifut - ndodh plotësisht e kundërta ata bëhen më tepër kureshtarë dhe duan që të më njohin mua!

Cilat janë mendimet tuaja rreth kësaj?

https://www.facebook.com/drewbinsky/videos/1779168235453431/